Shkuan stinët, u gris moti.
Erdhën e ikën disa pranvera.
Dallëndyshja s’erdhi kurrë.
E prita… O sa e prita
të vinte këtë fillim prilli,
t’më lajmëronte, si dikur, pranverën.
Verorja mu kalb në dorë
nën diellin pranveror.
Hija e saj la shenjë.
Dallëndyshja e pranverës më harroi.
Më harroi mua.
Harroi… edhe pranverën.
Jona Cenameri


Leave a comment