Sot është një temë e famshme. Shumë njerëz dhe artikuj na këshillojnë që ta duam veten më shumë, sikurse të jetë zgjidhja e gjithçkaje. Të gjithë këta ” pse nuk e doni veten, ” ” ju nuk mund ta doni dikë tjetër derisa ta doni veten ” dhe shumë më tepër. Fillon të tingëllojë si një detyrim tashmë, por cfar është vetë-dashuria? Vetëm një e drejtë apo justifikim për të qenë egoist apo pikërisht e kundërta?
Të duash veten tend është e rëndësishme për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të kënaqshme. Kjo na bën të mendojmë për prioritetet tona, na bën të marrim vendime duke u bazuar në të dhe mund të ndryshojmë jetën tonë krejtësisht sapo të fillojmë të marrim më seriozisht.
Vetë dashuria mund të jetë gjithçka, mund të jeni ju duke thënë: ” jo ” për çdo gjë që nuk ju mbështet, por edhe të kundërtën, duke thënë ” po ” për gjithçka që e bën zemrën tuaj të ndriçojë dhe gjithçka që të qetëson shpirtin. Vetë-dashuria për mua është të shijuarit e jetës ndërsa je versioni më i mirë i vetes. Me këtë nuk dua të them që ne gjithë kohën duhet të synojmë përsosmërinë, por të falim vetveten. Ndonjëherë ndihemi keq dhe nuk duam të dalim nga dhomat e gjumit, duam të hamë ushqim jo të shëndetshëm dhe të bëjmë shaka fëminore dhe duhet ta lejojmë veten ta bëjmë këtë. Është liria jonë për të dashur dhe respektuar veten dhe askush tjetër nuk duhet të ketë ndihim mbi të. Gjithashtu duke falur veten për gabimet që kemi bërë, sepse ne po e jetojmë jetën tonë për herë të parë në këtë trup dhe nuk duhet të dimë gjithçka, ne po mësojmë dhe përmirësohemi dita ditës. Zakonisht, ne japim më të mirën që mundemi në çdo moment dhe është në rregull nëse ndonjë ditë më e mira që mund të bëjmë është vetëm larja e dhëmbëve.
Praktikimi i vetëdashjes është një punë e përditshme. Ajo duhet të jetë gjithmonë prioritet më i rëndësishëm. Kam mësuar se gjithçka është e mundur në këtë jetë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që duam më së shumti. Shoqëria jonë na bën të besojmë se vetëm ata me fat mund të jenë të lumtur dhe të gëzojnë jetën, por është detyra jonë tja vërtetojmë vetes të kundërtën. Ne të gjithë meritojmë të jemi të lumtur dhe të respektuar për shkak se kemi lindur në këtë botë.
Ka mënyra të ndryshme si të praktikosh vetëdashjen, Interneti është plot me artikuj, por mendoj se më e rëndësishmja është të dëgjojmë vërtet veten, thjesht sepse nuk ka një version të dytë prej nesh, ne të gjithë jemi unik. Një herë një mikesha im më tregoi për një meditim që ajo kish bërë dhe ishte tha diçka e tillë: “Imagjinoni dikë që ju me të vërtetë e doni, përjetoni ndjenjën, kuptoni atë me të gjitha shqisat tuaja.
Ju mund të ndihmoni veten me pyetje si: çka ju pëlqen më shumë për personin, fizikisht, mentalisht, për personalitetet e tyre etj. Dhe në momentin më të lartë e ktheni atë dashuri nga vetvetja. Ndjeni gjithë këtë ndaj vetes, shikoni veten nëpërmjet syve të dashurisë, nëpërmjet syve të dikujt që ju do pa kushte. Mbajeni mend këtë ndjenjë dhe dashuroni veten tuaj çdo ditë. Për mua, pjesa më e vështirë nuk ishte të ndihesha egoiste. Kjo është një klishe por një njeri nuk mund të derdh të nga një filxhan bosh. Nëse nuk ka asgjë që na bën të lumtur, si mund t’i ndihmojmë të tjerët apo t’i bëjmë ata të lumtur? Për shembull, një grua në paqe me veten, është një nënë më e lumtur, punonjëse më i mirë, mikesh më e mirë etj. Mund të jetë e vështirë ndonjëherë që të marrësh kohë për veten, por koha që kalon më vonë në çdo gjë që duhet të bësh do të jetë një kohë më kualitative. Të gjithë fitojnë.
Ka shumë mënyra për të kuptuar vetë dashurinë, por mesazhi më i rëndësishëm nga unë është të vëreni, të merrni kohë dhe të praktikoni atë. Sa herë që ndjeheni si një rrëmujë, mos e ndëshkoni veten për këtë, thjesht bëni çfarëdo që duhet të bëni dhe të kënaqeni me jetën tuaj.
Triine Viisma
Leave a Reply