Me pak motivim dhe shumë diciplinë për ndjesi të mirë dhe shëndet të plotë

A e dini se ekziston aktivitet i cili ndihmon në shëndetin tuaj të përgjithshëm? Aktivitet që përmirëson format e juaja fizike, rrit imunitetin dhe ndihmon në shëndetin mental. Ky aktivitet mund të jetë i çfarëdo lloji, mjafton që t’ju falë kënaqësi gjatë praktikimit, ku në të njëjtën kohë kërkon pak mund, harxhon shumë kalori dhe zhvillon aftësitë e juaja. Dhe në fund të gjithë kësaj, ju përfitoni një ndjenjë kënaqësie.

Ju zgjidhni vet nëse ky aktivitet do të jetë vrap, joga, vallëzim, futball apo cilido aktivitet që ju tërheq dhe ju plotëson njëkohësisht. Receta për këtë përmban pak motivim, shumë diciplinë dhe ndjenjë të mirë.

Për të na vërtetuar këtë që thamë më lartë, na flasin të rinjtë dhe aktivistët entuziast Angela, Aleksandar dhe Sandra, të cilët ndan me projektin SALT (Shake a Leg Together), se përse zgjedhin aktivitete fizike dhe ku e gjejnë motivin për ushtrime.

Sandra Stevkoviq thotë se zgjedh aktivitetin fizik sepse i ndihmon për të kthyer energjinë negative që e merr nga obligimet e çdo dite, në energji pozitive. Ajo na tregoi poashtu se është adhuruese e ngjitjes malore, bën pilates dhe aerobik, e shumë shpesh mund ta shohim në biçikletë.

„Në mal më pëlqen shoqërimi me njerëz të mirë dhe pozitiv, gjërat e reja që mësoj, natyra, pamjet e mrekullueshme larg nga turmat e qytetit, ajri i pastër, e gjithë kjo është një freskim total i trupit dhe mendjes. Përpos maleve më pëlqen të praktikoj pilates dhe aerobik, të paktën dy deri në tri herë në javë, poashtu më pëlqen çiklizmi dhe shëtitjet e gjata, gjë që e bën Belën time të artë edhe më të lumtur. Ajo shpesh më shoqëron gjatë këtyre aktiviteteve. Mbi të gjitha aryseja e praktikimit të aktiviteteve fizike është ndjenja e mirë që fitoj pas ushtrimeve”, thotë ajo.

Aleksandar Rajkovski është poashtu një adhurues i ngjitjes malore, gjë që e plotëson dhe e mban në formë të mirë.

„Shkoj në mal sepse kam nevojë të lëviz, të shoh bukuritë natyrore më pak të arritshme. Aty ku natyra të shpërblen me fryte, kërpudha, çajra dhe burime. Atje jam si në shtëpi, ndjehem i mirëpritur”, njoftoi ai për SALT.

Për Angela Jovanoskan, sporti i është profesion, ajo është trajner personal fitnesi, por mbi të gjitha ajo ushtron sepse është mirë për shëndetin e saj, kështu thotë ajo për SALT.

„Ushtroj sepse ushtrimet ma përmirësojnë disponimin dhe më rrisin energjinë. Ushtroj sepse kjo gjë më rrit vetëbesimin dhe më ul stresin e shkaktuar nga përditshmëria. Por mbi të gjitha ushtroj se kjo më bën ta dua veten, trupin tim dhe të kujdesem sa më shumë për vetveten”, potencon Jovanoska.

Cili është aktiviteti juaj dhe sa shpesh e praktikoni atë? Sërish do përmendim se, mund të jetë çfarëdo aktiviteti, për sa kohë që sekreton dopaminë dhe serotonin, dhe e mbush jetën tuaj me ndjesi të mirë dhe kënaqësi. Qëndroni aktiv me SALT!

Angela Rajçevska
Përktheu: Besmira Ibraimi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: