Sport

Penalltia e fundit. Histori alternate nga Jugosllavia. (Lirshëm bazuar në libër të Gigi Riva)

Shekulli i njëzetë është definuar si shekulli i Sarajevës. Ciklet nuk brengosen për rrumbullakësimin e numrave të kohës sikur ne njerëzit që i shënojmë. Një era përfundon kur duhet dhe nuk i respekton datat.

Konvencionale, shekulli njëzet fillon në Sarajevë, në Qershor 28-tin, kur Gavrilo Princip vrau Baronin. Në librat e historisë shkaku-efekti i marrëdhënieve është i papritur: Gavrilo gjuan dhe Lufta Botërore e 1-ra ndizet. Konvencionale, shekulli mbaron në Sarajevë, ëmblema e krejt luftave Ballkanike në të nëntëdhjetat. Edhe njëherë, një epizodë e shënuar të bëjë ndarjen mes dy erash. Por këtë herë nuk ka të shtëna me armë, në skënën qëndrore nuk ka politikanë apo ushtarë. Protagonisti është Faruk HaxhiBegiç, një futbollist Jugosllav që më vonë do bëhet Boshnjak. Në Qershor 30-të 1990. është dita ku shenjat e dhëna sinjalizojnë se lufta do të vijë. Copat e fundit e murit të Berlinit jane ende duke u shembur. Europa është në rrugë për në Mastrixt. Bashkimi Sovjetik i Gorbaçovit dhe Perestroika bëhen gati për kongresin e njëzet e tetë të Partisë Komuniste, të fundit. Me urdhër të Sllobodan Millosheviç, lider i Nacional-Komunistëve, Republika Sërbe është në mbrëmjen  referendumit për ta aprovuar kushtetuën e re, e cila limiton Autonominë e Shqiptarëve të Kosovës.

faruk

Në të njëjtën kohë Presidenti Slloven Milan Kuçan dhe ai Kroat Franjo Tuxhman takohen dhe konfirmojnë vullnetin për ta transformuar Federatën Jugosllave në Konfederatë, hap i parë drejt pavarësisë. Kupa botërore e Futbollit në Itali kënaqej në disponime gjeopolitike; Bashkimi Sovjetik humb nga Rumania, ish shtet satelit, dhe del jasht qysh në raundin e parë; Gjermania Perëndimore do të fitojë kupën. Henri Kisinger, ish Sekretar i Shtetit të SHB, shkruan për Los Angeles Times që “ngjarja ushqen nacionalizmin”. Në rastin e Jugosllavisë, pyetja është: Çfarë nacionalizmi? Në kaos të simboleve që bota Perëndimore luftonte për të dekriptuar, afër flamurit nacional, kaltër-bardh-kuq me yll të kuq në mes, shfaqet flamuri Serb, të njejtat ngjyra në renditje të ngjyrave ndryshe dhe me kreshtë mbretërorë me shqiponjë, dhe Kroatët, me kuq-bardh sikur tabelë shahu.

Në çerek finale të turnamentit Jugosllavia përballet me Argjentinën, ekip në mbrojtje kampioni, me lojtarin më të mirë të gjitha kohërave Diego Armando Maradona. Ndeshja përfundon baraz, zero-zero pas 120 minutave. Gjuajtjet nga penalltia do të përcaktojnë fituesin. Gjysëm fat, gjysëm talent.

Ndoshta nuk ishte koincidencë që ndeshja  të luhej në Florencë, qytetin e Makiaveli-t. Tensioni është i lartë,  madje edhe Maradona humbi penalltinë e tij. Në gjiron e fundit të tregimit që dukej i pa fund, ekipet janë dy-dy. është rradha e Gustavo Dezoti dhe përparësia Argjentinase nuk humb këtë herë:3-2. është rradha e Faruk, hero aksidental i këtij tregimi.

Pauzë. Tani unë do të ju tregoj një tjetër tregim, sikur unë të isha Homeri i ardhshëm i Ballkanit. Atje ku Europa takon Azinë, Helen, femra fatale. Këtu ku Europa është lajmërim i Lindjes, penallti fatale. Ndoshta tingëllon blasfemike: si mundet që një ndeshje futbolli mund të vendosë fatin e gjithë kombit? është e vërtetë, do të ishin shumë hapa të ndërmjetëm për tu konsideruar. është e vërtetë, nuk funksionon në këtë mënyrë, tani, për ata të cilët mendojnë ftohët. Por ndoshta ndonjë ditë, kush e di. Koha shtyp perspektivat, i kompreson faktet, zgjedh simbolet, dhe mbështetet në tregim popullor. Na ishtë njëherë një lojë shumë e populluar që quhej futboll. Faruk duhej që të shpëtonte ekzistencën e kombit duke gjuajtur në penallti. Ai humb dhe lufta filloi. Tregimi mund të përfundojë kështu, për qëndrimet tona ndaj kokë turku, në reduktim epik të kompleksitetit. Ka ndodhur me irredentistin Jugosllav Gavrilo Princip, do të ndodhë me Jugosllavin Faruk Haxhibegiç. Por, çka nëse ne provojmë ta rishkruajmë tregimin?

Rigore-Faruk

Replikë. është natë e bukur vere në Florencë. Faruk niset përpara në pikën e penalltisë i qetë, relaksuar, i vendosur. Ai duhet të shkruaj “do të vazhdojë” në faqe, për të sjellur fuqi tek flamuri Jugosllav, që fillon të duket afër atyre republikave separatiste. Ajo gjuajtje në top është shtyrje drejt ndryshimit të mendjes, mrapa-në-të-ardhme për njerëzit e gjuhës së njëjtë edhe pse ata e shkruajnë në karaktere të ndryshme, njerëz që hajnë ushqimin e njëjtë, njerëz që kanë religjione te ndryshme por të gjithë me një zot dhe jo aq antagonistike si që do të jetë më vonë. Faruk shikon tek golmbrojtësi dhe ai nuk sheh askënd. Nuk mund të jetë askush mes tij dhe detyrës së tij; të shpëtojë Jugosllavinë. Askush nuk mund ta ndalë at top plot kuptim. Faruk nuk është ai tani, është lajmëtar e një plani hyjnor. Këmbët e tij janë dhuratë për përmbushjen e këtij misioni, mushkëritë e tij kanë frymën e kombit të suspenduar mes vetes dhe asgjëje, koka e tij është pronë për ta ruajtur dhe të kthejë tek ata të humbur në operacion shumë negativ që është lufta. Në ato 18 metrakatrorë, Faruk Haxhibegic nga Sarajeva duhet kompletuar jo topin, por manifestin politik, një “jo” ndaj shkatërrimit të lajmëruar. Ai merr vrapin dhe gjuan. Gol. Barazim. Nga stadiumi; “Jugosllavia! Jugosllavia!”. Bashkëlojtarët e Faruk-ut, të hekurt nuk bëjnë gabime tjera, Argjentinasit bëjnë. Jugosllavia avanson. Maradona tha: “këtë herë zoti ka plane tjera”. Në gjysëm finale, Italia nuk mundet të bëjë ballë presonin e predikimeve dhe Jugosllavia fiton. Finalja është kundër Gjermanisë. Kombi tani është i bashkuar kundër atij që besoi fatin e tij në këtë lojë. Si në krejt mbarimet e lumtura të tregimeve, Jugosllavia fiton. Maradona e kishte me të drejtë: Plani i Zotit tani është i qartë. Në krejt republikat e federatës një delirium i gëzimit. Kur heronjët kthehen në shtëpi, më kupë, ata riecin itinerarin e funeralit të Titos, Në shtet rritet një sentiment i “Jugonostalgjisë”. Nacionalistët nuk mund të shkojnë kundër ndjenjës së popullit. Andaj, jo më lufta. Dhe të gjithë jetuan të lumtur përgjithmonë.

(Në rregull, është një tregim i pamundur, unë e di. Ne nuk mund të kthehemi mbrapa. Andaj, pse të shkruhet? Dhe pse ta vëjmë penalltinë në qendër të tregimit? E pra, për të njëjtën arsye pse miliona njerëz e duan futbollin: sepse futbolli është fëmijëri. Dhe në fëmijëri gjithçka është e mundur.)

Igor Giammanco

Advertisements

Categories: Sport

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s