Rripi i Gjelbër Europian: Nga “rrip i vdekjes” në brez i jetës

Si u bë ish-”perdja e hekurt” zinxhiri më i gjatë i biotopeve të Evropës.

Kur në nëntor të 1989-s Gunter Shabovski, Sekretari i Partisë Socialiste për çështjet e mediave, gati rastësisht, njoftoi hapjen e kufirit të brendshëm-gjerman dhe Murit të Berlinit në një konferencë legjendare për shtyp , njerëzve të Gjermanisë Lindore vështirë se mund tu besonin veshët e tyre per këtë ngjarje. Kjo ditë ndoshta u bë dita më e rëndësishme në historinë e re gjermane – por edhe evropiane. Ndarja e Gjermanisë dhe Evropës si një e tërë në lindje dhe perëndim papritmas mbaroi dhe Lufta e Ftohtë pati (pak a shumë) një fund të qetë.

Luftbild von der ehemaligen Grenze zwischen den beiden deutschen Staaten, Mupperg

Për rreth 40 vjet “Perdja e Hekurt” që e ndante Evropën nga Kieli në Detin Balltik deri në Trieste në Adriatik dhe më tej; dhe për 40 vjet vija kufitare nuk ishte kaluar nga askush, përveç ushtarëve të RDGJ-së për mbrojtjen e kufirit. Unë vetë jam shumë i ri për të kujtuar atë kohë, por u rrita me shumë anekdota dhe histori nga familja e nënës sime e cila ka jetuar në një fshat të vogël i ndodhur direkt në kufirin e brendshëm gjerman.

Elektrifizierter_Zaun_-_geo-en.hlipp.de_-_13687 (6)

Qeveria e RDGJ-së bëri cdo gjë për të penguar largimin nga vendi; kështu që “ikja nga Republikës” (dezertimi nga republika) konsiderohej krim i vërtetë dhe dënohej rëndë nga autoritetet e RDGJ-së. Gjatë viteve, kufiri midis lindjes dhe perëndimit forcohej me gardhe, fusha të minuara, kulla vrojtimi me ushtarë të armatosur dhe objekte të vetëshkatërimit dhe disa qindra njerëz humbën jetën duke u përpjekur të iknin nga diktatura gjermano-Lindore.

Kjo barrierë e papërshkueshme është banda e vdekjes, në Gjermani ajo është mbi 1400 km e gjatë dhe mes 50 dhe 200 metra e gjerë e cila pret përmes fusha, pyje, lumenj dhe liqene kudo ku janë kufijtë politikë.

Papritmas në 89-ten gjithçka ndryshoj! Kufiri i vjetër e humbi tmerrin e tij dhe u çmontua vetëm për disa muaj. Sot ka vetëm pak vende ku ende mund të shohim rrënojat e objekteve të kufirit si muze i hapur, si p.sh. vendi përkujtimor në Hötensleben në Saksoni-Anhalt. Simboli i opresionit njerzor u bë një shans unik për natyrën! Falë mungesës 40 vjeçare të kultivimit, flora dhe fauna në këtë zonë mund të rindërtohen.

Grenzdenkmal_Hötensleben_mit_Grenzpfahl_Mauer (1)

Menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit ishte FRMNG-ja”Federata për Ruajtjen e Mjedisit dhe Natyrës në Gjermani” që dolën me planin për të vënë në mbrojtje ish-vijën kufitare. Edhe para se kufiri të hapej, aty janë gjetur shumë specie -: të tilla si zogjtë, bimë dhe insekte- një pasuri e shquar dhe një pjesë e madhe e tyre gjendet në listën e kuqe të specieve të rrezikuara. Ashtu si një varg margaritarë të “Brezi i Gjelbër gjerman” janë rreshtuar biotope pas biotopesh dhe lidhen sfera të ndryshme ekologjike si një korridor ose një lloj të “autostrade e gjelbër” duke bërë një nder të madh për biodiversitetin dhe ruajtjen e llojeve të rrezikuara në disa zona të mbrojtura (edhe pse ky shirit ka boshllëqet e veta në disa vende).

Por nuk duhet të harrojmë se jo vetëm Gjermania ishte e ndarë, por e gjithë Evropa! Kështu, duke filluar në vitin 2002, iniciativa rrënjët e barit gjerman u bë një model për 24 vende europiane dhe vizioni për më shumë se 12.500 km “Brezi i Gjelbër Evropian” ka filluar të bëhet realitet. Nga Detin Barents në veri të Detit të Zi, projekti Brezi i Gjelbër Evropian është i ndarë në katër seksione: rripi i gjelbër Fenno-skandinav, rripi i gjelbër i Balltikut, rripi i gjelbër i Evropës Qendrore dhe Brezi i Gjelbër i Ballkanit – duke përfshirë kështu kufijtë e ish Republikës Federale të Jugosllavisë. Projekti është implementuar nga organizata të ndryshme që përkujdesen për zona të veqanta si Shoqëria Ekologjike Maqedonase në Ballkan për zhvillimin e specieve dhe parandalimin e shkatërrimit te biosferave të vlefshme.

1280px-Lynx_kitten (5)

Gjatë 20 viteve të fundit ka pasur një zhvillim të madh drejt një sferë unike të biodiversitetit përgjatë kufirit të mëparshëm të Luftës së Ftohtë dhe ish-rripit te Vdekjes e cila u bë një strehë për shumë lloje si rrëqebulli euroaziatik që u bë një kafshë portret për projektin EGB. Pra, ky është një shembull i jashtëzakonshëm i koordinimit ndërkombëtar dhe përpjekjeve për mbrojtjen e natyrës përtej kufijve kombëtarë. Në vitet e fundit ka pasur përpjekje për të emëruar ETUC si një Sit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën titullin “Perdja e Hekurt dhe Brezi i Gjelbër: Rrjetet dhe Mundësitë për Bashkëpunim në një Peizazh Kufitar Evropian”. Projekti EGB p.sh. “Konkursi i Fotografisë së Gjelbër të Ballkanit”, organizuar nga Ballkani i Gjelbër – OJQ e Federatës së Bisedave të Natyrës.

Megjithatë, qëllimi i kërkimit është të bëjë një rrip përgjatë tërë Evropës, për tu përballur me problemet dhe komplikimet si ndërtimi i infrastrukturave të reja, shpyllëzimi, bujqësia intensive dhe turizmi masiv. Prandaj është jetësore të siguroheni që ajo të ruhet dhe të mos humbet në “botën njerëzore moderne”.

Në vitin 2019 gjerdanii gjelbër gjerman po feston përvjetorin e 30-të, dhe dëshiron ta bëjë Rripin e vdekjen atë një parajsë të jetës.

Sascha Schlüter
Përkthim: Paulin Zefi

Sources:

https://www.bund.net/themen/aktuelles/detail-aktuelles/news/verbindet-ueber-laendergrenzen-hinweg-das-gruene-band-europa/news-topic/gruenes-band/

https://www.icomos.org/images/DOCUMENTS/Secretariat/2018/EYCH_2018/Pressemitteilung_eng_Iron_Curtainfinal.pdf
https://www.bund.net/themen/gruenes-band/gruenes-band-europa/chronik/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close