Kjo është një frazë e thënë zakonisht për shumë njerëz të suksesshëm, një mënyrë për të thënë që të bësh gabime e bën më të lehtë për të marrë vendimin e duhur me kalimin e kohës, dhe kjo ju inkurajon të ndiheni më mirë për gabimet e juaja. Por ajo që është e rëndësishme është të përcaktojmë se si të përdorim dështimet tona për të mësuar, rritur dhe ndryshuar.

Ajo na mëson të jemi të dhembshur, të mirë, të kuptueshem dhe të kemi ndjeshmëri me veten dhe të tjerët. Të gjithë kanë dështuar në diçka në një moment të jetës së tyre, dhe dështimi nuk është një shenjë ë nje dobësie. Eshtë vetëm një mënyrë për të gjetur gjëra që nuk funksionojnë, siç ka thënë Thomas A. Edison: “Unë nuk kam deshtuar, por kam gjetur 10,000 mënyra që nuk do të funksionojnë”. Profesoresha e Shkollës së Biznesit në Harvard, Amy C. Edmondson hulumtoi dështimin dhe zbuloi tre llojet e tij: të parandalueshëm, të pashmangshëm dhe Dështimet inteligjente.
E parandalueshme njihet si më e keqja, dhe ju mund ta kuptoni pse pasi që do të kishit aftësi dhe aftësia për te parandaluar atë. Lloji i pashmangshëm ose kompleks është i paparashikueshëm dhe ndihmon në parandalimin dhe gabimet e se ardhmes.

Inteligjenti ose intelektuali është një gabim që ndodh gjatë zbulimit, krijimit, nisjes dhe duke provuar diçka të re, dhe dështon. Ky gabim është i diskutueshëm, kështu që nuk ka gjasa të ndodhë përsëri. Dështimi mund të jetë një bekim ose një mallkim nga mënyra se si i qaseni. Çdo person i suksesshëm mund t’ju tregojë nje histori se si ata dështuan në diçka fatkeqësisht, por mënyra se si ata e trajtuan situatën e bëne ata të suksesshëm. Të pranosh përgjegjësi, te mos dorezohesh dhe të jesh realist me veten tënde është nje mundësi me ë mire sesa pendimi dhe zemërimi. Dështimet tuaja ju forcojnë, dhe vendimi më i keq që mundeni të bëni në këtë situatë është dorezimi. Sepse nganjëherë dështimet tuaja rezultojnë te jene sukseset tuaja me te mira te histories.
Dorotea Grkovikj
Translation: Belkize Osmani
Leave a Reply