Tastiera e djegur

Tik… tak… tuk…

Pikon e bën zhurmë

Buçet më fortë

se ç’ndjej unë

Më trazon mendimet

Ky tik tak i çrregullt

Përplasje aritmike

Mbi tastierën time

Gishtat çmendurak

Kërkojnë ta zbërthejnë

Mesazhin e tiktakut

Që zhurmon i palexueshëm

Teksa çasti ndal 

Dhe mendja hesht

Hedh sytë nga dora 

Pushuar mbi tastierë

Diçka i ndaloi gërmat

Vargjet me gjithë strofë

Doçkat janë lagur

Tastiera u dogj

Tiktaku vazhdon mbytur

Në heshtje rënkon

Nuk paska qenë zhurmë

Mistike çfarëdo

Tik… tak… tuk…

Paskan qenë lotë

Jona Cenameri

Related posts