Çekët festojnë Krishtlindjen
Festat e Krishtlindjeve janë shumë të mirpritura dhe u kushtohet rëndësi të madhe në Repubikën e Çekisë. Gjithqka fillon natën e Buzmit – kohë që mendohet se është lindja e Krishtit. Në kurorën e rrumbullakët ka katër qirinjë dhe gjdo të diele ndizet një qiri, drita e qirinjëve simbolizon ardhjen e Krishtit. Ditëve të festës njerzit argëtohen me miq dhe të afërmit e tyre, shkojnë në shoping – vizitojnë koncerte me rastin e Lindjes së Krishtit, si dhe ushqehen me specialitete të veqanta të kësaj feste, siq janë: patatet dhe petulla, pijnë verë të ngrohtë si dhe birrë. Në gjdo familje gatuhen biskota të ndryshme dhe secila familje ka reqetën e vetë sekrete.
6 – të dhjetori – Dita e Shën Nikollës është ditë e posatshme për fëmijët. Në prag të kësaj dite, fëmijët vizitojnë shtëpitë Çeke ku ata këndojnë këngë ose recitojnë poezi dhe si shpërblim ju ipen ëmbëlsira dhe fruta sipas legjendës mendohet se fëmijët e mirë kështu shpërblehen nga engjujt ndërsa fëmijët që nuk ishin të ndëgjueshëm gjatë vitit atyre u ipet një cop thëngjill apo patate e në raste më të këqija djalli i fuste ato në thes.
Dita kryesorë është 24 dhjetori – nata e Buzmit. Gjithqka fillon herët në mëngjes ku gjdo familje ka të gatuar Vanocka (bukë me rrush të thatë dhe bajame). Pas mëngjesit dekorohet pema e Krishtlindjes, ndëgjojnë muzikë dhe rëfejnë përralla e tregime. Përralla më e preferuar është Popelka (Hirushja). Këtë ditë shpresohet tju parafytyrohet “Derri i Artë” në murr para kohës së darkës është shenjë për fat të mirë.
Sipas traditës familja ulet në truezën e shtruar ku me shfaqjen e yllit të parë thyhet ose coptohet buka me para, ati të cilit i bije paraja do ta përcjell një vit i mbarë me para dhe shëndet. Trueza është e pasur me ushqime të ndryshme. E veqanta e truezës është supa prej peshku, bizeleje ose perimeve të ndryshme, sallatë patatesh dhe gafore ose peshk të skuqur. Sipas traditës lihet një vend i zbrazët në rast të ndonjë kalimtari ose nevojtari. Është e rëndësishme se nga trueza të mos largohet asnjë antar i familjes gjatë kohës së darkimit si simbol që dhe vitin e ardhshëm të jenë të gjithë sëbashku. Me rrënjën e këmbanave hapen dhuratat përreth pemës së stolisur që mendohet se Jezishek (Jezu krishti foshnjë) jua solli. Në mesnatë sipas traditës të gjithë duhet të shkojnë në kishë. Më 25 – 26 dhjetor festa e Krishtlindjeve vazhdon ku të gjithë shkojnë për vizitë tek të afërmit e tyre. Në ditën e Shën Stefanit tradicionalisht pregaditen sarme dhe pogaqe (kolaqe buke).
Krishtlindjet në Francë
Krishtlindjet janë festë tradicionale, e cila festohet në shumë mënyra të ndryshme sipas traditës të gjdo religjioni. Kshtu që në Francë kemi shumë lloje të manifestimit por un do tju tregoj se i festojmë në përgjithësi se si festohen ato.
Shumica e njerëzve fetar në këtë shtet janë Katolik dhe festat dhe traditat tona jan janë të lidhura ngusht me këtë religjion. Festat fillojnë që në fillim të muajit dhjetor, ne e përdorim një kalendar special që quhet kalendari i lindjes së Krishtit për ti numëruar ditët në pritje për Krishtlindje në të cilën ne gjejmë qokolata të fshehura pas gjdo dite të atij muaji. Kjo i paralajmron të krishterët të cilët po presin lindjen e Krishtit, kshtu që mbaron me 24 dhjetor. Gjat ksaj periudhe ne gjithashtu i pregadisim të gjitha dekorimet nëpër rrugë, pemën e Krishtlindjeve, dhe shitoret, e pranoj është një muaj plot me festa.
Nata mes 24 – 25 dhjetor, ne e kalojmë kohën me familjarët tanë. Disa shkojnë në kishë dhe pastaj ne i dhurojmë njëri tjetrit dhurata të ndryshme. Ato dhurata janë të vendosura posht pemës së Krishtlindjeve të cilat supozohet se baba gjyshi i solli ato (fëmijët e besojnë këtë pjesë të tregimit, por zakonisht prindërit i vendosin ato aty kur të gjithë ndodhen në kishë). Pas asaj, ne më në fund mund të ulemi për darkë. Aty ka shumë ushqime kshtu që do jua tregoj vetëm disa që ndodhen aty. Fillojmë me guaca deti (ska rëndsi ka qfare jan ato) dhe foie gras (mëlqi pate përafërsisht nga rethanat). Më pas vjen e shumëpritur ushqimi kryesor e cila është gjeldeti me perime sezonale. Pastaj ne hamë salatë e djath para desertit, në përgjithësi kjo ishte se si festohen Krishtlindjet. Gjithqka kompletohet me verë të mirë edhe shampanjë.
Ne zbavitemi gjat gjith natës dhe festat vazhdojn deri me datën 25 e cila është ditë festive publike ku të gjithë e shijon kohën me familjarët e tij.
Text by Tereza, Michaela and Quentin
Leave a Reply