S’është vonë

Dallgët e fundit 
I janë arratisur bregut
Në njëmijë pikla 
Shpërbërë, grimcuar
Pas brigjeve fqinje

S’janë zhdukur
S’janë tharë
Dendur në kripëra 
Pa emra
Të hidhta a pa shije

Ekzistojnë
Gulcojnë
Gjarpërojnë
Nën rreze të reja
Në drita të ndryshme

Reflektojnë
Një copë tjetër diell
Përvëlueshëm
Të njëjtin diell
…Ndoshta s’është vonë

Jona Cenameri

Related posts