“Ju mund t’i besoni berberit tuaj sekrete që nuk mund t’i tregoni gruas tuaj”
Në fillimet e hershme kulturore dhe fisnore, berberia u zhvillua, dhe deri më sot, ajo njihet si një nga profesionet më të vjetra [1]. Komunikimi dhe aftësitë komunikuese, së bashku me aftësitë e berberisë, janë ato që e bëjnë një berber të suksesshëm. Në Shkup-Maqedoni, “Sallon Berber Mendo” është një nga bizneset më të vjetra familjare në rajon, me një histori prej më shumë se 100 vitesh. Prandaj, duke qenë brezi i katërt në këtë biznes, do të jetë kënaqësia ime më e madhe të ndaj vëzhgime të dorës së parë se pse baballarët duhet t’i marrin bijtë e tyre në një sallon berberësh.

Baballarët, ashtu si nënat, janë personat më me ndikim në zhvillimin e duhur të mirëqenies emocionale të një fëmije. Sugjerohet që baballarët e përfshirë motivojnë rritjen e brendshme dhe forcën e fëmijës, kështu baballarët që janë të dashur dhe mbështetës ndikojnë në zhvillimin kognitiv të fëmijës së tyre, si dhe zhvillimin shoqëror. Përveç kësaj, djemtë, nga një moshë shumë e re, kërkojnë miratimin e baballarëve të tyre. Për të funksionuar në botë, njerëzit filluan të imitojnë sjelljet në mjedisin rrethues, prandaj nëse figura e babait është e sjellshme, e kujdesshme dhe e respektueshme, djali ka më tepër gjasa të zhvillojë këto sjellje, në krahasim me një baba që mungon. [2]

Përvoja ime personale si berber tregoi ndryshime në bashkëveprimin e baballarëve dhe nënave me fëmijët e tyre, si dhe me berberin gjatë ditës së prerjes së flokëve. Në përgjithësi, sjellja e baballarëve kërkon përvojën që po ofron berberi, kjo përfshin shërbimet, bisedat dhe kënaqësinë e të qenit në gjendje të ndash njohuri dhe përvoja me një burrë tjetër. Kjo është arsyeja pse, kur u pyetën, baballarët do të thoshin “prerja e zakonshme e fëmijëve për djalin tim”. Duke qenë se babai nuk është duke u përqëndruar në prerjen e flokëve, por në prezantimin e djalit të tij në sjelljen e duhur midis burrave (burrë me burrë). Djemtë, të fokusuar tek baballarët e tyre në sallonin e berberëve, priren të jenë më të qetë, interaktivë, socialë dhe të vëzhgojnë mjedisin që i rrethon, duke u përpjekur të japin kuptim për sjelljen e duhur. Në të kundërt, nënat zakonisht janë të orientuara drejt rezultateve, duke u përqëndruar kështu në mënyrën se si do të dalë prerja e flokëve, duke përjashtuar përvojën e djalit në atë atmosferë. Zakonisht, këta djem kanë tendencë të sillen në mënyrë agresive, duke mos dashur tëprejnë flokët, jo aq interaktivë dhe ata nuk përshtaten me ndryshimet në sallonin e berberëve, kryesisht duke mos vëzhguar.
Prandaj, arsyet e lartpërmendura janë kritike dhe është e nevojshme që baballarët t’i prezantojnë djemtë e tyre se si të përshtaten, të sillen dhe të komunikojnë midis burrave të tjerë. Kjo qasje mund të ndikojë në suksesin e djalit në hapat e ardhshëm të jetës së tyre pozitivisht. Për më tepër, baballarët që çonin djemtë e tyre te berberi mund të jenë një edukim joformal.

Dzaner Shengjuler
Përktheu: Ejona Limanaj
[1] https://www.easterncollege.ca/uploads/docs/barbering-NS.pdf
Leave a Reply