Teatri i kukullave nuk është vetëm komedi. Kur shkruhet në mënyrë dramatike, shëndrohet në paradigmë artistike e cila mund të ngritë vetëdijen.
Në Turqi, kur përmendet teatri i kukullave, gjëja e parë që të kujtohet janë „Karagjozi dhe Haxhivati“- karaktere lojrash të hijeve.
Sipas opinionit të përgjithshëm, shenjat nga kjo teknikë turke të paraqitjes së lojës së hijeve ishte që nga shekulli i 16 në Egjipt, kurse në shekullin 17 u paraqitën „Karagjozi dhe Haxhivati“.
Karagjozi është i paarsimuar, por një karakter intelegjent kurse Haxhivati është i arsimuar dhe i sejllshëm.Në pjesën teatrake, këto personazhe ç’do herë grinden njëri me tjetrin. Komedija zhvillohet si rezultat i mosmarrëveshjeve ndërmjet Karagjozit dhe Haxhivatit. Loja e hijeve përfshin tema nga situata reale jetësore siq janë mardhëniet mes fqinjëve, rregullat në martesë, kritikën sociale politike etj.
Shfaqja Karagjoz-Haxhivat luhet në ekran të bardhë si lojë hijesh dhe që të mund të funksionojë si e tillë duhet të realizohet në hapsirë të errët.
Personazhet Karagjozi dhe Haxhivati janë të krijuar nga një lëkurë e përpunuar e tejdukshme speciale. Kukullat krijohen me përzierjen e lëkurës së deves me disa materiale natyrore, gjatë përpunimit të së cilës shfrytëzohen enzime kimike të përpunuara me përparimin e teknlogjisë.
Lëkura e deves sot vështirë mund të gjindet, prandaj në vend të saj zakonisht shfrytëzohet lëkura e lopës. Pastaj në material vizatohen figurat dhe lëkura mbulohet me ngjyrë pas fotografimit vizatohen rrathët me ngjyrë të zezë përgjatë skajeve. Kur përfundon proçesi i fotografimit, pjesët e kukullave lidhen në varg njëra me tjetrën dhe janë të gatshme që të luajnë.
Karagjozin dhe Haxhivatin i udhëheq vetëm një artist i cili quhet „Hajali“. Hajali jo vetëm që paraqet imitime dhe këngë por udhëheq të gjitha skenat. Asistenti i tij quhet „Jardak“. Ai i bie daires dhe ia jep kukullat Hajalit.
Ekzistojnë edhe dy personazhe të rëndësishme në teatrin tradicional turk të kukullave, të njohur si Ibishi dhe Ihtijari. Ibishi është karakter intelegjent, dinak dhe i kuptueshëm kurse fjalimi i tij dhe lëvizjet e argëtojnë publikun gjatë shfaqjes. Ihtijari i paraqet njerëzit e pasur dhe është shefi i Ibishit. Përveç këtyre dyve, ekzistojnë edhe personazhe të cilat kanë role specifike në shfaqje.
Në teatrin turk të vjetër të kukullave zakonisht improvizohet me gjësende. Ashtu si në teatrin e zakonshëm, kostumet dhe dekoret mund të shfytëzohen për performancën e kukullave e cila mund të luhet edhe me muzikë.
Për të krijuar shfaqje të kukullave nevoitet talent. Kukullbërësit janë ekspert për mimika dhe lëvisje. Me emrin e kohës ata kanë zhvilluar teknika të reja, siç janë Marioneta, kukullae e dorës, kukull e cila mund të vishet e të ngjajshme.
Tek Marioneta ç’do pjesë e kukullës është e lëvizshme dhe kukullat janë të lidhura me pe. Tek e ashtu quajtura kukulla e dorës, kukullbërësi fut dorën në trupin e kukullës dhe në këtë mënyrë e lëviz dhe e kontrollon, kurse me gishtërinjtë e tij bën lëvizjen e duarve të kukullave. Lloji tjetër është kukulla e cila mund të vishet. Kjo teknikë u mundëson kukullbërësve që të veshin kostumet e kukullave dhe ta lëvizin kukullën nga mbrenda. Këto kukulla mund të jenë më të mëdha edhe se vet njeriu.
Teatri i kukullave nuk është vetëm komedi. Kur shkruhet në mënyrë dramatike, shëndërohet në paradigmë artistike e cila mund të ngritë vetëdijen. Me zhivllimin e teknologjisë, teknikat siç janë „ndërprerja e lëvizjes“ kanë kaluar rrugë te gjatë që të bëhen forma të tilla artistike e cila shpesh shikohet ne kinema edhe në televizion. Në Turqi në pikëpamje të arsimimit, Universiteti për art artistik Mimar Sinan ekziston drejtim për dizajnim kukullash dhe lojë hijesh. Qëllimi i këtij drejtimi është që të tranoj dizajner të suksesshëm kukullash.
Sot, arti i kukullave në Turqi mbahet në festivale të ndyshme për kukulla dhe lojëra hijesh, me teatro dhe projekte filmash.
Atahan Gokçe
Përkthyes: Flora Miftari
Leave a Reply