T’ga za Jug

Kur unë them “T’ga za Jug” (Dëshira për Jug) në Maqedoni, dy gjëra ju vijnë në mendje me siguri: një poezi dhe verë. T’ga za Jug është poezi nga Kostantin Miladinov (1830-1862), një poet nga Struga që shkroi këtë poezi emocionale dhe të bukur deri sa ishte në Rusi, larg nga vendlindja e tij, dhe ai shprehu vuajtjet e tij dhe nostalgjinë për Jugun – Maqedoninë, në këtë rast, me disa fjali të mëdha. Verëra, që ka marr emrin nga kjo poezi, është një nga më tradicionalet verë maqedone, e shijshme vetvetiu. Për më shumë, “T’ga za Jug”është poezi e cila lexohet për çdo vjet në hapje të eventit të Festivalit të Poezisë në Strugë në nderim të vëllezërve Miladinov. Por çfar është kuptimi ” Dëshira për Jug”?

miladinov

Jugu nuk është vetëm rajon gjeografik, por është mënyrë jetese me karakteristika të veçanta. Në përcaktim të Jug-ut njëri mund të takoje disa vende të zakonta: diellin dhe detin, njerëz të ngrohtë, kultura tradicionale, agrokulturë, tradita të mira gastronomike etj. Shpesh në mendim të zakonshëm, jugu i botës në përgjithësi definohet si i vonuar në zhvillim dhe dikush mund të thotë se njerëzit e jugut janë dembel, nuk duan të punojnë, ata duan vetëm të hanë dhe flejnë, ata kundërshtojnë traditat kundër moderneve dhe se kurrë nuk do të mësojnë mënyrën e drejtë të jetës.

6279907999_2b90b08fbd_b

Në të njëjtën kohë, veriu është metaforë e efiçiencës, zhvillimit, industrializimit, modernizimit dhe ndryshimeve drejt së ardhmes.

araiani-uliveto-7

Diçka është duke humbur në këtë diskutim, është fjali, më e rëndësishmja fjali: rezistimi. Jugu thjeshtë reziston nga shtypja e veriut, mundohet të ruaj kulturat e veta dhe gjuhën dhe përdor traditat. Kjo pjesë e botës nuk ka nevojë për të qenë më e mirë dhe të vrapoj çdo ditë në kërkim për diçka më shumë: njerëzit jugorë ndihen mirë me ato gjëraqë kan, dhe duan ti mbrojnë ato. Nuk do të thot se ata do të jenë gjithmonë njëjtë, gjithçka ndryshon, por Jugu kurrë nuk do të ndryshojë krejtësisht: hapësira të vogla rezistuese gjithmonë do të prodhohen.

Tikves-marketing dizajn

Duke pasur në mendje këtë karakter të fortë të Jugut,nga të gjithë Juget në botë, një lloj shtëpisëmundje ndjehet nga disa njerëz jugorë? Kini vëmendje: nuk po them se njerëzit veriorë nuk ndjejnë nostalgji apo diçka të tillë, po them se shtëpisëmundja e Jugut ndoshta ka diçka më ndryshe. Kush e di ndjenjën, e di edhe atë se të qenit larg shtëpisë, kur ju jeni nga jugu, nënkupton të jesh larg nga familja e madhe dhe e ngrohtë ( ndonjëhere poashtu shumë pushtuese) e cila nuk ngritet menjëherë pas dreke, larg nga qielli i kaltër, nga deti që shëndrit nga perëndimi i diellit të portokalltë, nga ushqimi i zakonshëm ( që gjyshja është gjithmonë e gatshme ta gatuaj për ju ), nga zhurma e rrugëve dhe nga zëri i lartë i njerëzve, nga ngjyrat e fushave dhe pemët agrume, larg nga habia e tregut të rrugëve. Po, të gjitha vendet e zakonshme u konfirmuan, por ato nuk janë dobësitë, janë gjëra që kan bërë jugu ashtu si është. Të jesh larg nga shtëpia do të thotë të jesh shtëpisëmurë. Kur ju shkoni në jug, do të qani dy herë: kur ju arrini dhe kur ju largoheni nga aty. Të jesh larg nga jugu do të thotë se shpirti juaj dëshpruar në kërkim të Jugut, do të thotë dëshirë për jug.

Valeria Ferrante

Translate on Albanian Sokol Makoli

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: