Ndoshta jo aq shumë njerëz e dijnë se çka janë të drejtat njerëzore. Në të vërtetë është shumë thjeshtë për ta kuptuar: të drejtat njerëzore janë ato të drejta që çdo njeri ka qysh nga lindja e tij: të drejtat e jetës, tek një standard adekuat e të jetuarit, të edukimit, të një ambienti të shëndetshëm, lirinë e vetëdijes dhe religjionit, lirinë e mendimit dhe shprehjes. Duke i ditur këto të drejta është me rëndësi, veçanërisht në ambiente të shkollës, në mënyrë që të luftohet kundër çdo forme diskriminimi dhe përjashtimi social dhe për tëzhvilluar mendim kritik drejt stereotipeve dhe paragjykimeve të cilat këto ditë janë aq të zakonshme në çdo shoqëri. Kjo është një nga qëllimet kryesore të projektit ” Model- Mbrojtësit e Të drejtave të Njeriut në shkollë”, implementuar nga CISS ( International South South Cooperation), një OJQ Italiane e themeluar në Palermo, dhe financuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shkup. Projekti synon të përhap dijen dhe ndërgjegjësimin për të drejtat e njeriut dhe dialogun interkulturor në 8 shkolla të mesme maqedone në komunën e Tetovës, Negotinës, Strugës, Xhevxhelisë, Bogdancit, Valandovo. Në këtë strukturë, rreth 50 mësues janë të përfshirë në projekt me punëtori edukim për të drejtat e njeriut, metoda mësimit jo-formal dhe metoda monitoruese për praktika diskriminimit në shkollë.
Në bërthamë të projektit aty është ” ModelBashkimi Europian”, një lloj takimi mes studentëve me sfonde të ndryshme që diskutojnë sikur parlament për qështje relevante sociale dhe provojnë, së bashku, për të gjetur zgjidhje dhe për ti shprehur propozimet për ndonjë problem specifik. Duke i ditur dhe mbrojtur të drejtat e tyre dhe të drejtat e të tjerëve, studentët bëhen mbrojtës e të drejtave të njeriut.
Gjatë këtyre takimeve, ekspert nga OJQ maqedone poashtu kanë marrë pjesë: Shko Gjelbër për drejtat e ambientit, Qendra e Mbështjetjes LGBTI për të drejtat e komunitetit LGBTI, TV TELMA për të folur për lirinë e shprehjes në ambientet e medias. CISS ka themeluar bashkëpunim të mirë me Qendrën e Vullnetarve Shkup (VCS), dhe në dhjetor, në nderim të ditës sëDrejtave të Njeriut, është organizuar një event nga dy organizatat me pjesëmarrës e një gitaristeje, Tanja dhe me zërin e mrekullueshëm Lena që këndoi “Imagine” nga Xhon Lennon. Për më shumë projekti përfshin poashtu plan hulumtues në diskriminim dhe përfshirje sociale në sistemin eshkollave të mesme. Në këtë strukturë hulumtuese, mendimet e studenteve do të mblidhen nga studimet dhe intervistat. Materialet e mbledhura do të përdoren për të krijuar hulumtim analitik me të dhëna dhe informata për formën më të zakonshme diskriminuese, masat e ndërmarra nga shkollat, mendimet e populimit studentor për migrantët, njerëzit homoseksual, gratë, njerëz me kultura dhe gjuha të ndryshme.
Por pse të flitet për të drejtat e njeriut është aq me rëndësi? Në lidhjs me komunitetin internacional dhe trupat internacionale të drejtave të njeriut, të drejtat e njeriut këto ditë është një vegël e rëndësishme dhe duhet të përhapet tek të rinjët. Gjeneratat e reja mund të jenë më tolerantë, më të respektueshëm drejt ndryshimeve. Në botën globale, ku gjithçka është e lidhur, njerëzit shumë shpesh harrojnë të lidhen me tjerët për të ndërtuar së bashku ambient paqësor duke u bazuar në drejtësi, barazi të të drejtave, respekt për ndryshime. Andaj ne duhet ti mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e njeriut: ne të gjith jemi njerëz, ne duhet të bashkëpunojme, jo të luftojmë.
Leave a Reply