Shiu plastik

Siç e dimë tashmë, mikroplastika është zbuluar në trupin tonë. Mushkëri, tru, zemër, gjak, placentë, feçe. Është në dheun ku ne kultivojmë ushqimin tonë dhe në ajrin që ne thithim. Kjo vlen edhe për kafshët gjithashtu. Niveli i toksicitetit është ende duke u studiuar, por mendoj se të gjithë mund të biem dakort se ka shumë të ngjarë të mos jetë i mirë. Hulumtimet tregojnë se të paktën tek minjtë shkakton ndryshime në sjellje, kancer dhe sindromë të zorrës së irrituar. Për më tepër, tani e dimë gjithashtu se gjendet në re. Le të futemi më në brendësi dhe të shohim nëse e ardhmja do të lejojë të kërcejmë ende në shi.

Më parë, ne flisnim për njerëzit që janë plastikë, duke iu referuar atyre që bëjnë operacione plastike ose injeksione si botox. Tani mund të themi se të gjithë janë plastikë. Fjalë për fjalë. Njerëzit prodhojnë 350 milionë ton plastikë çdo vit dhe rreth 90% e saj nuk mund të riciklohet. Duhet të shkojë diku. Dhe kjo diku në të vërtetë është kudo. Edhe në Hendekun Mariana.

Kur plastika përfundon në vendgrumbullim mbreturinash, ajo që ndodh është se me kalimin e kohës ajo copëtohet. Fragmentohet. Ajo vazhdon të bëhet gjithnjë e më e vogël, por kurrë nuk zhduket realisht. Kjo ndarje mund të shkaktohet nga gërryerja fizike si konsumimi gjatë përdorimit dhe qëndrimit jashtë, por edhe nga gjëra si rrezet ultravjollcë të diellit, të cilat mund të ndihmojnë në krijimin e radikaleve të lira që shkaktojnë shkëputje në lidhjet midis polimereve në plastikë. Këto pjesë të vogla janë gjetur pothuajse në çdo ekosistem të planetit tonë. Nga fundi i oqeanit në Arktik e deri te vargmalet në Evropë. Më shumë se 1000 ton mikroplastikë (më shumë se 100 milionë shishe plastike) bien në formë shiu çdo vit në SHBA-në perëndimore. 

Sipas studiuesve japonezë, nëntë lloje polimeresh dhe një lloj gome u gjetën në kampionët e ujit të mbledhura nga mali Fuji dhe mali Oyama. Polimeret janë molekula të mëdha të krijuara duke lidhur kimikisht një sërë komponentësh. Uji i mbledhur në majat e larta përmbante 6.7 deri në 13.9 copa plastike për litër. Studiuesit sugjerojnë se mikroplastika mund të jetë duke ndikuar në proceset e formimit të reve. Në sasi të mjaftueshme, ato mund të ndryshojnë reflektimin e reve, reshjet dhe jetëgjatësinë, duke ndikuar kolektivisht në ekuilibrin e rrezatimit të diellit dhe klimën e Tokës. Nëntë llojet e ndryshme të plastikës përfshinin polietileni, polipropileni dhe polietileni tereftalat. Këto janë forma të zakonshme të plastikës që përdoren në prodhimin e shisheve, qeseve dhe veshjeve sintetike. Për shkak se mikroplastika është në lartësi të mëdha, ajo është më e ekspozuar ndaj dritës ultravjollcë të diellit. Kjo përshpejton degradimin e plastikës dhe ndikon në efektin serë. Kuptohet që kjo ka një potencial për të çrregulluar ekuilibrin ekologjik edhe në rajonet e ndjeshme polare që janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Teksa ne të gjithë kemi mundësi të reduktojmë përdorimin tonë të plastikës dhe të kontribuojmë në riciklimin e duhur, ne duhet. Por pse pritet sërish që prodhimi i plastikës të dyfishohet deri në vitin 2040? Vetëm mos harroni të ndërroni dietën tuaj më në modë në një dietë të shëndetshme, pa plastikë.

Taika Soihtu

Burimet:

Mongabay.com – Up in the air: Study finds microplastics in high-altitude cloud water

The Guardian – Microplastics detected in clouds hanging atop two Japanese mountains

Springerlink.com – Airborne hydrophilic microplastics in cloud water at high altitudes and their role in cloud formation

Related posts