Ideja e festimit të Ditës Botërore të Librit daton që në kohët e lashta. Tradita filloi nga Sant Jordi, shenjtori mbrojtës i Katalonjës, dhe ka vazhduar dhe festohet që nga viti 1436 me dhurimin e librave dhe trëndafilave. Motoja është “Një trëndafil, një libër”. Me këtë traditë të këndshme të menduar, propozimi spanjoll për të festuar lindjen e Servantes-it u pranua nga Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në vitin 1995 dhe u vendos që të festohej Dita Botërore e Librit më 23 Prill. Kjo pasi kjo datë, 23 prilli, e cila është shpallur edhe “Dita Botërore e Librit” nga shumë organizata ndërkombëtare dhe UNESCO, është edhe dita e lindjes apo e vdekjes së shumë shkrimtarëve të njohur si Servantes, Shekspir, Vega, Nabokov. Dita Botërore e Librit festohet prej 28 vitesh në më shumë se 100 vende për të promovuar shprehinë e leximit të librave dhe për t’i njohur fëmijët me librat.
Dita Botërore e Leximit të Librit thekson se librat janë mjete të rëndësishme për njerëzimin. Librat shihen si një mënyrë për të ndarë njohuritë, për të zhvilluar imagjinatën dhe për të kuptuar mënyra të ndryshme të të menduarit. Ato janë gjithashtu një mënyrë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së saj tek brezat e ardhshëm.
Një tjetër synim i kësaj feste është të theksojë rëndësinë e librit dhe zakonin e të lexuarit në mbarë botën, të inkurajojë leximin, të promovojë respektin për botimin, të drejtën e botimit, lirinë e mendimit dhe të shprehjes dhe t’i shërbejë paqes botërore përmes cilësisë së libra që mundësojnë shkëmbimin kulturor dhe nxisin mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë.
Para datës 23 prill, festimet njëjavore fillojnë me aktivitete në shkolla dhe biblioteka. Organizohen aktivitete për të ngjallur te nxënësit dashurinë për të lexuar dhe për t’i njohur ata me libra, autorë, librari dhe biblioteka. Postera dhe faqeshënues për libra shpërndahen për të inkurajuar leximin.
Organizohen takime me autorë, ditë leximi dhe konkurse leximi. Më 23 prill, festimet arrijnë kulmin, përhapen në rrugë dhe marrin një atmosferë festive.
Dita Botërore e Librit u festua për herë të parë më 23 prill 1995. Si një ngjarje që inkurajon leximin e librit, ajo u përhap shpejt në mbarë botën dhe tani festohet në shkolla, biblioteka dhe librari në më shumë se 100 vende.
Vendet që lexojnë më shumë libra në botë
Ndër 10 vendet më të lexuara në botë, janë 6 vende nga Azia dhe 4 vende nga Evropa. India qëndron në krye të listës. Përveç kësaj, UNESCO cakton çdo vit një “Kryeqytet të ri botëror të librit”. Në këtë kontekst, Kryeqyteti Botëror i Librit i vitit 2023 u zgjodh Akrra, kryeqyteti i Ganës.
İbrahim Pütrü
Përktheu: Dora Arifi
Burimet:
Dünya Kitap Günü’nü nasıl kutlayamadık! | Metin Celâl | Edebiyat Haber
Dünyanın en çok kitap okuyan ülkeleri belli oldu! Türkiye kaçıncı sırada? | N-Life (ntv.com.tr)


Leave a comment