Pas një rruge të gjatë të pasojave më të çuditshme, ne jemi këtu – jetojmë, bëjmë art, punojmë, këndojmë, qetësohemi. Shumë kohë më parë, ne nuk ishim të vetmit njerëz përreth. Pse specia jonë është kaq e suksesshme, saqë ne jemi në gjendje t’i çojmë të tjerët drejt zhdukjes dhe përfundimisht të kërcënojmë mbijetesën tonë?
Primatët filluan të paraqiteshin rreth 55 milionë vjet më parë. Majmunët kanë qenë të pranishëm për rreth 20 milionë vjet. Atëherë filloi të ishtë radha e njerëzve, diku midis 5 dhe 7 milion vjet më parë.
Shumë prej nesh mësuan në shkollë se “njerëzit u zhvilluan nga majmunët” në specie gjithnjë e më inteligjente dhe përfundimisht tek ne. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se nuk ishte kështu. Deri më tani, ne kemi mësuar se kishte të paktën 15 lloje të tjera njerëzore. Shumica e zakoneve të tyre themelore të jetesës nuk ishin aq të ndryshme nga njëra-tjetra. Edhe shenjat e hershme të kulturës ishin pothuajse të njëjta. Edhe pse në krahasim me të tjerët, Neandertalët ishin pak më të fortë fizikisht.
Është një mendim i zakonshëm që Homo Sapiens evoluoi sepse ishin më inteligjentë. Është zbuluar se për qindra mijëra vjet, ka pasur të paktën 4 lloje njerëzore që jetonin në të njëjtën kohë me sapiens, për shembull si Homo Naledi, Homo erectus, Homo Heidelbergensis.
Aktualisht duket sikur specia e parë filloi të përhapet diku rreth Afrikës. Vala e parë ishte afërsisht 300 mijë vjet më parë. Kur Homo sapiens arriti në Evropë, Neandertalët kishin qenë atje për 100 mijë vjet tashmë. Lëvizja ishte pak e ngadaltë gjatë atyre kohërave për shkak të periudhës së akullit, presionit të popullsisë dhe para se të shpikeshin varkat, rrugët ishin të gjata.
U deshën edhe shumë breza për të ecur kështu. Në shumicën e rasteve, takimet me specie të tjera njerëzore nuk ishin të dhunshme. Edhe pse ka pasur disa shenja dhune te Neandertalët. Beteja e mbijetesës ishte më shumë për atë se kush lindte shumicën e fëmijëve që ishin në gjendje të vazhdojnë të riprodhohen. Gjithashtu mund të ketë pasur një konkurrencë për burimet natyrore. Ndërsa natyra funksionon, ata përzienin disa gjene dhe u riprodhuan me specie të tjera njerëzore. Në studimet gjenetike, mund të zbuloni se njerëzit sot kanë shumë më tepër Neandertalë se sapienët.
Cilado qoftë përzierja e specieve, ajo tani përkufizohet si Homo Sapiens. Fakti interesant që ka ndodhur edhe në gjenet e Homo Sapiens, është se ne jemi të vetmit me një gjen që lejon shfaqjen e autizmit dhe skizofrenisë. Të paktën Neandertalët apo Denisovanët nuk e kishin atë gjen. Shumë prej tyre përdorën edhe gjuhë simbolike, e cila është sugjeruar më parë të jetë një nga arsyet pse Homo Sapiens mbijetoi. Ka pasur edhe shenja të tjera të kulturës. Ka prova që të paktën Naleditë dhe Neandertalët varrosnin të ndjerin dhe madje hidhnin disa eshtra dhe sende në varre. Kjo tregon se ata mund të kenë qenë tashmë të shqetësuar për atë që ndodh pas vdekjes. Rreth 40-70 mijë vjet më parë ka ndodhur diçka në mendjen ose në kulturën tonë.
Njerëzit filluan ta shohin botën si diçka që ata mund të ndërtojnë, në vend që të jenë thjesht në mëshirën e natyrës. Një tipar i madh në mbijetesën e njeriut është aftësia për t’u përshtatur. Mendja filloi të bëhej më kreative, gjë që lejonte mjete më efikase. Njerëzit gjithashtu mundën të ndërtonim varka të ngjashme me kajak për të lëvizur më lehtë. Për të mos harruar pikturat e shpellave. Ndoshta është fillimi i hershëm i revolucionit kognitiv. Aftësia për të treguar histori dhe për të shkëmbyer ide dhe plane po ndryshonte mënyrën e organizimit të jetës pak më shumë.
Megjithëse jeta moderne na lejon teknologjinë e lartë dhe ofron mirëkuptim, është mirë të kujtojmë se këto gjëra kanë ndodhur kaq shumë kohë më parë sa askush nuk mund të jetë 100% i sigurt për atë që ka ndodhur në të vërtetë gjatë atyre kohërave.
Taika Soihtu
Përktheu: Dora Arifi
Burimet:
Natural History Museum – zbuloni origjinën e specieve tona
Live Science – Sa njerëz të hershëm kanë ekzistuar në tokë
Live Science – Pse nuk kanë evoluar të gjithë primatët në njerëz?
The Conversation – A ishin njerëzit e tjerë viktimat e para të zhdukjes së gjashtë masive?
Open library – 1.7 Evolucioni i Primatëve
History.com- Kur filluan paraardhësit e njerëzve të varrosnin të vdekurit e tyre?
Keele university – Studimi hedh dyshime mbi besimin se neandertalët mbanin ritualet e varrimit për të vdekurit e tyre
extras.net- Jääkaudet ja ihminen
Australian museum – Migrimet e para nga Afrika
Podcast – Pieleen mennyt historia – Ihminen on luova hullu
Yuval Noah Harari – Sapiens


Leave a comment