Lëvizja e pavetëdijshme në rrjete sociale – një cikël i vazhdueshëm

Sa herë jeni ulur në shtratin tuaj, duke u humbur mendjen , nëpër rrjetet sociale, duke menduar: “Asgjë interesante nuk po ndodh”? Është një skenar që është bërë shumë i njohur në epokën tonë dixhitale. Ndjenja e mërzisë dhe e pakënaqësisë që shpesh na bën të endemi me mendje është diçka që shumë prej nesh e kanë përjetuar. Megjithatë, është thelbësore të pranohet se kjo nuk është vetëm një çështje e dështimit personal, është pasojë e një ndryshimi më të madh. Përparimet e shpejta teknologjike të sotme, përmbajtja në zhvillim dhe struktura e platformave të mediave sociale kanë formësuar sjelljet dhe pritshmëritë tona. Të gjitha lajmet dhe përmbajtja e tyre e kuruar i kanë ngritur pritshmëritë tona në shumë të larta, duke e bërë sfiduese vlerësimin e momenteve të relaksimit ose angazhimin e thellë me botën përreth nesh. Si rezultat, ne e gjejmë veten në një cikël të pafund endjes në rrjete sociale.

Për ata që mund të mos jenë të njohur me termin, Mindless Scrolling i referohet zakonit të kalimit të kohës pa nevojë nëpër platformat e mediave sociale, si TikTok ose Reels (bravo! nëse nuk e bëni këtë, mund të jeni i vetmi), shpesh duke kërkuar për një nxitje të shpejtë të dopaminës. Është një aktivitet në të cilin të gjithë kemi të ngjarë të jemi angazhuar në një moment, pavarësisht nga pasojat e tij negative. Hulumtimet shkencore kanë zbuluar se kontrollimi i vazhdueshëm i mediave sociale menjëherë pas zgjimit mund të ketë efekte serioze në funksionet e trurit tonë. Truri ynë luan një rol kryesor në kontrollin e lirimit të ndërlikuar të kimikateve, nervave dhe receptorëve brenda trupit tonë. Megjithatë, sa herë që kapim telefonat tanë dhe lëvizim pa mendje, pavetëdijshëm e ndërpresim këtë proces delikat. Fokusi ynë shkurtohet dhe aftësia jonë për të mbajtur vëmendjen zvogëlohet, duke inkurajuar një cikël shpërqendrimi. Ky fenomen fatkeqësisht ka krijuar pritshmërinë që nëse një video ose imazh nuk na tërheq vëmendjen brenda sekondave të para, thjesht duhet ta kapërcejmë atë. A mund të kontribuojë ky ndryshim kulturor në rënien e shtrirjes së vëmendjes së shoqërisë sonë, duke ndikuar në gjithçka, nga arsimi dhe puna te ndërveprimet tona sociale me miqtë, marrëdhëniet, familjet dhe madje edhe kolegët e punës? Është koha e duhur për të reflektuar për momentet që kemi humbur me të dashurit, kolegët dhe miqtë, pasi i kemi dhënë përparësi ekraneve, modeleve, memeve dhe urrejtjes mbi lidhjet kuptimplota që do të na sjellin dobi në të ardhmen. Pyetja që po bëj është: Si mund të rimarrim vëmendjen tonë dhe të çlirohemi nga ky mentalitet i kontrolluar?

Personalisht, besoj se mund të mos ketë një zgjidhje të drejtpërdrejtë për këtë çështje komplekse. Për t’u çliruar nga kjo varësi dixhitale, së pari duhet të ndërgjegjësohemi për ndikimin e tij në jetën tonë. Nëse më shumë njerëz ndërmarrin veprime si zbatimi i zakoneve më të shëndetshme dixhitale, ne mund të jemi në gjendje ta thyejmë këtë cikël të vazhdueshëm, të çlirohemi pak dhe të përqendrohemi te vetja, shëndeti, mirëqenia dhe rrethina jonë. Rritja e ndërgjegjësimit dhe ndërmarrja e hapave të vegjël për të rifituar kontrollin e zakoneve tona dixhitale mund të hapë rrugën për një ekzistencë më të ekuilibruar dhe më të plotë. Mirëqenia, marrëdhëniet dhe rritja jonë personale meritojnë më shumë vëmendje sesa mund të japin ekranet tanë dhe është në fuqinë tonë të rikuperojmë kohën tonë dhe të përqendrohemi në atë që ka vërtet rëndësi. Është e frikshme të shohësh rënien e jetës dhe të së ardhmes sonë.

Bisera Gocevska
Përktheu: Dora Arifi

Burimet:
hbr.org – The psychology of your scrolling addiction

Related posts