Fluturat kanë ekzistuar në botë prej shekujsh. Me varietetet e tyre të shumta, ne mendojmë për bukurinë e tyre por edhe jetëgjatësinë e tyre të shkurtër. Megjithatë, ka shumë fakte interesante për fluturat që ne nuk i dimë.
Janë të njohura rreth 150.000 lloje fluturash në botë. Në Maqedoni jetojnë më shumë se 100 lloje fluturash. Nga 77 llojet e fluturave në Matkë, lloji më i njohur është Flutura e Bardhë. Fluturat kalojnë një proces që ne e quajmë metamorfozë. Procesi i parë për fluturën është veza. Faza e dytë është kur ajo bëhet një larvë, domethënë një vemje. Faza e tretë është pupali. E fundit që vjen është mosha e rritur. Në gjethe formohen fshikëza pasi është një burim ushqimi për vemjet në fazën e pupës. Periudha e pupës mund të ndryshojë. Për disa specie duhen dy orë, ndërsa për të tjerët mund të zgjasë një ose dy vjet. Flutura e rritur mund të plotësojë nevojat e saj ushqimore nga gjethet, nektari i luleve dhe lëngjet e ndryshme. Fluturat nuk kanë gojë, ato kanë dy tuba që duken si proboscis. Ata ushqehen duke bluar gjethet në copa të vogla me ndihmën e nofullave të tyre. Meqenëse të gjitha vitaminat e nevojshme i marrin nga ushqimi, nuk kanë nevojë të pinë ujë.
Nuk dimë ende shumë për fluturat. Disa lloje që ne i njohim si jetëshkurtër jetojnë në të vërtetë për disa vjet. Krahët e këtyre fluturave me pamje të vogël janë shumë të forta dhe disa mund të fluturojnë deri në 5000 km larg. Fluturat që mund të shohin rrezet ultravjollcë mund të shohin modelet UV në krahët e tyre dhe të dallojnë speciet e tyre. Ata duhet të lëshojnë një aromë për t’u çiftuar, kështu që meshkujt dhe femrat kanë aroma të ndryshme. Në kundërshtim me besimin në popull, femrat ose nuk kanë aromë ose kanë erë të keqe, duke shmangur kështu gjuetinë. Ndjesia e tyre e shijes është në këmbët e tyre. Ata e kontrollojnë ushqimin me këmbët e tyre përpara se ta marrin atë. Disa flutura me krahë fijesh përdorin milingona për t’u kujdesur për vemjet e vogla, falë fluturave që ato sekretojnë. Milingonat që nuk mund t’i rezistojnë kimikateve mbrojnë vemjet që i çojnë në foletë e tyre duke i ushqyer ato. Edhe kur fluturat bëhen të rritura, ato vazhdojnë të konsumojnë ushqimin e milingonave. Disa flutura mund të rriten deri në 25 cm. Ekziston një organ i quajtur koka e rreme pranë krahëve të tyre, ata e përdorin atë për të mos u gjuajtur. Një mënyrë tjetër për të shmangur gjuetinë është përdorimi i helmit që thithin nga bimët. Për shembull, fluturat monark përdorin toksinat e qumështit për të reduktuar shijimin e tyre. Kur fluturat e bisht dallëndyshes perceptojnë një kërcënim, ata nxjerrin jashtë organet e tyre të ngjashme me gjuhën e gjarprit, të cilat kanë një erë të fortë, duke siguruar kështu një mbrojtje të fortë.
Ka shumë lloje fluturash që mund të jetojnë në kushte të ndryshme në të gjithë botën. Ndryshe nga informacioni i përgjithshëm, të gjitha ato kanë veçori të rralla. Nëse flasim për speciet endemike që gjenden në botë, sot është vënë re sërish specia e fluturës së bardhë me venat e zeza, e cila dihej se ishte zhdukur 100 vjet më parë në Angli. Flutura, e njohur si flutura me shumë sy të Rozës, mund të fluturojë vetëm në Van për shkak të kushteve klimatike. Flutura më e madhe në botë është flutura Atlas, dhe flutura më e vogël është Tongeia Minima.
Sapo hapëm një libër përplot me mrekulli mbi faktet interesante për fluturat. Sa keni ditur deri tash dhe çfarë mund të shtoni më shumë? Duket sikur ka po aq përgjigje sa ka flutura në të gjithë planetin.
Menşure Zeynep Koçak
Përktheu: Dora Arifi
Burimet:
https://kulturveyasam.com/kelebekler-hakkinda-bilmediklerimiz
https://www.bbc.com/turkce/articles/cjqz912z572o
https://www.akittv.com.tr/foto-galeri/29-sadece-vanda-ucabilen-nadir-kelebek-rose
https://ecotours.hu/home/butterflies/118-wildlife/butterflies/eastern-europe/macedonia/167-macedonia


Leave a comment