Cigaren e parë të paketës
Nisa ta ktheja përmbys
Me premtimin e një dëshire
Që bashkë me fundin e paketës
Shpresoja të plotësohej
Dëshirat u dogjën si cigaret
Njëra pas tjetrës rrëmbimthi
Kaluan… ditë, javë, muaj…
Paketat zëvendësonin njëra tjetrën
Rituali s’kishte më kuptim
Tani nuk e kthej më cigaren
As të parën e as të fundit
Dëshirat akoma rrojnë
Shpresa, si foshnje prematurë
Më vdiq në duar…
Jona Cenameri


Leave a comment