Një perlë ka lindur

Liga profesionale e basketbollit amerikan, e njohur ndryshe si NBA, përmirësohet dita-ditës. Me rritjen e pagave dhe efektit të globalizimit, rritej edhe diversiteti racor gjithashtu. Në vitet 1980, kishte disa pabarazi për lojtarët e huaj të NBA. Por tani, ne kemi shumë MVP (Lojtari më i vlefshëm) nga vendet e huaja. Me këtë trend, shumë evropianë po bëhen pjesë e NBA. Cedi Osman është njëri prej tyre. Cedi ka lindur në Ohër, në Maqedoni. Pas katër viteve të suksesshme profesionale në Anadolu Efes në Turqi, ai u vendos në NBA. Kështu filloi me sukses pjesa e parë e rrugëtimit nga Ohri, perla e Maqedonisë, në SHBA.

Siç e përmenda edhe më herët, Cedi ka lindur në Ohër dhe tani atje jetojnë disa të afërm të tij gjithashtu. Ai lindi dhe u rrit atje, më pas u transferua në Bosnje dhe Hercegovinë, vendi ku filloi të luante basketboll. Pasi luajti për një kohë atje, ai shkoi në Stamboll për të filluar jetën e tij paraprofesionale. Ai u bë shtetas turk. Në vitin 2007, Osman nënshkroi një kontratë për ekipin e të rinjve me Anadolu Efes pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në KK Bosna, karriera e tij e shkëlqyer në Turqi vazhdoi deri në vitin 2017. Ai fitoi shumë çmime atje, si të qenit një All-Star i lojës turke dhe trofe të rëndësishme.

Më tej, pasi luajti vite në Anadolu Efes, ai u vendos në Cleveland Cavaliers në sezonin 2017–2018 ku filloi sezoni fillestar. Në sezonin e tij fillestar, ai shfrytëzoi shansin duke luajtur me LeBron James dhe shokët e tij të mrekullueshëm. Ai ishte një nga të preferuarit e LeBron. Ai i mësonte shumë gjëra Osmanit. Cedi u përmirësua me ekipin e tij, dhe për tre vitet e para, ai u zgjodh në ekipin e NBA All-Star Rookie. Periudhat kryesore të karrierës së tij ndodhën në tre vitet e para. Ndërsa mësoi të ishte një lojtar i mirë i ekipit, ai gjithashtu solli një motivim të madh në ekip me energjinë e tij. Nofka e tij vjen nga energjia që ai sjell në ekip. Ai lufton në fushë si një luftëtar Jedi në një film Star Wars. Kjo është arsyeja pse pseudonimi i tij është “Cedi i parë”.

Qëllimi i tij për të qenë një person i mirë nuk ishte i kufizuar në basketboll. Përveç basketbollit, ai themeloi Akademinë Cedi. Kjo akademi është kthyer në një terren stërvitor ku fëmijët nga zonat e pafavorizuara mund të marrin një edukim të thelluar me në qendër basketbollin. Ka rreth 40 degë në Turqi. Kjo akademi po zgjeron dita ditës edukimin e saj në basketboll. Ai synon të sjellë fëmijët nga rrugët në fusha basketbolli. Ai e nisi këtë rrugëtim me vëllaun e tij, ish-basketbollist dhe së bashku drejtojnë një biznes shumë të suksesshëm.

Tani në mes të karrierës së tij, Cedi po ndan përvojën dhe energjinë e tij me bashkëlojtarët e tij në San Antonio Spurs. Ai ka një rol kyç si pjesë me përvojë e një organizate të re. Ndoshta ai nuk u bë një yll i madh i NBA-së ose mesatarisht një triple-double. Por ai vazhdon të luajë gjithmonë me ambicie dhe zemër në fushë. Aventura filloi në Ohër, një qytet i vogël dhe i ëmbël në Maqedoni, u zhvillua në Stamboll me Ligën Turke të Basketbollit dhe vazhdon me NBA. Ne vazhdojmë të ndjekim dhe të shikojmë me krenari. Mirë që të kemi, #thefirstJedi.

Batuhan Ege Şahin

Përktheu: Dora Arifi

Related posts