A keni dëgjuar për marrëdhëniet midis ngjyrave dhe emocioneve? Artistët dhe stilistët e brendshëm besojnë se ngjyrat ndikojnë në emocione. Për shembull, kur shikoni një objekt, një mur ose veshje që është blu, ndiheni të qetë. Por kur shikoni diçka të kuqe, ndiheni nervoz, të emocionuar ose të fuqishëm. Ky është ndikimi i ngjyrave në emocionet tona!
Tingëllon bukur, apo jo? Por pyetja më e rëndësishme është…
Kush e zbuloi këtë?
Karl Jung është vlerësuar si një nga pionierët në këtë fushë për kërkimin e tij mbi vetitë dhe kuptimet e ngjyrës në jetën tonë. Studimet dhe shkrimet e tij mbi simbolizmin e ngjyrave mbulojnë një gamë të gjerë temash, nga mandalat te veprat e Picasso-s deri te sovraniteti pothuajse universal i ngjyrës së arit. Jung u përpoq të zhbllokonte dhe zhvillonte një gjuhë, ose kod, shifrat e së cilës do të ishin ngjyrat.
Por para kësaj, ngjyra është përdorur për shekuj si një metodë trajtimi nga egjiptianët e lashtë. Ka “kura apo shërime” të dokumentuara nga ngjyra duke përdorur dhoma të lyera ose rrezet e diellit që shkëlqejnë përmes kristaleve si terapi.
A funksionon vërtet?
Për shembull, e kuqja përdoret për të stimuluar trupin dhe mendjen dhe për të rritur qarkullimin. E verdha mendohet se stimulon nervat dhe pastron trupin. Portokalli përdoret për të shëruar mushkëritë dhe për të rritur nivelet e energjisë. Shembuj të tjerë, studime tregojnë se ngjyrat rrisin presionin e gjakut, rrisin metabolizmin dhe shkaktojnë lodhje të syve në shumë raste. Është e nevojshme të dihet se në vende me ngjyra të ndryshme emocionet mund të ndryshojnë, por perceptimi i një personi për ngjyrën mund të ndikohet nga preferencat, përvojat dhe shoqatat e tyre dhe mund të varet edhe nga kultura.
Shkolla dhe marketingu
Tani le të shohim se si ngjyrat mund të ndikojnë në kaq shumë gjëra…
Në shkollë, edukatorët dhe institucionet arsimore duhet të marrin parasysh ndikimet psikologjike të ngjyrave kur planifikojnë klasat, zgjedhin materialet mësimore dhe ndërtimin e platformave dixhitale të të mësuarit. Ngjyra mund të përmirësojë lexueshmërinë e një teksti me 40% dhe ngjyra rrit shkallën e vëmendjes dhe asimilimin e lexuesit me 82%.
Në marketing, deri në 90% e njerëzve i bazojnë përshtypjet e tyre të para për një produkt vetëm në ngjyrë. Dhe ngjyrat e gabuara mund të dërgojnë mesazhin e gabuar, si përdorimi i së bardhës për të përcjellë freski në një kulturë ku ajo përfaqëson vdekjen.
Për të treguar rëndësinë e ngjyrave në marketing, le të shohim ngjyrat më të blera nga konsumatorët.
E para: E kuqe. E kuqja është ngjyra më e zakonshme që konsumatorët blejnë. Por pse? Në realitet, kjo ngjyrë tërheq vëmendjen e njerëzve dhe e mban atë. Ka tendencë të rrisë rrahjet e zemrës dhe të krijojë një ndjenjë urgjence.
E dyta: Blu. Blu me ndjenjën e qetësisë, stabilitetit dhe qetësisë së saj, rrit shitjet. Kjo ngjyrë frymëzon besim dhe siguri, përdoret shumicën e kohës në botën e mjekësisë dhe sektorin bankar.
Dhe e treta: E verdha. E lidhur me diellin dhe dritën, e verdha është një vektor pozitiviteti, energjie dhe lumturie. Është ngjyra e parë ndaj së cilës reagojnë foshnjat. Për këtë, prodhuesit përdorin këtë ngjyrë në produkte dhe lodra për fëmijë.
Mjaft të flasim për njerëzit, tani le të kthehemi te miqtë tanë të kafshëve!
Kafshët dhe ngjyrat
Së pari, kafshët përdorin ngjyrën për një sërë qëllimesh komunikimi, duke përfshirë tërheqjen e kafshëve çifte, komunikimin prindër-të posalindur, njohjen e individëve, mbrojtjen e territoreve, shfaqjen e agresionit, kamuflimin dhe paralajmërimin e grabitqarëve për mbrojtje dytësore. Në përgjithësi, kafshët tona shtëpiake stimulohen nga e verdha dhe qetësohen si ne nga bluja. Ngjyrat nuk kanë një efekt specifik te kafshët, ato thjesht shohin më pak se ne, por teoria e ngjyrave funksionon në të njëjtën mënyrë. Si macet ashtu edhe qentë mund të shohin një sërë nuancash në gri, ndoshta më shumë se ne, sepse sytë e tyre janë më të varur nga shufra. Të kesh sy të varur nga shufra do të thotë gjithashtu se ata shohin më mirë gjatë natës.
Si mund të përdoren ngjyrat në botën e kafshëve? Le të shohim një shembull në një nga sportet e qenit: kursi i shkathtësisë së qenve. Në sportet e qenit, qentë duhet të kenë një shkathtësi maksimale për të përballuar pengesat në një sekuencë të caktuar. Shkathtësia është vendi ku mbajtësi duhet të drejtojë një qen përmes një kursi me pengesa sa më shpejt dhe sa më saktë që të jetë e mundur. Një gjë e rëndësishme për të ditur: shkathtësia është e hapur për të gjithë qentë! Gjatë vrapimit, pengesat janë pjesa më e madhe e kohës. Ka blu/vjollcë (fakt interesant: bluja dhe vjollca duken identike për qentë) për të luftuar kundër ankthit dhe e verdha për t’i stimuluar ato. Falë kësaj dhe indikacioneve të mira të mbajtësit, qentë e dinë se cilën pengesë të marrin dhe të përfundojnë në kohën më të mirë të mundshme.
Ngjyrat dhe emocionet
Një përmbledhje e shpejtë për të ditur se cilat emocione përfaqësohen me cilën ngjyrë:
- Jeshile: Harmony, nature, growth
- Vjollce: Cool, spiritual, calm
- E verdhë: Positivity, enthusiasm, happiness
- Roze: Fresh, feminine, playful, young
- E kaltër: Loyalty, professionalism, trust, sadness
- Portokalle: Optimism, friendly, warm
- E kuqe: Strength, passion, love, danger
Tani, përpiquni të bëni testin ku jeni, shikoni disa ngjyra dhe pyesni veten në çfarë humori jeni.
Mathieu Trupin
Përktheu: Dora Arifi
Burimet:
Color Psychology: Does It Affect How You Feel?
Color Psychology: How Do Colors Affect Mood & Emotions?
Psychology of Color: Τhe Impact on Emotions, Behavior, and Decision-Making
Colors and Emotions: How Different Colors Affect Perception and Mood | Looka
La couleur peut-elle élargir le spectre d’apprentissage en classe ?


Leave a comment