Sa herë të ka ndodhur kur futesh në një dhomë dhe menjëherë të duket: “Ky vend… diçka nuk shkon”? Apo kur takohet dikë për herë të parë dhe mendon: “Hmm… nuk duket shumë i besueshëm”? Nuk është imagjinatë e cmendur.. Është intuita, algoritmi sekret i trurit që punon para se të flasesh apo të mendosh logjikisht.
Shumë njerëz mendojnë se intuita është thjesht ndjesi ose një ndjesi magjike. Por e vërteta është se truri është si një Google super i fshehur, që përpunon të gjithë informacionin që nuk e kemi vënë re: shprehjet e tona, lëvizjet e trupit, tonin e zërit, madje edhe ritmin e ecjes. Dhe pastaj na thotë: “ke shum kujdes nga ajo!” — për një sekondë.
Interesante është se intuita shpesh na bën të dukemi si dikush me superfuqi. P.sh., je duke ecur në rrugë dhe papritmas ndjen se diçka nuk shkon; ndalon dhe… voilà! Një qese plastike fluturon drejt teje ose një mace vogel del nga askund. Truri e ka parashikuar gjithçka, por ti dukesh si dikush që “po e sheh te ardhmen”.
Por çfarë ndodh brenda trurit? Biologjikisht, intuita funksionon falë një rrjeti sekret në tru, që neurologët e quajnë Default Mode Network, dhe disa lidhjeve të shpejta midis korteksit frontal dhe amigdales. Në thelb: truri përpunon informacion që nuk e vëm re, krijon hipoteza të shpejta dhe të jep ndjesinë intuitive para se logjika të futet në lojë. Pra, ajo ndjesi e parë nuk është magji është një llogaritje biologjike sekrete që ndodh shumë shpejt.
Intuita punon më mirë kur nuk e detyrojmë mendjen. Ndodh shpesh gjatë dushit, kur shkon të bësh një shëtitje ose kur ulesh në krevat me telefonin larg. Kur mendja relaksohet, algoritmi i trurit krijon lidhje të shpejta dhe zgjidhje që logjika e ngadaltë nuk i arrin dot. Për këtë arsye, shpesh thonë: “Idetë më të mira na vijnë kur nuk po mendojmë as edhe një gjë”
Sigurisht, intuita nuk është gjithmonë e sakt. Si çdo algoritëm, ajo funksionon më mirë kur ka informacion të mjaftueshëm. Por edhe gabimi është pjesë e bukurisë: truri eksperimenton, korrigjon dhe ne mësojmë nga “oops”-at e vogla.
Pra, intuita është mik qe nuk flet shumë, por di diçka para nesh. Kur ndjen atë ndjesinë e çuditshme, mos e injoro. Besoji instiktit, sepse ndonjëherë truri yt është më i zgjuar se sa vetë ti e kupton. Dhe në botën ku gjithçka ndodh shpejt, të kesh këtë aleat është luks që shumë njerëz nuk e vërejnë dot.
Ezana Shabani


Leave a comment