Sot më shumë se kurrë jemi të rrethuar nga muzika dhe lloje të tjera të tingujve. Që nga dëgjimi i muzikës në ‘smartfonat’ tonë e deri tek koncertet tehno apo koncertet e thjeshta nëpër bare, veshët tonë janë të ekspozuar gjatë gjithë kohës. Edhe pse qëllimi i tyre është kënaqësia, sërish duhet marrë masa kundrejt tyre. Përse duhet të jemi aktiv në dëgjimin tonë?
Veshi: ky organ i avancuar!
Së pari do të ishte e arsyeshme të shpjegojmë se si ky organ mahintës që na falë aq shumë kënaqësi, funksionon. Ky organ është i përbërë nga tri pjesë të ndryshme: veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. Tingulli hynë nga veshi i jashtëm (pjesa e dukshme e veshit) dhe transmetohet në veshin e brendshëm përmes kockave të dëgjimit që gjenden në veshin e mesëm. Dhe kështu, tingulli përçohet në tru. Pikërisht këtu shfaqet i gjithë rreziku!
Koncepti i kapitalit dëgjimor
Në veshin e brendshëm është i vendosur një organ i vogël i përbërë nga qelizat e dëgjimit të cilat lëvizin në lëngje. Këto qeliza lëkunden varësisht nga shtypja e ajrit, ose thënë më ndryshe nga tingulli. Më saktësisht, ne posedojmë rreth 1600 qeliza të ndigjimit të cilat janë tepër të brishta! Në raste kur tingujt janë të zhurmshëm dhe në nivel të lartë, ata mund t’i shkatërrojnë këto qeliza të cilat, nëse dëmtohen një herë nuk mund të rriten sërish, gjë që nënkupton humbjen e dëgjimit. Përpos humbjes së dëgjimit, shkatërrimi i këtyre qelizave mund të sjell edhe probleme të tjera si: tinitusi (fishkëllima apo ushtima në vesh), hiperakusis (dhimbja që paraqitet gjatë përgjigjjes apo perceptimit ndaj tingujve normal).
Si të kuptojmë nëse gjendemi në situatë të rrezikshme?
Sigurisht që të shkuarit në bibliotekë apo leximi i një libri nuk është i rrezikshëm. Mirëpo, është mjaft e nevojshme të kujdesemi për nivelin e tingullit sa herë që shkelim në një mjedis të zhurmshëm (qoftë bar apo koncert). Sipas shkallës së matjes së zhurmës, pragu i rrezikut fillon në 85 dB apo rreth 90dB. Zakonisht, niveli i tingullit në bar kalon normalen, për shembull, në një bar ku mbahet një koncert, niveli mund të arrijë 105 dB, ka raste dhe më shumë! Në këtë nivel, ekspozimi ndaj zhurmës për më shume se nje minutë e gjysëm mund të shkaktojë rrezik. Sot, 16% e të rinjve në Bashkimin Evropian vuajnë nga një humbje e konsiderueshme e dëgjimit (më shumë se 25 dB)!
Si të kujdesemi për veten?
Pa dyshim që ne mund të mbrojmë vetveten nga këto probleme dhe kjo gjë është fare e lehtë! Së pari, ne mund (dhe duhet) të përdorim kufje mbrojtëse që të jemi në gjendje ta shijojmë koncertin qetësisht dhe të ruajmë organin e dëgjimit. Lirë dhe mjaftë lehtë për tu përdorur, kjo është një mënyrë efektive (e cila mund të ul nivelin e zhurmës me 30dB). Për më tepër, nuk është aspak e vështirë të mbahen një palë kufje në xhep. Poashtu, gjatë koncerteve nuk rekomandohet të qëndrohet përballë altoparlanteve meqë tingulli me shumë gjasë do të jetë tepër i zhurmshëm, kurse në mes të një dhome apo hapsire mund të dëgjosh tingujtë më mirë, pra pse mos e shijojmë në këtë mënyrë? Gjithashtu mos ngurroni të pushoni në ndërkohë, duke dalur jashtë për një bisedë të shkurtër. Dhe pas përfundimit të koncertit do të ishte mjaft mirë të largoheni nga zhurma dhe të qëndroni për disa orë në një vend të qetë ( ndoshta edhe një ditë të tërë, pse jo).
Kështu, me këto këshilla, ju jeni gati të kënaqeni në koncertet të cilat do të shkoni, dhe jo vetëm, ju do jeni gati të shijoni gjithcka gjatë gjithë jetës suaj! Dhe nëse dikush ju thotë se dukeni qesharak me ato kufje mbrojtëse në vesh (fatkeqësisht me shumë gjasa do të ndodh), vallë pse mos e provoni të bindni po ato persona të mbrojnë veshët e tyre?
Tanguy Payet
Përkthim: Besmira Ibraimi
Burimet:
https://www.amplifon.com/fr/reconnaitre-perte-d-audition/prevenir-perte-d-audition/protection-oreilles-concert
https://www.futura-sciences.com/sante/definitions/biologie-cochlee-6342/
http://sante.lefigaro.fr/sante/organe/oreilles/quest-ce-que-cest
https://fr.wikipedia.org/wiki/Protection_auditive#cite_note-26
Leave a Reply