Në Francë, edhe pse dita e pagëzimeve është në 6 Janar, ne e festojmë të shtunen e parë të muajit Janar, përshkak se të shtuneve shumica e popullatës e kalojn ditën me të afrmit e tyre. Për ta festuar këtë festë (ditën e pagëimeve) ne përgadisim “galette des rois”, duke u bazuar në këtë religjion, kjo tortë (“galette des rois”) mund të jetë e mbushur me reçel molle, çokollatë por edhe me shumë shije tjera. Por më e parapëlqyera, është ajo me krem dhe e mbushur me “frangipe”, i përzjerë me sheqer pluhur, gjalp, miell si dhe vezë. Ne e festojmë këtë festë me të afërmit tanë ose me shoqëri. Në brendi të kësaj torte ne vendosim “feve”, e cila në ato kohë ishte kokërr fasule por tash është zavendësuar me një copë të vogël porcelani e cila e përfaqson “santon”. Ai cili e kap fasulen do fitoj një kurorë e cila e bën atë mbret ose mbretëreshë, dhe ai duhet të zgjedh një mik të ngusht.
Sipas origjinës, pagëzimet janë festë e dritës, sepse edhe nëse ditët zgjaten nga 23 dhjetori, festohet me 6 janar të cilën e kemi logaritur dhe realisht e vërejtëm. Ky është shkaku përse galette ka formë të rumbullakët me ngjyrë ari e cila e paraqet diellin.
Gjatë shekujve të mbretërive, ata e festonin këtë festë (ndryshe njihej edhe si “Saturnales”) në këtë mënyrë : slevërit i ndronin rolet me zotërinjtë e tyre, ata të cilët ishin të dënuar me vdekje në këtë ditë iu ipte edhe një ditë për të jetuar dhe ushtarët u notonin me nota me të lartë.
Recepta e Galette des rois (torta e mbretit)
Përbërjet :
2 sheqer pluhur
Për krem karamel
- 2 vezë
- 50g sheqer
- 30g miell
- 25ml qumësht
- 1 lugë me vanilë
Për kremin e bajameve
- 3 të verdhat e vezëve
- 125g krem puder
- 100g sheqer
- 125g gjalp të shkrirë
Përgaditja e receptës :
Përgaditja e krem karameles :
I përzjejmë të bardhën e vezëve me sheqer deri sa masa të forcohet.
Shtojmë miell, e përziejm atë.
I vendosim vanilën dhe qumshtin në një tigan.
E ngrohim qumshtin, dhe e derdhim tek përzjerja e vezëve / sheqerit.
Përzjejmë të gjitha preparatet dhe i vendosim në një tigan. Trash atë me zjarr të ulët.
Mbulojeni dhe lereni të ftohet për 1 orë.
Përgaditja e kremit të bajameve :
Përzjejm bashkë gjalpin e shkrirë me sheqer deri sa të merr ngjyrë të bardhë.
Shtojmë vezët një nga një dhe pastaj shtojm edhe kremin pluhurin.
Vendos të verdhën e vezës ne nje pijat tjetër, për ta lyer tortën në fund (për ta bërë të shëndrisë).
Përzjej kremin e krameleve me kremin e bajameve.
Shpërndaj brumë sfoliat.
vendosim krem mbi brumë sfoliat.
Ndalo së shpërndari në 2 centimetrat e cepeve të pastës.
Fusim feve (fasulen) ne brendi të brumit.
Lyej cepet e brumë sfoliatit me të verdhën e vezës. Bëj disa viza me thikë. Ftohim galette për 1 orë. E fusim në furë në temperaturë 200°C, për 10 minuta dhe pastaj ja ulim temperaturën në 180°C dhe e lëm ne furrë deri sat ë piqet në kohë rreth 30 minuta duhet të jetë gati.
Cyrielle
Leave a Reply