1982 nuk ishte vit i zakonshëm për Italinë; ekipi i kombëtares në futboll fitoi Kupën Botërore të tretën, e para qysh prej 1938. Të gjithë Italianët, të vjetër dhe të rinjë e mbajnë mend këtë datë.
Njëkohësisht, në verën e 1982 një tjetër tregim filloi: aventura Italiane e njeriut Maqedon që braktisi shtëpinë e tij në kërkim të së ardhmës së tij.
Emri i tij është Sedat dhe gjatë kësaj interviste ne do të dijmë pak nga jeta e tij në gjysmë të rrugës mes Italisë dhe Maqedonisë.
Kur arritët ju në Itali dhe pse zgjodhët këtë shtet?
Unë lash Jugosllavinë sepse atje nuk kishte punë, në ishim pesë vëllezër dhe kishim nevojë për para. Unë shkova në Itali sepse doja që nga atje të shkoj në Shtetet e Bashkuara, kjo është kur unë arrita në Romë unë u regjistrova me emër falso, sikur shtetas Bullgar i lindur më 05.05.1955, sepse në atë kohë shtetasit e Jugosllavisë nuk pranoheshin në Shtetet e Bashkuara. Fatkeqësisht, një bashkëvendas imi më njohu- Unë kur se kam kuptuar pse – dhe raportoi situaten time tek autoritetet. Kështu që unë qëndrova në Itali për 33 vite, deri më 2015. Por është në rregull, unë vërtet e pëlqej Italinë!
A u vendosët ju? A gjetët ngjajshmëri mes Italisë dhe shtetit tënd?
Në fillim ishtë vështirë sepse unë nuk e njihja askënd dhe isha pa leje qëndrimi. Pastaj, fatmirësisht unë takova shumë njerëz të mirë. Unë kam shumë shokë Italian që gjithmonë më kanë ndihmuar. Unë mendoj se njerëzit Maqedon dhe Italian janë të ngjajshëm, janë njerëz të shoqërueshëm dhe me vullnet. Për më shumë në Romë është një lagje e banuar më 50 përqind Maqedon. Aty ishte sikur të ishe në shtëpi.
Po për ushqimin?
Unë e pëlqej ushqimin Italian. Më mungon aq shumë! Në itali është kultura e ushqimit që mungon këtu në Maqedoni. Unë veçanërisht e pëlqej “lazanja” dhe “rizoto”. Por më lejo të them një gjë: unë gjithmonë preferoja mëngjesin Maqedon, që është më ushqyes. Unë e pëlqeja “kornetti”, por sepse unë i haja çdo mëngjes tani unë jam me diabet!
Në përfundim, a mendoni ju se ka dallime mes emigracionit në kohën tënde dhe ditëve të sotme? Çfarë mund të ju sugjeroni Maqedonëve të rinjë që dëshirojnë të shkojnë në një shtet tjetër?
Sot, sikur në të kaluarën, për të emigruar është vështirë. Duhet kurajo, vendoshmëri dhe pak fat. Së pari, është me rëndësi që të dihet gjuha e atij shteti, që ju mund ta kuptoni. E Dyta: integrone veten tuaj në atë shoqëri, mos krijoni varfëri. Por në të njëjtën kohë mbani kontakt me shokët dhe familjen, sepse një ditë ju do të ktheheni. Rritni së bashku rrënjët dhe rrugët. Mos bëni siç bëra unë: Unë tani jam ihuaj në shtetin tim.
Leave a Reply