Gjenerata Z me vallëzimet e TikTokut dhe tostat me avokado

Qetësi, që të gjithë! Era tani fryen kah ana tjetër. Gjenerata Z është këtu për të pushtuar të gjithë botën. Popullsia e gjeneratës Z përbën thuajse një të tretën e të gjithë popullsisë, dhe ne po vijmë me telefonat e mençur në njërën dorë dhe me tostat me avokado në dorën tjetër. Prej meme-s e deri tek vallëzimet e TikTokut. Ne njihemi për varësinë ndaj telefonave tanë, për të qenit dramatik rreth shëndetit mendor, etj. Por, gjithsesi… Le të zhytemi pak në jetën e Gjeneratës Z. 

Gjëja e parë, memet. Memet janë në thelb gjuha jonë e dashurisë. Ne përdorim ato duke e referencuar SpongeBob, përdorim fotot e bretkosës Kermit duke pirë çaj, dhe çdo lloj tingulli qesharak për të shprehur mendimet tona më të thella. Sepse pse të përdorim fjalë, kur mund të përdorim meme për të komunikuar gjithsesi, apo jo? Dua të them, nëse nuk keni parë asnjë meme me “trollface” ose me çiftin e hutuar, a mendoni se jetoni në shekullin 21 dhe e konsideroni veten si pjesë e Gjeneratës Z?

Dhe këndi ynë më i madh i lojërave, TikToku. Ai është skena jonë, mënyra jonë për të shpjeguar veten në një mënyrë -kryesisht- sarkastike. Me jetën e TikTokut ne kemi zotëruar artin e sinkronizimit të buzëve, kërcimit dhe skeçeve komedi në 15 sekonda. Kërcimet në TikTok janë miqtë tanë më të mirë dhe ne nuk kemi turp ta bëjmë ose ta pranojmë. Po fakti që kalojmë orë të tëra për të përsosur rutinën tonë “Renegade” (nga Aaryan Shah jo Taylor Swift)? Quhet përpjekje, quhet përkushtim, mirë? 

Dhe sigurisht, krenaria jonë më e madhe, moda. Falë Gjeneratës Z, ne, ju më në fund shpëtoni nga xhinset e ngushta të mijëvjeçarëve. Por moda jonë është si ruleta ruse, një ditë jeni duke bërë sport me çorape ngjyrë neon, ndërsja tjetrën keni aq shumë shtresa nën bluzë sa mund ta fshihni një familje marsupialësh pa u zbuluar. Harrojeni përputhshmërinë, klaiskja e zezë u zëvendësua me përplasjen e ngjyrave, falë Generatës Z. Madje kujt i duhet simetria, përshtatja, kur mund të dukeni kull me dy çorape të ndryshme? Si dhe elementi më karakteristik: aksesorët. Ato mund ti përdorim kurdo dhe kudo.  “Po kërkoja në dollapin e gjyshes sime dhe gjeta këto syze dielli ‘vintage’ të viteve ’70, tani do t’i përdor dhe do të them se është ‘vintage’.” Pra, thënë shkurt, i vetmi rregull në botën e modës së Gjeneratës Z është se nuk ka rregulla – dua të them, mos vishni Crocs për seriozisht.

Më pyete për punën time? Punë të pavarura, punë në internet, biznese të vogla, biznese përmes rrjeteve sociale, të gjitha i bëjmë. Përse të mbetemi me një të vetme, kur mund t’i bëjmë pesë të ndryshme njëkohësisht? Ne keni këtu duke kërkuar punë në Fiverr, Depop dhe Instagram, duke e ndjekur çdo qindarkë të mundshme që ta blejmë tërshërën tonë me qumësht.

Dhe të mos harrojmë lojën tonë të aktivizmit. Ne jemi të apasionuar pas drejtësisë sociale. Ndryshimet klimatike, barazia racore, barazia gjinore – ne po luftojmë për të gjitha. Sigurisht, ne mund të harrohemi me disa shprehi të këqija si ushqimi i shpejtë, por hej, ne të gjithë kërkojmë një ekuilibër, apo jo?

Pra, ja ku e keni! Gjenerata Z me gjithë lavdinë e saj, meme-dashëse, kërcime TikToku, moda Y2K, ndjekja e disa punëve. Ne po e jetojmë më të mirën, sepse jeta jetohet vetëm një herë. Vazhdoni të punoni!

Paqe!

Tahir Furkan Sarıdiken

Përktheu: Faton Qerimi

Related posts