MOS BESONI GJITHÇKA QË SHIHNI NË INTERNET!
Perceptimi i paanshëm i asaj që po ndodh në mbarë botën është i rëndësishëm për mbajtjen e dyerve të hapura për komunikim. Qëndrueshmëria e kësaj mbështetet në aksesin e lajmeve autentike dhe jo për t’u tërhequr në lajme të rreme.
Për shumë prej nesh, blerja e gazetave ose shikimi i lajmeve në TV është bërë histori. Jetojmë në epokën e dixhitalizimit dhe burimi ynë themelor i informacionit është interneti. Artikujt që lexojmë në platformat e mediave sociale ose videot që transmetohen ndikojnë në sjelljen dhe njohuritë tona çdo ditë.
Sidoqoftë, të njëjtat platforma të mediave sociale që lejojnë agjencitë e lajmeve të publikojnë përmbajtje, na lejojnë gjithashtu edhe neve ta bëjmë këtë. Kështu, në teori, asnjë kufizim apo rregullore nuk e pengon askënd të publikojë. Kjo është e mirë për gazetarinë alternative për të përforcuar përfshirjen dhe diversitetin e pikëpamjeve politike. Megjithatë, krijon mundësinë e keqpërdorimit.
Platformat e mediave sociale janë dëshmuar të jenë më të fuqishmet kur përhapin propagandë në dekadën e fundit. Me veçori të tilla si ndjekja, retweet, shpërndarja dhe referimi (Jiexun Li, Xiaohui Chang, 2023) kapaciteti që ka krijuar për të qarkulluar çdo ide në mënyrë interaktive dhe në çast, ndërsa sfidon kufijtë dhe zonat kohore qëndron pas këtij suksesi.
Prandaj, kushdo që ka mjaft audiencë mund të kontribuojë lehtësisht në këtë fluks masiv informacioni dhe të manipulojë lajmet. Rrjedhimisht, me rritjen e numrit të kontribuesve pa autorizim për të publikuar lajme në internet, ne duhet të jemi më të sinqertë në luftën kundër keqinformimit dhe dezinformimit.
Mënyra se si ne e përkufizojmë keqinformimin dhe dezinformimin është e rëndësishme. Njerëzit priren të përdorin keqinformimin dhe dezinformimin në mënyrë të ndërsjellë në bisedat e tyre të përditshme; megjithatë, ato janë të dallueshme në disa mënyra. Keqinformimi është një deklaratë e gabuar e shkaktuar nga njohuritë e kufizuara të temës dhe është e paqëllimshme. Megjithatë, dezinformimi është një lloj deklarate e pavërtetë që është fabrikuar qëllimisht për të shkaktuar shqetësim dhe dëm në publik. Për këtë arsze, që ne të kemi qasje të lajmeve autentike, duhet të jemi në gjendje të zbulojmë keqinformatat (Jiexun Li, Xiaohui Chang, 2023) dhe dezinformatat. Për të qenë në gjendje ta bëjmë këtë, duhet të jemi të shkolluar në lajme.
Ekzistojnë tre komponentë të matjes së shkrim-leximit të lajmeve: nevoja për njohje (NFC), edukim i vetë-perceptuar mediatik (SPML) dhe vlera për edukimin mediatik (VML) (Emily K. Vraga & Melissa Tully, 2021). NFC është kënaqësia e personit nga aktiviteti njohës në lajmet që ka lexuar. SPML është vetë-perceptimi i personit për shkrim-leximin e tyre për lajmet. Së fundi, VML është besimi i personit se pse njohja e lajmeve është jetike për një demokraci të shëndetshme.
Megjithatë, përpjekja e dikujt nuk mjafton gjithmonë për të mos u ekspozuar ndaj lajmeve të rreme në mediat sociale. Kjo është arsyeja pse shumë platforma të mediave sociale si X kanë zhvilluar mjete brenda aplikacionit për të luftuar lajmet e rreme. Etiketimi i përmbajtjes që konsiderohet si false dhe nxitja e njerëzve kur përfshihen me një postim mashtrues nga mohimi i përgjegjësisë janë disa nga këto mjete efektive. Por nga të gjitha, më radikalja është pezullimi përkohshme për njerëzit që shkelin në mënyrë të përsëritur politikat e platformës për sinqeritetin e lajmeve.
Ka përpjekje për të ndërmarrë veprime kolektive në shkallë të gjerë edhe kundër lajmeve të rreme. Ato kategorizohen në dy grupe: shërbimet e kontrollit të fakteve dhe shërbimet e verifikimit (Petter Bae Brandtzaeg, Asbjørn Følstad & María Ángeles Chaparro Domínguez, 2018). Kontrolli i fakteve lidhet me besueshmërinë e përmbajtjes në internet, ndërsa verifikimi është një çelës për përpunimin e vërtetimit të përmbajtjes në internet. Për shembull, Projekti i Rishikimit të Kërkesave (ClaimReview Project) ka krijuar një sistem etiketimi që kontrolluesit e fakteve mund ta përdorin për të identifikuar artikujt e tyre për motorët e kërkimit dhe platformat e mediave sociale si Google Search, Google News, Bing, Facebook dhe YouTube. Duke vepruar kështu, ata ndihmojnë në ndalimin e promovimit të lajmeve të rreme në internet
Pra, çfarë mund të bëhet? Së pari, përpiquni të gjeni burime të besueshme dhe gazetarë për t’u ndjekur. Së dyti, jini gjithmonë kritik. Mos e merrni asnjë informacion si të vërtetë në shikim të parë. Pastaj, keni disa njohuri për shërbimet e kontrollit dhe verifikimit të fakteve në internet. Jini të vetëdijshëm për veçoritë e mediave sociale që synojnë të ulin përhapjen e lajmeve të rreme. Dhe mos shpërndani lajme nëse nuk jeni të sigurt se sa autentike janë ato.
Süleyman Hakan Kuru
Përktheu: Dora Arifi


Leave a comment