Përmbledhja e përgjithshme e tre muajve të mi në EVS

Kam ardhur për të bërë EVS në Portugali në fund të shtatorit, dhe deri më tani përvoja ime këtu ka qenë një nga gjërat më të mira në jetën time. Ka shumë arsye për këtë. Së pari projekti që unë kam punuar, Agueda Volunteering Land, ka arritur të shkojë më tej se pritjet e mia. Puna në të cilën marr pjesë është shumë frymëzuese dhe përmbushëse.

Puna me fëmijët është e mahnitshme, ata janë shumë argëtues dhe gjithmonë ndajnë shumë pozitivitet me ne. Ne po punojmë që t’u mësojmë atyre diçka dhe njekohësisht duke u argëtuar dhe kjo është një lloj pune fisnike për mua. Ajo që unë personalisht e pëlqej është që përveç punës në projekt me planifikimin dhe zhvillimin e aktiviteteve me fëmijët, ne gjithashtu bëjmë gjëra arëtuese në organizatë. Duke qenë pjesë e pothuajse çdo gjë që organizata jonë vendos të bëjë, më bën të ndihem se padyshim jam  pjesë e organizatës. Gjithashtu të kesh një ndjenjë se përket diku, përderisa unë jam në EVS në një vend tjetër është diçka e rëndësishme. Puna është gjithashtu si eksplorimi dhe përjetimi i gjërave të ndryshme sepse ne gjithmonë përfshijmë gjëra të reja në punë. Më kujtohet një ditë kur shkonim në shkollën e mesme Marques Castilho për tu treguar studentëve për EVS-in, dhe të gjitha mundësitë që ka arsimi joformal. Për shembull, një student pyeti se ai duhet të ketë shumë para për të shkuar në EVS. Ne ishim atje për të pastruar dilemat e tyre, për t’i edukuar ata për të gjitha mundësitë që kanë dhe për t’i inkurajuar ata. Gjithashtu, për tu treguar se nuk duhet të kenë shumë para për të udhëtuar nëpër botë, për të takuar njerëz të rinj dhe për t’u zhvilluar. Për mua ato ditë kur ishim duke punuar me nxënësit ishin një nga ditet më të mira, sepse ne po merrnim një ndryshim pozitiv në jetën e dikujt. Gjithashtu kujtoj ditën kur shkuam në një shtëpi pleqsh për të bërë një ditë më të mirë për njerëzit e moshuar atje. Për të pastruar qen, si pjesë e projektit tim personal që kisha liri për ta shkruar dhe zhvilluar atë.  Ne po bëjmë aktivitete dhe ne jemi të sfiduar, por mësojmë shumë nga puna jonë. Kam menduar shumë herë se deri më sot, përveç punës që bëjmë, EVS-i im është i plotë për shkak të njerëzve rreth meje. Unë dhe vullnetarët e tjerë,  gjithashtu të gjithë ne si një grup, kalojmë shumë mirë. Është një rreth i vogël dhe i sigurtë i miqve të ngushtë që ndajnë gjithçka, lumturi dhe trishtim, çokollata dhe përqafime. Ne të gjithë mësojmë shumë nga njëri-tjetri, rreth kulturave tona të ndryshme dhe vetes.

unnamed

Jeta ime midis punës dhe relaksimit është e balancuar, ekipi në organizatë është i hapur për ide dhe ndryshime që do të përmirësojnë mënyrën tonë të jetesës. Gjithashtu më pëlqejnë shumë të hënat, sepse janë planifikuar për të provuar gjëra të reja dhe për të patur aktivitete shëndetësore dhe argëtuese. Mentorimi që kemi është shumë i dobishëm dhe kam mësuar shumë gjëra dhe kam kërkuar zgjidhje për shumë probleme në mentorim.

Një nga gjërat që më pëlqen më së shumti është takimi i vazhdueshëm i njerëzve të rinj; çdo gjë që bëjmë, kudo që të shkojmë takojmë njerëz të rinj dhe kjo sjell shumë gëzim në jetën tim. Sidomos kur shkuam për të bërë prezantime në universitet dhe që nga ajo kohë ne ndonjëherë bashkohemi me njerëzit e atij fakulteti  dhe është me të vërtetë kënaqësi. Unë gjithashtu kam marrëdhënie të mira me personat që bashkjetoj në aparman, ndoshta apartamani jonë  nuk është gjithmonë i pastër, por ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin.

Filip Cvetanov

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: