Ahoy miq, më lejoni të ndaj me ju një histori mjaftorigjinaletëzbuluarsëfundminga New-York Times. Ashtu siç shkruajtën Black-Eyed Peas, të frymëzuar bukur: ku është Dashuria? Në të vërtetë, përgjigjja mund shumë mirë të fshihet në det të hapur.

Kështu njëherë e një kohë, ishte një çift i dashuruar, i bashkuar nga magjepsja e tyre për oqeanet, Sam Davies dhe Romain Attanasio. Pas pak kohe të kaluar duke inkurajuar njëri-tjetrin, ata përfunduan duke qenë rivalë dhe aktualish tjanë të angazhua rindividualisht në dy anije të dalluara në kuadër të edicionit në vazhdim të garës së lundrimitVendée Globe. Ky konkurs turi Botëror ka agimin dhe perëndimin e tij në qytetin bregdetar të Atlantikut Les Sables-d’Olonne, Francë papritmas fitoi një fetë unike romantizmi.
Kush e di, ata thjesht mund të kenë fillua rnjë traditë për çiftet lundruese për të vënë në provë dashurinë dhe marrëdhënien e tyre.
Chris Muselernga The New York Times shkruan:

“Ndarja e trajnimit të tyregjatë dy viteve të fundit, njëri duke u kujdesur për djalin e tyre ndërsa tjetri është në det, është e dallueshme në botën e hiper-fokusuar të lundrimit solo. Dikur në të kaluarën kanë punuar në fushatën e njëri-tjetrit, tani ata janë konkurrentë, por nuk janë konkurrues me njëri-tjetrin, kryesisht sepse Davies me shumëshanse do të jetë një kandidate kryesore me varkën e saj me vela mëmoderne. […]
Në Francë, Davies dhe Attanasio konsiderohen një çift i fuqishëm. Ata u takuan në vitin 2003 gjatë lundrimit të tyre të parë në Solitaire du Figaro, një qarkgarash solo të pamëshirshme në bregun perëndimor të Francës që ushqen kapitenët më të mirë në evente si Vendée Globe. “
Pra, me pakfjalë, nëse Juliette apo Romeo juaj dhe perla e syve tuaj thoni “Aye!” ndaj një sfide të atillë, hidhni litarët dhe vazhdoni! Ju mund të bëni disa zbulime në breg, teksa banda muzikore Tana & the Pocket Philharmonic këndon me ukulélé-në e saj:
“Ju po mburreni si ajo lloj vajze,
Që e di se është e bukur.
Por unë e di që ju jeni ajo lloj perle,
Që fshihet thellë në det.”
(Swankin ‘, këngë nga albumi Springtime EP nga Tana & the Pocket Philharmonic)
Jules Striffler
Përktheu: Ejona Limanaj
Burimet:
- Museler, C., 2020. This Couple Is Sailing Around The World — Against Each Other. [online] Nytimes.com. E disponueshmetek: https://www.nytimes.com/2020/11/10/sports/sailing/sailing-vendee-globe-yachts.html?searchResultPosition=1
- https://tanasunset.bandcamp.com/track/swankin
- Imazhi nga Gordon Johnson from Pixabay (spirancë)
- Fotonga Boba Jovanovic on Unsplash (anije me vela)
Leave a Reply