Profesionet e vjetra në Çarshinë e Vjetër

29432573_10213290660115854_4729154383290302464_n

Mjeshtrit më të rritur të cilët merren me këto zeje me vite të tëra kundërshtojnë që këto profesione mos të zhduken.

Çarshia e Vjetër me rrugët e saj historike, destinacioni më i shpeshtë për popullsinë lokale, si dhe për turistët e huaj të cilët e vizitojnë Shkupin. Aty traditat kanë arritur ti mbijetojnë të gjitha pengesat dhe ta ruajnë historinë në çdo kënd.

Sot, ajo është një pikë rrefimi kombëtare e mbrojtur dhe përmban ahitore të shumta zejtarësh. Aty është vendi ku perfundon agresiviteti i jetës moderne, dhe respektimi i traditës kultivohet në forma tipike të tregtisë dhe zejeve. Me shekuj mbahen të gjalla traditat argjentar, këpuctarë, thurrje, qëndisje etj. Mjeshtrit më të rritur të cilët merren me këto zeje me vite të tëra kundërvihen që të mos zhduken profesionet e tyre.

29366186_10213290661315884_1901793015949688832_n

Saqipi është mjeshtër në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I ka 70 vite dhe vështirë dëgjohet kur ai flet,  kurse bën ëmbëlsira, 59 vite me rradhë. Që nga fëmijërija e mësoi këtë profesion. Më vonë hap biznesin e vet me të cilin merret sot e kësaj dite. Ka disa vite në pension, por nuk don që të qendrojë në shtëpi kështu që vazhdon të punojë. Krahason kohën kur ishte i ri. E pranon se shumë gjëra kanë ndryshuar prej atëherë. Thotë se djali i tij ka biznes krejtësisht tjetër dhe askush në familje nuk dëshiron që ta vazhdojë profesionin e babait. Para tri deceniesh lokali vlonte nga blerësit, por sot ka ditë që askush nuk hyn në të.

E pyesim ,, vallë të rinjtë janë të interesuar për këto profesione?“, kurse ai duke qeshur na përgjigjet se ata interesohen vetëm kompjuterë. Potencon se nipi i tij i kishte thënë që nuk dëshiron të merret me zanatin e gjyshit të tij sepse mbijetohet vështirë.

Vazhdojmë më tej. E takojmë Borisin, pronar të shitores në të cilën shiten prodhime të lëkurës. Ka kryer fakultetin Teknologjik para dyzet vitesh. Kishte punuar në fabrikë për prodhimin e lëkurës dhe aty e kishte përvetësuar përvojën e çmuar. Mendon se njëri nga problemet për zhdukje e zanateve të vjetra është përkrehja jo e mjaftueshme e qeverisë, respektivisht mungesa e masave të veçanta si për shembull bashkëpunimi i bizneseve tradicionale me institucionet shtetërore: policinë, ushtrinë, komunat, ndërmarjet shoqërore… Biznesi i tij ekziston tri decenie. Ai thotë se njerëzit çdo herë do të kenë nevojë për lëkura, kurse prodhimi kualitativ çdoherë do ta gjejë konsumatorin përkatës këtu ose jashtë vendit.

Ibrahimi është faktori i cili zanatin e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi i tij. Ata si familje merren me këtë biznes më tepër se 100 vite. Thotë se jetesa përpara ishte e mirë, por sot është e vështirë të mbijetosh. Pasiqë është farkatari i vetëm në çarshi, ai ndjen përgjegjësi që të vazhdojëme këtë zanat edhe pse është shumë vështirë. Djali i tij, gjithashtu është farkatar dhe mendon se do të punojë në të ardhmen.

Një ndër profesionet të trashëguara nga perandoria Osmane është filligrani. Ekzistojnë disa zejtarë në Shkup që merren me këtë,por sfidat e kohës së re e bëjnë të veten. Edhe arëtarët janë në fazë të zhdukjes.

29356243_10213290659075828_6878106953055207424_n

Përskaj mungesës së interesimit nga ana e të rinjëve për zehet e lashta, ekziston shpresë se punët do të ndryshojnë. Çarshia e Vjetër ka karakteristika kulturore dhe historike si vendbanim më i madh në Shkup. Ajo është qendër kulturore dhe artistike në të cilën gjenden numër i madh i monumenteve kulturore dhe historike. Shumë ndrërtesa të cilat dikurë shfrytëzoheshin që të bëhet zot shtëpie për udhëtarët ose edhe hamamet, janë shëndëruar në muze dhe galeri që sot shfrytëzohen për ekspozita, koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore. Sot vendi dhe rrethina pranë tyre ense janë vendbanim i disa xhamive, kishave dhe sahatkullës. Çarshia e Vjetër në Shkup orfon shitore të vogla, atelje, restorante tradicionale, kafene dhe hamame që vizitorët ta ndjejnë shpirtin e qytetit. Nëse doni të udhëtoni nëpër histori shkoni deri tek Çarshia e Vjetër e Shkupit. Ajo ju pret.

29366026_10213290661475888_2930018984159870976_n

Gokçe Atahan

Translator: Flora Miftari

 

 

 

 

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: