Nga Romane në Skena

​Edhe pse disa njerëz thojnë që nuk kanë njohuri për teatret muzikore, besoj se secili ka ndëgjuar të paktën një. Qoftë muzikal skenik, apo muzikal filmi. Si për shembull Grease, një film muzikor që ndoshta gjithkush e ka parë. Por, a keni menduar ndonjëherë se disa nga muzikalet tuaja të preferuara mund të bazohen në romane, disa prej të cilave nuk do të prisnit kurrë t’i shihnit të zhvilluara në skenë ose muzikale filmash.

Ka shumë muzikale që arritën një publikë jashtë adhuruesve të teatrit muzikor falë adaptimeve të tyrë në film. Për shembull një klasikë si  Les Misérables ose The Phantom of the Opera, dhe tani Wicked përshkak të publikimit të shumëpritur muajin e kaluar. Fakti që  Les Misérablesis një adaptim i librit është diçka e njohur nga të gjithë , Wicked që është zhvilluar është më pak e njohur. Megjithëse këto muzikale tani kanë fituar një publikë të re me suksesin e zhvillimet filmike të tyre, mund të jetë një problem për fansat e muzikaleve origjinale dhe romaneve që u adaptuan. 

Ndoshta sepse ato mund të ankohen për mënyrën e zhvillimit të disa gjërave, ose thjesht përshkak të bazës së re të fansave të fituar. Nga ana tjetër, mund të themi gjithashtu se suksesi i këtyre adaptimeve mund të lejojë më shumë njerëz të zbulojnë veprat mbi të cilat janë bazuar, pasi muzikalet duken më të lehta se romanet e gjata. Përveç kësaj, ne mund të pyesim veten nëse ka vërtetë rëndësi nëse një adaptim, veçanërisht të muzikaleve, nuk është 100% si materiali burimor. Unë imagjinoj se shumica e njerëzve do të bënin kërkimet e tyre për romanet mbi të cilat bazohen muzikalet e tyre të preferuar. Në këtë rast adaptimet muzikore mund të shihen si mënyra për të zbuluar letërsi të re, ose ndoshta të kenë ndikime të ndryshme në jetë.

​Tani, më lejoni t’ju prezantoj me atë që është adaptimi im më i preferuar muzikor, Natasha, Pierre and the Great Comet of 1812. Ka qenë në Broadway gjatë sezonës 2016/2017, por për herë të parë u shfaq premierë në vitin 2012 në një teatër të vogël jashtë Broadway. Shfaqja u shkrua nga Dave Malloy dhe është adaptim e një pjese të War and Peace nga Leo Tolstoy.

Po, një roman i njohur si veçanërisht i gjatë dhe i vështirë arriti disi të zhvillohet në një muzikal. Por si arriti, në një farë mënyre të ndikojë në të ardhmen time? Epo, së pari ajo përforcoi sërish dëshirën time për ta mësuar gjuhen Ruse. Por më interesant  arriti të më interesonte për letërsine ruse dhe për të lexuar më shumë vepra klasike në përgjithësi.

Siç ndoshta e keni kuptuar tashmë, ka shumë muzikale që bazohen në romane. Unë u fokusova kryesisht në ato më të njohurat, është e rëndësishme të mbani mend se ka shumë të tjera. Disa më të njohura së tjerat, por që i’a vlen ti zbuloni. Meqenëse përmenda veç më Dave Malloy-n, e di që ai shkroi edhe disa muzikale të tjera të bazuara në letërsitë klasike, si Moby Dick ose Beowulf – A thousand years of baggage. Më tepër, duket se tani ky lloj i muzikaleve po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm, me The Great Gatsby dhe Gatsby: An American Myth.

Chloe Gaschy

Përktheu: Fjolla Lecaj

Related posts