Miliarda vite më parë, Venera mendohet se ka pasur kushte të ngjajshme si Toka, siç ka pasur dhe ujë. Mirëpo me kalimin e kohës uji avulloi në atmosferë dhe efekti serrë ose i ashtuquajtur ‘greenhouse’ u rrit, kështu planeti u bë tmerrësisht i nxehtë dhe acidik.

Ky planet rrotullohet rreth diellit pak më afër se sa Toka, dhe ka një atmosferë të dendur e cila përbëhet kryesisht nga dioksidi i karbonit me erëra të fuqishme; në një lartësi prej 60km, shpejtësia e erës është rreth 400 në orë. Planeti nuk ka asnjë fushë magnetike gjë që e bën erën diellore të ndeshet drejt me atmosferën e dendur të planetit.
Në përgjithësi, Venera është ndryshe nga planetët tjerë; ajo rrotullohet shumë ngadal. Për tu rrotulluar rreth boshtit të vet asaj i duhen 250 ditë, prandaj dita atje është e gjatë pothuajse sa një vit në Tokë. Përpos kësaj, Venera për dallim nga planetet tjerë rrotullohet në drejtim të kundërt dhe boshti i saj anohet për 177 shkallë- këtu dielli lind në perëndim dhe perëndon në lindje.
Temperatura mund të arrij mbi 500°C, plumbi shkrihet në sipërfaqe dhe retë lëshojnë shi acidik. Por aty ka një shtresë me re rreth 50km lartësi, ku temperatura është rreth 30°C. Edhe aty kushtet janë mjaft acidike, mirëpo nuk do të ishte befasuese nëse gjenden mikroorganizma rezistent ndaj acidit, të adaptuara me këto kushte. Edhe atmosfera dhe retë e Tokës kanë mikroorganizma.
Por si mund të ketë jetë atje? Sigurisht që e dimë se atje nuk ka pasur ujë për jetë, ngjajshëm me atë që kemi në Tokë. Jeta, në mënyrën më të thjeshtë, është e përbërë nga një ose më shumë qeliza të afta për tu rritur, shumuar dhe evoluar. Ka një metabolizëm, lind dhe vdes. Retë të cilat e mbulojnë Venerën përmbajnë fosfinë, ekzistencën e saj shkenctarët e shpjegojnë vetëm si pasojë e jetës së thjeshtë. Fosfina është ose natyrale prej mikrobeve acidike në kushte me oksigjen të ulët ose e prodhuar në mënyrë artificiale.

Shkenctarët ende dyshojnë në arsyen e paraqitjes së fosfinës, dhe mënyra e vetme për tu siguruar është të shkohet në vend dhe të kërkohen mikrobet. Fatmirësisht, pas Hënës, Venera është më lehtë për tu arritur. Vallëzimi i bukur i orbitave sjellin Tokën dhe Venerën afër njëra tjetrës çdo 19 muaj. Për dallim, Toka dhe Marsi janë afër njëra tjetrës çdo dy vjet. Kur Venera ndodhet më afër planetit tonë, udhëtimi për në planetin e saj do të ishte 38 milion kilometra dhe kohëzgjatja e udhëtimit do të ishte 7 muaj.
Pasi shkenctarët publikuan zbulimin e fosfinës, shumë ekipe të ndryshme shprehën interesim për të dërguar hetues hapsinor në Venerë. Vetse ekzistojnë plane të shumta rreth kësaj çështje, mirëpo vetëm një gjendet në fazën e implementimit, dhe ajo është Venera-D e Rusisë. Koha e parashikuar është 2026. Pas lajmit të fosfinës në Venerë, shpresohet që kjo të ndodh më shpejt ngase ç’është parashikuar.
Ky zbulim është evidenca më bindëse se ekziston jetë jashtë planetit Tokë. Duke u bazuar në këtë gjë, mund të konsiderojmë mundësitë për jetë në shtresën e reve të Jupiterit dhe Saturnit.
Selina Niemi
Përkthyes: Besmira Ibraimi
burimet: Yle.fi | foto: Wikimedia, Unsplash
Leave a Reply