Sport

Kampionati Botëror i Futbollit 2018

2018-FIFA-World-Cup-Groups-List

Në ditët në vijim, të gjithë sytë do të drejtohen në gjënë më të rëndësishme sekondare të botës, dhe kjo është Kampionati i 21-të Botëror i Futbollit, i cili do të mbahet në Rusi nga 14 qershor deri më 15 korrik. Ky do të jetë kampionati i parë botëror që mbahet në Evropë që nga kampionati i vitit 2006 në Gjermani dhe do të jetë gjithashtu kampionati i parë i mbajtur në Evropën Lindore në përgjithësi, dhe i pari që do të mbahet në një vend territori i të cilit shtrihet në dy kontinente. Megjithatë, të gjitha ndeshjet do të luhen në stadiume të vendosura në pjesën evropiane të Rusisë, në mënyrë që të ruhet koha e udhëtimit. Në kampionat do të marrin pjesë 32 skuadra kombëtare, nga të cilat 31 u renditën me anë të ndeshjeve kualifikuese, plus Rusia si mbajtës i kampionatit. Ata do të ndahen në 8 grupe, duke luajtur gjithsej 64 ndeshje në 12 lokacione të vendosura në 11 qytete. Ndeshja finale do të mbahet më 15 korrik në Moskë në stadiumin e njohur “Luzhniki”.

20171127-The18-Luzhniki-Stadium.png

Është interesante të theksohet se një total prej 20 shtetesh përsëri do të marrin pjesë në kampionat pas atij të mëparshmi në 2014, duke përfshirë edhe kampionin në fuqi Gjermaninë. Gjithashtu, Islanda dhe Panama do të shfaqen për herë të parë pasi ata kaluan kualifikuesit për herë të parë. Ata gjithashtu mbajnë titullin e kombeve më të vogla, në aspektin e popullsisë, të këtij kampionati. Në mesin e ekipeve kombëtare që kthehen pas një mungese të gjatë janë: Egjipti, duke u rikthyer pas 28 vjet mungesë nga gara e tyre e fundit në vitin 1990, Maroku që për herë të fundit garoi në 1998. Peru kthehet pas një largimi 36-vjeçar në 1982 dhe Senegali do të shfaqet për të dytën kohë pas kampionatit të vitit 2002 ku ata u vendosën në çerekfinale. Për herë të parë, tre vende nordike (Danimarka, Islanda dhe Suedia) dhe katër vende arabe (Egjipti, Maroku, Arabia Saudite dhe Tunizia) së bashku do të marrin pjesë në një kampionat botëror. Vendet e rëndësishme që nuk arritën të kualifikohen janë kampionët katër herë të Italisë (për herë të parë që nga viti 1958) dhe tre herë finalistët e Holandës. Gjithashtu, fituesit e Kupës Afrikane të Kombeve në vitin 2017 në Kamerun dhe Kili i cili është dy herë fitues i Copa America dhe kampion kombëtar në vitin 2017, nuk u kvalifikuan në kampionat. Midis tyre, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe Gana dhe Bregu i Fildishtë, po dalin nga seria e tre paraqitjeve rradhazi.

FIFA-World-Cup-2018-Mascot-Name.jpg

Në fillim u sugjerua që kampionati të zhvillohet në 13 qytete: Kaliningrad, Kazan, Krasnodar, Moskë, Nizhny Novgorod, Rostov-on-Don, Shën Petersburg, Samara, Saransk, Soçi, Volgograd, Yaroslavl dhe Ekaterinburg me një total prej 16 stadiume. Më vonë numri u reduktua në 11 qytete dhe 12 stadiume, duke eliminuar Krasnodar dhe Jaroslav, pasi u ndërpre ndërtimi i dy stadiumeve. Tre prej stadiumeve ekzistuese (Luzhniki, Ekaterinburg dhe Soçi) ​​u rinovuan, dhe 9 të mbeturit u ndërtuan rishtazi. Rreth 10 miliard euro u shpenzuan për ndërtimin dhe rinovimin. Stadiumi më i përdorur do të jetë “Luzhniki” në Moskë dhe stadiumi në Shën Petersburg, me nga 7 ndeshje secili. Soçi, Kazani, Nizhny Novgorod dhe Samara do të presin nga 6 ndeshje, duke përfshirë edhe një çerek finale. 5 ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Otkritie Arena” në Moskë dhe Rostov-on-Don, ndërsa 4 do të luhen në Volgograd, Kaliningrad, Ekaterinburg dhe Saransk. Simboli (logoja) zyrtare e kampionatit është “Zabivaka”, e cila në përkthim do të thotë “ai që shënon”. Është një ujk antropomorf me triko që lexon “RUSIA 2018”. Këmishë dhe pantallona të shkurtra të maskotit kombinohen me një ngjyrë të bardhë, të kaltër dhe të kuqe që simbolizon ngjyrat e flamurit rus dhe të ekipit Rus. Në fund na mbetet të gëzojmë kampionatin dhe shpresojmë se do të na sjellë shumë emocione, ndjesi dhe lojëra të mrekullueshme.

 

 

Autor: Milan Gjapic

Përkthyes: Jeton Vinca

Categories: Sport

Tagged as: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s