-
Aromë Dimri
A mund ta nuhasësh dimrin? Sepse unë mundem Në të njëjtën mënyrë Siç ndjej zemrën tënde Ditë pas dite Dalëngadalë… vajtueshëm T’më fanepset Ndërsa moti ftohet Dhe dielli thotë paçim, paçim Shpirti im sëmbon Sëmbon duke t’menduar …TY nga mungesa jote nga fakti Se nxitimthi Do t’më fshihesh Si gjethet Nën dëborën e acartë dimrake…
-
Por s’është
Dhe pastaj një ditëU zgjova pa alarmNuk mendova asgjëHapa bllokun e shënimeveNuk shkruajta asgjë Koka ime ishte boshE zbrazët si një plazhQë me rërën e tij të bardhëTë verbon shikiminNë një ditë të nxehtë vere *** Nuk ëndërrova kurrëPër gjëra të munduraDashurova të pamundurënPor nuk vrapova pas sajAshtu desha unë, thjeshtPa sakrifica, pa bujë Dashurova…
-
“Cigarja Me Fat”
Cigaren e parë të paketësNisa ta ktheja përmbysMe premtimin e një dëshireQë bashkë me fundin e paketësShpresoja të plotësohej Dëshirat u dogjën si cigaretNjëra pas tjetrës rrëmbimthiKaluan… ditë, javë, muaj…Paketat zëvendësonin njëra tjetrënRituali s’kishte më kuptim Tani nuk e kthej më cigarenAs të parën e as të funditDëshirat akoma rrojnëShpresa, si foshnje prematurëMë vdiq në…
-
Tastiera e djegur
Tik… tak… tuk… Pikon e bën zhurmë Buçet më fortë se ç’ndjej unë Më trazon mendimet Ky tik tak i çrregullt Përplasje aritmike Mbi tastierën time Gishtat çmendurak Kërkojnë ta zbërthejnë Mesazhin e tiktakut Që zhurmon i palexueshëm Teksa çasti ndal Dhe mendja hesht Hedh sytë nga dora Pushuar mbi tastierë Diçka i ndaloi gërmat…
-
S’është vonë
Dallgët e fundit I janë arratisur bregutNë njëmijë pikla Shpërbërë, grimcuarPas brigjeve fqinje S’janë zhdukurS’janë tharëDendur në kripëra Pa emraTë hidhta a pa shije EkzistojnëGulcojnëGjarpërojnëNën rreze të rejaNë drita të ndryshme ReflektojnëNjë copë tjetër diellPërvëlueshëmTë njëjtin diell…Ndoshta s’është vonë Jona Cenameri
-
Shkretëtira me Fytyrë Njeriu
U bë kohë pa shkruar. Qëllimisht kam refuzuar Çdo valë frymëzimi. Kam heshtur, u jam fshehur Fletëve, stilolapsave, Tastierave dhe gjithçkaje Ku mund të shkruhet. S’kam dashur të zhytem Në ndjenja që s’dua t’i dua. Unë jam shumë e vogël Për ta përballuar këtë dallgë, Veshur në pikla kripe, Që përpin Tiranën E jo më…






