
Diçka me të cilën përballemi çdo ditë kur lajmë, pijmë, gatuajmë. 60% e trupit tonë përbëhet po nga e njejta. Mund të notosh në të e të ecësh mbi të. Avullohet në ajër dhe sërish kthehet në tokë si lëng. Mendojeni për një moment këtë- uji është me të vërtetë i çuditshëm.
Mund ta gjesh gjithkund-brenda nesh apo në ndonjë gjallesë tjetër, çdo molekulë e ujit ka ekzistuar me biliona vite. Para se të vijë tek ty, uji ka bërë një rrugëtim të pabesueshëm në Tokë, duke u rrotulluar nga toka në ajër, nga kafshët tek bimët, nga oqeanet te lumenjtë- uji që ndodhet brenda jush ka qenë brenda dinosaurëve. Prej nga ka ardhur?
Oqeanet e planetit tonë u formuan qindra miliona vite para se Toka të mirrte formën, kurse para kësaj nuk kishte as edhe një pikë të vetme. Arriti këtu që nga skaji i sistemit tonë diellor, nëpërmjet asteroideve dhe kometave. Cdo pikë uji e planetit tonë është jashtëtokësor që mbërriti këtu para afro 4 bilion vitesh.

Përveç rrugëtimit të tij në hapsirë dhe ardhjes në Tokë, kjo molekulë është ndoshta molekula më e çuditshme në universin tonë. A e dini se uji i ngrohtë ngrin më shpejtë se uji i ftohtë? Askush nuk e di pse. Dhe nuk duhet të formohet si një materie e lëngshme në planetin tonë? Hidrogjeni dhe oksigjeni – dy atome shumë të lehta formojnë molekulën e ujit. Rregullat e kimisë thonë se uji duhet të jetë gaz në temperaturat dhe shtypjet në sipërfaqen e Tokës. Uji ngrin dhe akulli lundron në ujë, sa e çuditshme është kjo?
Ne nuk po dëshmojmë vetëm këtë; kjo molekulë është molekula e dytë më e zakonshme. H2O paraqitet pothuajse në çdo objekt të sistemit tonë diellor, në hënë, Mars, Pluto…Shkencëtarët e kanë vështirë ta kuptojnë këtë gjë; kjo thyen shumë rregulla të kimisë. Një lënd pa karakteristika- pa shije, pa ngjyrë dhe prapë bota jonë s‘do ishte këtu pa të.
Selina Niemi
Përkthim: Besmira Ibraimi
Source: YouTube | Why water is really, really weird – BBC ideas
Leave a Reply