Të bashkuar në tenxhere

Një perime e rrumbullakët, e mbjellur në tokë, e mbuluar me një guaskë kafe. Brenda, përbërja e artë zhbllokon shije dhe kënaqësi të pafundme kur korret dhe përgatitet mirë. Kjo perime, e njohur si patate – ose siç e quajmë ne, Kartof(f)el/kartofel – shpesh nënvlerësohet si një pjatë anësore. Megjithatë, ajo lulëzon në një shumëllojshmëri të pafundme pjatash dhe shijesh. Pra, le ta zbulojmë këtë perime intriguese nga këndvështrimi ynë.

Origjina e patates

Patatet e kanë origjinën nga Peruja e sotme, dhe mbetjet e para arkeologjike të zhardhokëve datojnë në vitin 2500 para Krishtit. Në Amerikën e Jugut, patatet nuk janë përdorur vetëm si ushqim, por edhe si monedhë dhe mënyrë për të matur kohën. Patatet u bënë të njohura duke i sjellë në Evropë në vitet 30 të shekullit të 16-të nga pushtuesit spanjollë. Patatet nuk ishin gjithmonë të njohura. Vetëm në vitin 1740, kur mbreti i Prusisë Frederiku i mbolli ato gjatë kohës së luftës, duke shpresuar t’i inkurajonte fshatarët t’i hanin ato, që ata fituan pranim të gjerë. Pas kësaj, patatet u bënë një element kryesor në tokat gjermane dhe Poloni.

Faktet mbi patatet

Patatet janë përhapur pothuajse në të gjithë globin në mbi 125 vende. Duke qenë në gjendje të rritet nga 0 deri në 4700 metra mbi nivelin e detit, nga Kili jugor në Grenlandë, kjo perime e pakomplikuar pushtoi botën. Me aftësinë për të prodhuar dy deri në katër herë më shumë ushqim në vit sesa drithërat, ndërkohë që kërkojnë më pak ujë, patatet janë një burim ushqimi tepër efikas dhe i qëndrueshëm. Përveçse janë të pasura me niseshte, ato ofrojnë edhe lëndë ushqyese thelbësore si vitamina C, minerale dhe fibra. Historikisht, patatet janë përdorur edhe si ilaç, megjithëse efektiviteti i tyre mbetet i pasigurt.

Sot, prodhimi global i patates i kalon 300 milionë tonë, me mbi 4000 varietete të kultivuara dhe më shumë se 180 lloje të egra. Një anëtar i familjes Solanaceae, krahas domateve dhe duhanit, patatja madje ka bërë histori si perimet e para të rritura në hapësirë. Si dëshmi e natyrës së saj mbresëlënëse, Rekordi Botëror i Guinnessit për patatet më të mëdha qëndron në 4.98 kg.

Disa mënyra për të përgatitur patate

Patatet ekzistojnë në çdo mënyrë që mund të imagjinohet dhe ju keni mundësi të pafundme pjatash për të përgatitur me to. Si pjatë anësore, patatja shërben mirë në format e patateve të gatuara, pure ose të skuqura me një sërë mënyrash të ndryshme përgatitjeje dhe erëzash.

Mendoni për gratin, patate të skuqura, mbushje kremoze, patatet e mbushura, petullat me patate, supat e përzemërta, lista e pjatave të mrekullueshme me patate vazhdon e vazhdon. A ju bëhet goja lëng? Siç mund ta shihni, bërja e patateve është e ndryshme dhe varet nga vendi apo edhe familja, por patatet na lidhin si njerëzim.

Kultura e patates

Siç e kemi përshkruar më parë, patatja nuk është thjesht një perime, por përmes aftësive të saj të jashtëzakonshme është bërë pjesë e kulturave tona. Patatet shfaqen në tregime, këngë (të tilla si melodia polake “Święto ziemniaka” – “Festa e patates” nga Franek Warzywa & Młody Budda) dhe madje edhe në art, me Vincent van Gough që pikturon katër vepra të natyrës së vdekur që shfaqin ato.

Gjatë kohës së Shekspirit, patatet quheshin edhe “molla e dashurisë”. Kjo rëndësi kulturore ka çuar në atraksione unike si Muzeu i Patateve në Poznań, ku vizitorët mund të krijojnë veprat e tyre të artit të frymëzuara nga patatet. Në Poloni, ju mund të gjeni gjithashtu monumentin më të madh të patates në botë në fshatin e vogël Biesiekierz. Në Gjermani, zgjidhen mbretëresha të patates çdo vit, duke qenë ambasadore të patates. Mbretëreshat kurorëzohen për pjesë të ndryshme të Gjermanisë duke ndarë rëndësinë dhe mahnitjen e patateve.

Përtej monumenteve dhe muzeve, panaire dhe festivale të patates zhvillohen në të gjithë globin. Më 30 maj gjejmë kohë për të festuar një nga perimet tona të preferuara me Ditën Ndërkombëtare të Patates. Pse të mos bashkoheni në këtë vit? Vizitoni një restorant me temë patatet ose gatuani pjatën tuaj të preferuar me patate me familjen dhe miqtë!

Nuk e prisnim kurrë që patatet të ishin një temë kaq interesante diskutimi. Një mbrëmje, u takuam në banesën tonë dhe përfunduam duke folur për patatet për të paktën një orë. Më vonë, në një festival muzikor, madje kënduam së bashku një këngë polake me patate. Të frymëzuar nga biseda jonë dhe ky artikull, ne kemi vendosur të festojmë Ditën e Patates për herë të parë këtë vit. Të ardhur nga vende të ndryshme, pasioni ynë i përbashkët për patatet na bëri bashkë për të shkruar këtë artikull. Në fund të fundit, patatet kanë një mënyrë unike për të bashkuar njerëzit.

Jakub Pokuciński & Maike Seuffert

Përktheu: Dora Arifi

Burimet:

Idaho Potato Museum: potato facts

Cipotato: potato facts and figures

Growing minds: Potato facts

Food Republic: Things you didn’t know about potatoes

Wikipedia: History of potato

US Davis Health: Potato Health benefits

Related posts