Muaji Gusht arriti, dhe për disa nga ne pushimet e gjata dhe qetësuese po mbarojnë. Edhe nëse keni kaluar verën shtrirë në plazh me pije të ftohta afër jush, apo keni vizituar ndonjë fshat ku dita ju ka gjetur të shtrirë në lëkundësenën hijen e drurit, të gjithë ne kemi dëshirë të fillojmë sezonin e ri me një kompetencë më të fortë që të jemi një hap më pranë atij suksesi tërheqës të cilën gjithmonë e kemi endërruar.
Kjo është po ajo që tridhjetë e dy guximtarë të rinj kishin për plan kur morën rrugën për një qytet të vogël e të fshehur në Kroaci, me emrin Lipik. Të mbushur me shprehje të lumtura dhe të etur për të shpërndarë diturinë e tyre, tetë shtete – duke përfshirë Maqedoninë – u bashkangjitën një javë për qëllim që të trajnojnë vetveten dhe të tjerët përmes kursit që po i priste me emrin “Remove” (“Heq”). Shpresa jonë për në fund të këtyre ditëve intenzive ishte që të mbledhim njohuri më të madhe në temat e Elasticitetit, Motivimit, Vlerat dhe Emocionet tona, si dhe si t’izbatojmë në vështirësitë tona ditore.
Të freskët dhe të pushuar nga udhëtimi, dita theksohet në atë se si të përshtatemi në atmosferën e re dhe si të jemi më të rehatshëm pranë njëri-tjetrit, nëpërmjet lojrave të ndryshme dhe ushtrimeve grupore. Disa nga këta raste pa dyshim na vënë në siklet, por themeli i tyre qëndron aty se na japin mundësinë që gjatë këtij kursi të jemi më të lirë në shprehjen e mendimeve tona sado që këta mendime apo ide të jenë të çuditshmen dhe të ndryshme nga rrethina. Përderisa dielli po perëndon, ne gjendemi të ulur rrethnë kopsht duke bërë reflektimin e ditës së sotme. Pas errësirës, mblidhemi në grupe pas tavolinave të përgaditura ku çdo grup do të prezentojë shtetin nga i cili vjen. Kjo kryhet nëpërmjet kërcimeve zbavitëse, me fakte joshëse dhe ushqimeve tradicionale të shijshme.
Ditet e rradhës ndiqen me seminare bindëse të cilët kanë ndikim të madh te ne, ku promovojnë mësim në mënyra të qarta. U shfaqën tema të ndryshme, duke filluar nga shëndeti mendor në punë, gjetja e motivimit të përshtatshëm për çdo individual, të qenurit elastik gjatë krizës dhe si të lexojmë emocionet nëpërmjet heshtjes. Të gjitha këto dhanë nga një sfidë të veçantë se si t’i kapërcejmë këta pengesa që po ndërhyjnë me jetën tonë. Secila ditë mbaroi me reflektimin e ditës, gjatë së cilës mund ta kuptojmë temën e dhënë me qartësi më të madhe, se çka menduam ne për të dhe në cilat pika të dobëta do të duhet të punojmë më shumë.
Dreka dhe darka shpeshherë bashkangjiteshin me këta diskutime, mekëshilla dhe shqyrtimin vetvetes dhe shprehjen e gjendjes tonë. Këta ditë intenzive dhe aq ashpër të angazhuara mbaruan me një natë të bukur e cila u mbajt në mes të një ndërtese të shembur dhe në të njëjtën kohë magjepsëse. Me veshjet joshëse ne arritëm të vendosim këtë natë në një kornizë qëna përkujton të gjithë ata që kemi rënë në kontakt dhe prej të cilëve kemi mësuar në këtë kurs të shkurtër dhe admiruese.
Ka ardhur koha që të kthehemi në shtëpi. Deri tani kemi qeshur, kemi shpërndarë, kemi vënë debate dhe kemi kërcyer sëbashku, por nuk mund të anashkalojmë se ka një gjë të cilën secili nga ne e ka mësuar, për të cilën ndoshta edhe nuk jemi të vetëdijshëm, e cila është se vetëm kur lejojmë të tjerët të na mësojnë ne, qoftë një mësues me përvojë të madhe apo një shok i yt i thjeshtë, kur ne jemi të hapur te të tjerët atëherë mundemi në mënyrë të madhe dhe të qartë t’a ndihmojmë vetveten.
Vulnet Alija
Leave a Reply