Kulturë

Belgrade këtu shkojmë

Nuk ka asgjë më mirë, gjatë shërbimit afatgjatë EVS në shtet Ballkanik, se të vizitosht një nga qytetet më të rëndësishëm në Ballkan poashtu kryeqytetin e ish-Jugosllavisë mes 1918 dhe 1991. Beograd ja ku jemi ! Unë mund të ju sugjeroj tri udhëtime të ndryshme;udhëtimin monumental, udhëtimin e jetës së natës bohemiane dhe udhëtimin historik.

Belgrade_St_Sava_Temple

Udhëtimi Monumental

Nëse doni të zbuloni monumentet më të rëndësishëm të qytetit, ju mund të filloni prej Sheshit të Republikës ( Trg Republike ), ku ju mund të gjeni Muzeun Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar.

Skadarlija

Duke vazhduar në rrugën Mihailova, rrugë kryesore plot dyqane dhe restorane, ju do të hasni në Hotelin Moska ( Hotel Moscow), një nga më të rëndëshmit gurë të çmuar të kryeqytetit Serb. Duke vazhduar drejt në të njëjtën rrugë ju do të shihni Kuvendin e qytetit, pallatin presidencial dhe Bogragjanka (Beograđanka), rrokaqiell 101 metërsh i ndërtuar mes 1969 dhe 1974. Nëse vazhdoni ju do të gjeni Tempullin Sh.

Sava ( Hram Svetog Save ), që ka histori shumë kurioze. Kjo kishë është kisha ortodokse më e madhe në botë, dhe historia e saj nis me 1895, kur një kishë e vogël komemorative nisi të ndërtohet në kodër ku, më 1594 ushtarët e Perandorisë Osmane dogjën mbetjet e Sh. Savës. Lufta e parë botërore ngadalësoi zmadhimin e kishës; punët nisën më 1935. Pastaj, okupimi i Armatës Naziste në Beograd ndaloi projektin dhe kisha ishte okupuar nga Armata Gjermane së pari, dhe nga Armata Jugosllave pastaj. Pas lufte, qeveria komuniste nuk brengosej për kishën, andaj thjesht u la e braktisur. Më 1985 punët e zmadhimit të Tempullit nisën përsëri, dhe akoma janë në progres në ditët e sotme.

Udhëtimi bohemian i jetës së natës në Beograd

skadarskaBeogradi është qytet perfekt për njerëzit e rinjë! Nëse dëshironi të shijoni ushqimin e Ballkanit dhe pijet ju duhet të shkoni në bërthamë të jetës së natës të Beogradit. Ju mund të gjeni shumë restorane të lira, apo më mirë të thjeshtat “Kafana”, ku ju do të gjeni muzikë tradicionale live dhe atmosferë mahnitëse. Një nga vendet më të rekomanduara për jetë nate është Skadarlija: vend bohemian plot vende karakteristike dhe shumëngjyrëshe. Ju mund të kënaqeni duke fotografuar vendet e fshehta në Skadarlija dhe rrugët e ngushta me grafite dhe dizajn unik urban. Skadarlija është krahasuar me Paris’ Montmartre, për shkak atmosferës dhe për njerëzit e ngrohtë që jetojnë aty. Në fund të shekullit XIX, disa komunitete Rome kanë jetuar aty, duke e bërë kuartin të famshëm si “Kuarti Rom”. Natyra bohemiane është rritur më 1901 kur një vend i rëndësishëm takimesh për artistë, shkrimtarë dhe piktorë u demolua në Sheshin e Republikës ( Trg Republike). Për atë arsye, të gjithë artistët gjetën vende të reja për tu takuar : Skadarlija !

Udhëtimi Historik

military_museum_belgrade_fortress_serbia_photo_tob

Udhëtimi i jonë historik përfshinë dy pjesë të ndryshme të qytetit; Kështjellën e Beogradit, afër qendrës dhe Muzeun e Historise Jugosllave në Dedinje. Për të shkuar në Kështjellë ju mund të shkoni përgjatë parkut i thirrur “Parku Kalemegdan” ( Kalemegdan Park ). Kështjella është pikë e qytetit ku ju mund të kënaqeni me pamjen e dy lumenjëve: Danub-in dhe Sava-n. Një panoramë mahnitëse është e garantuar ! Kështjella është ndërtuar nga Perandoria Romakenë fund të shekullit I p. K.. Gjatë Perandorisë Osmane kështjella është ndërtuar dhe shkatërruar tri herë, deri sa u bë një nga kështjellat më të rëndësishme gjate okupimit Austriak. E fundit por jo etëra, Muzeu i Historisë Jugosllave dhe Shtëpia e Luleve. Pjesa e parë e Muzeut është e emigrantëve Jugosllav, me tregime e jetës çdoditore të njerëzve Jugoslloven që ishin detyruar të shkojnë jashtë. Organizata e muzeut do të ju drejtojë më thellë në kulturë dhe tradita të Jugosllavisë. Një tjetër pjese e këtij kompleksi historik është Shtëpia e Luleve: ky është vendi ku Josip Broz Tito dhe gruaja e tij shtrihen. Shtëpia e Luleve e ka këtë emër sepse, pas vdekjes së Tito-s, disa përfaqësues të shteteve tjera, njerëzit e thjeshtë dhe institucionet nga e gjithë bota shkuan aty duke sjellë lule dhe bërë homazhe Tito-s.

fortezza-di-belgrado-586x372

Në konkludim, Beogradi është vend perfekt nëse ju doni artin, jetën e natës dhe historinë. Kënaquni në Beograd !

Valeria Ferrante

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s