Unë e kam vizituar Sloveninë disa herë, por ky shtet prap më mahnitë gjdo herë që shkoj. Slovenia është një zgjidhje e vërtetë për pushimet e juaja, ju ofron shumë pejsazhe të larmishme të cilat ja vlejnë ti eksplorosh. Është një shtet i vogël me përmasa gjeografike i cili kufizohet me Kroacinë, Hungarinë, Austrinë dhe Italinë dhe është shtëpi me 2 milion popullatë. Ka një bregdet të vogël por të bukur përkrah detit Adriatik. E dua Sloveninë përshkak pejsazheve të ndyshme që ka, dhe Alpet njoftohen me mesdheun dhe majet dhe ultësirat njoftohen me Krast. Shakatë e vendit thonë se në muajin Maj mund mëngjeset ti kalosh duke bërë ski në fushat me borë e pastaj në pasdite mund të kalosh duke notuar në det.
Lubiana
Lubiana, kryeqyteti, konsiderohet si perlë e fshehur e Evropës. U bë kryeqiteti i gjelbërt Europian për vitin 2016 përshkak shum parqeve dhe koshteve. Tivoli është parku më i madh dhe më i popullarizuar ku mund ta relaksosh vetin. Lubiana shpesh herë krahasohet me Pragën përshkak arkitekturës të mrekullueshme. Qendra më së miri përjetohet me barkë turistike lundrimi. Ose mund të bësh xhiro përkrah lumit Ljubljanica, dhe zbulo pjesë nga arkitektura e bukur e të famshmit Jože Plеčnik, më e famshmja e tijë është ura e trefisht, një grup nga tre urat nëpër lumin Ljubljanica.
Simboli i Lubianës është dragua, e cila e demonstron Urën e Dragoit dhe atrakcioni më i madh i gjithë qytetit është Kalaja e Lublianës, e cila pikëpamja e kullës na ofron një pamje mahnitëse të qytetit. Atje gjithashtu ka edhe disa ekspozita muzeu në historinë e Slovenisë, museu i kukullave një numër i dhomave historike siq është Kisha e Shën Gjorgjisë, burgu, dhe dhoma e video prezantimeve quhet Kalaja virtuale. Dragoi simbolizon forcën, guximin dhe madhështinë. Legjendat thonë se dragoi ishte përbindëshi që Jason dhe Argonaut – in, heronjët e mitologjisë greke, ngelën poshtë gjatë rikthimit të tyre në shtëpi pasi që gjetën Ar të mbuluar. Un gjithashtu ju rekomandoj të vizitoni qiell gërvishtësin Nebotičnik në qendër të Lubianës, ku ju mund të pini një kafe me pamje të mrekullueshme nga kalaja e Lubianës.
Alpet
Alpet e Julianit dhe alpet e Kanik – Savinjas janë një ndër më të bukurat pjesë të Slovenisë. Bled, një ndër resortet më të famshme në Sloveni është në ultësirën e alpeve të Julianit, gjendet afer lumit Bled. Në qendrën e lumit malor me ngyrë smeraldi të gjelbërt ndodhet kalaja Bled i mesjetës i cili ndodhet që nga shekulli i 11 – të. Është pikë hyrje për Triglav parkut nacional, Triglav është mali më i gjatë në Sloveni dhe maja më e lartë e alpeve të Julianit. Alpet e Julianit janë gjithashtu edhe shtëpi e të pabesueshmes lugin Soča, e cila ofron shumë aktivitete si rrëshqitje me zinxhir, ngjitje nëpër mal, parashutim, shëtitje me biçikletë nëpër mal, ngjitje edhe shumë aktivitete tjera. Veçanërisht lundrimit në ujrat e egër të lumit Soča është një eksperiencë e paharuar.
Shkak për kaq shumë qendra skiimi në rajon është Slovenia si shtet ideal për skiim. Plantica konsiderohet të jetë fillimi i sportit Sloven. Kompleksi Planica Nodric Center, i cili ka 7 kodrina të cilat përdoren për kërcim me ski. Nëse e pëlqeni aventuren, ju duhet ta provoni teleferikun më të madh dhe të fluturoni mbi kodrën e madhe Planica. Destinacioni tjetër i parapëlqyer i turistve në këtë teritor është Kranjska Gora, fshati në Alpe me një atmosferë dimrore dhe me natyrë të mahnitshme, ku ju mund të shijoni skiimin dhe knaqsi. Krvavec Ski resort është i dyti në Sloveni për nga gjatsia, e cila ndodhet në Alpet e Kamnikut – Savinja, afër qytetit Kranj dhe vetëm 25 km larg Lubianës.
Bregu
Nga shpatet e skiimit mund të shkoni në bregdet për vetëm disa orë. Qytetzat në breg – Piran Portorož, Koper dhe Izola pa dyshim jand vende të cilat vlejn të vizitohen. Bregu është i përshtatshëm për sporte ujore dhe atje gjithashtu ka resorte të shëndetshme në Strunjan dhe Portorož. Unë ju rekomandoj të vizitoni veçanërisht Piran-in. Ju do mahniteni nga rrugicat e ngushta me murr të vjetër të qytetit, me sheshin kryesor shumë të bukur me statuja të të famshmit kompozitor dhe violinistit Giusepphe Tartini, i cili kishte lindur atje, dhe disa plazhe ku mund të relaksohesh. Ju mund të pini një kafe, ose të hani drekë të rrethuar nga zhurmët e këndshme të detit. Resteorantet lokal ofrojnë shumë lloje të peshkut të freskët nga deti Adriatik, mish, perime të mrekullueshme dhe fruta dhe verë të shijshme Malvazija.
Slovenia veri – lindore
Maribor është qyteti i dytë me i madh dhe i rrethuar nga shpatet e gjelbërta e maleve Pohorje dhe tre resortet e shëndetshme: Zreče, Dobrna dhe Topolšica. Resortet tjera të cilat janë bërë vetë nga natyra janë Radenci dhe Rogaška Slatina. Në malin Pohorje ju mund ta gjeni qendrën më të made të skiimit në Sloveni e cila ofron shpate të mrekullueshme për rrëshqitje dhe qendra me burime të ujit të nxehtë. Destinacionet tjera janë vlevshme për ti vizituar siç janë Celje me kështjellën e vjetër, qyteti mesjetar Škofja Loka ku gjendet kështjella Loka, e ndërtuar para vitit 1202, ku kualitete të larta të verës janë prodhuar.
Krastike
Slovenia ka mbi 11.000 shpella krastike, duke përfshirë shpellën Postonja, e cila konsiderohet të jetë mbretëresha e shpellave Slovene. Me gjatsi prej 24 kilometrav përveq që është më e gjata është edhe më e vizituara shpellë në Europë. Bota ndërtoksore unike e ksaj shpelle mund të përjetohet me tren. Mbi këtë shpellë ju mund ta çmoni kështjellën Predjama e cila hyri në librin e gjenisë me rekord botëror si kështjella shpellë më e gjatë në botë! Vizitoni gjithashtu shpellën Škocjan e cila hyri në listën e UNESCO – s për nga natyra dhe kultura e trashiguar që nga viti 1986. Tjetër vlerë e vendeve për ti vizituar është Lipica, e cila është shtëpia e kuajve të famshëm Lipizzaner, atje egziston një qendër dhe një shkollë për kalërim.
Michaela Kawanová
Leave a Reply