A mund ta nuhasësh dimrin?
Sepse unë mundem
Në të njëjtën mënyrë
Siç ndjej zemrën tënde
Ditë pas dite
Dalëngadalë… vajtueshëm
T’më fanepset
Ndërsa moti ftohet
Dhe dielli thotë paçim, paçim
Shpirti im sëmbon
Sëmbon duke t’menduar
…TY
nga mungesa jote
nga fakti
Se nxitimthi
Do t’më fshihesh
Si gjethet
Nën dëborën e acartë dimrake
Dhe unë nuk do t’arrij në kohë
Për tët’ nxjerrë nga gjithë kjo
Shtresë e rrëmujshme, e rëndë, bardhake, jorganore…
Dhimbjeje, vetmie, çmendurie, urrejtjeje, trishtimi, zhgënjimi e plot të tjerave
*
Por e di çfarë
Një ditë
I gjithë ky akull do të shkrij
Bashkë me mëritë tona
Dhe së fundmi…
Pranvera do të vijë sërisht
Për t’i vënë kazmën ajsbergëve
Të hatërmbetjeve, hidhërimeve dhe pakënaqësive midis nesh
Por… kam frikë
Sepse nuk e di
Nëse pranvera
Do tët’ sjell me vete?!…
Jona Cenameri


Leave a comment