Le të shkojmë qartazi oriental, Shijoj!

A keni menduar apo ëndërruar ndonjëherë të hipni në një tren për të arritur zonat më të mëdha, rajone ekzotike, duke shkuar deri në fund të botës? Le të kthehemi pas në kohë përpara epokës së artë të aviacionit. Duket sikur mbase ishe më e zakonshme në këto ditë të përgatiteshe për një udhëtim që do të zgjaste disa ditë me radhë. A jeni të gatshëm të merrni një vështrim të shkurtër të hekurudhave brenda natës? Pra, gati… Shkojmë!

Le të fillojmë si një parathënie me një tren me lidhje të veçantë, në një farë mënyre flamurtarja e hekurudhave: Orient-Expresi i mirënjohur. Ky tren luksoz, tërheqës për krimin, është në një farë mënyre kuintesenca, simboli themelor i udhëtimit të trenave në distanca të gjata me një atmosferë të mbushur me mister. Këtu, ne po flasim për llojin e aventurës të klasit të parë. A nuk jeni të etur të bëheni Herkul Poiroti i ri dhe të hyni brenda në atmosferën misterioze të romanit Vrasja në Orient Expres e shkruar nga autorja e talentuar Agata Kristi (Agatha Christie)? Faqja e uebit Njeriu në sediljen 61 (The man in seat 61) na ndriçon me njohuri të thelluara, si: “Më 12 Dhjetor 2009, treni me dhoma gjumi EuroNight 469 Orient Expres u largua nga Strasburgu gjatë rrugës së tij të fundit të natës për në Vjenë dhe më 13 Dhjetor emri Orient Expres u zhduk nga oraret zyrtare evropiane pas 126 vjetësh.” Pastaj, çuditërisht mësojmë përmes të njëjtit burim një informacion mahnitës të cituar më poshtë:

“Vrasja në Orient Expres e Agata Kristi nuk zhvillohet në Orient Expres, zhvillohet në Simplon Orient Expres. Nga vitet 1920 dhe 1930, ekzistonte një rrjet i tërë i ndërlidhur i trenave të Kompanisë Wagons-Lits me Orient Expres si pjesë e emrit të tyre përveç vetë Orient Expresit. Orient Expresi ka pasur gjithmonë intenerarin nga Paris Gare de l’Est përmes München – Mynih, Wien – Vjenë & Budapest, ndërsa Simplon Orient Expres filloi të funksionojë në Prill 1919, duke marrë një rrugë Jugore nga Calais dhe Paris Gare de Lyon për Milano, Venezia, Trieste, Zagreb, Београд – Beograd, София – Sofje dhe Stamboll, me një pjesë për Αθήνα – Athinë. Në vitet 1920 dhe 1930, Simplon Orient Expres lidhte Calais, Paris dhe Stamboll çdo ditë, ndërsa Orient Expresi (i thjeshtë) mbante vagone për Paris-Stamboll vetëm tre herë në javë, edhe pse Orient dhe Simplon Orient do të kishin qenë një tren i kombinuar në lindje të Beogradit.” (Njeriu në sediljen 61)

Ky udhëtim prapa në kohë mund të vihet në perspektivë nga ringjallja e kohëve të fundit e trenave brenda natës në Evropë, siç trajtohet në disa postime të blogut Mediapart Oui au train de nuit. Për shembull, Gjermania kohët e fundit prezantoi iniciativën “Trans-Europ-Express 2.0”;. Në të vërtetë, Austria kryesoi këtë valë baticë në rimbushjen e këtij mjeti transporti, përmes strategjive të zbatuara nga Österreichische Bundesbahnen. Franca dhe Zvicra gjithashtu po marrin pjesë në këtë iniciativë. Nismat për të ardhmen e afërt tani janë dizenjuar për të lidhur drejtpërdrejt Parisin dhe Zagrebin. A mund ta imagjinosh? Ju filloni udhëtimin tuaj në plus belle ville du monde (qyteti më i bukur në të gjithë botën) për ta përfunduar atë në Ballkanin e mrekullueshëm Perëndimor. A nuk është vërtet mahnitëse?

Besoj se të qenit në lëvizje ju lejon të fitoni një perspektivë të re në jetën tuaj të përditshme. Kjo hapësirë e re e favorshme për të menduarin dhe për kontemplimin patjetër që ju ofron një pamje të freskët dhe të thellë në jetën tuaj të përditshme. Për më tepër, më duket vërtet mjaft interesante të kalosh kufijtë nëpërmjet hekurudhave. Sipas mendimit tim, udhëtimi i tillë demostron bukurinë e kapërcimit të sfidave të vendosura, nga bashkëpunimi midis kulturave të ndryshme të punës, secila me veçoritë e tyre. Shfrytëzimi i pasurisë dhe potencialit të ndërlidhjes së njerëzve përtej shtetësisë së tyre është me siguri një objektivë të cilën duhet të përpiqemi ta arrijmë me përkushtim maksimal. Për shembull, nuk mendoni se është ndopak magjepsëse dhe e mrekullueshme të hipni në një tren ose në Paris ose Nice për të përfunduar me njëfarë pike në Москва – Moskë? Gjithashtu, është shumë e kënaqshme të shfrytëzosh potencialin e ofruar nga bileta e Semestrit që vjen me regjistrimin e studentëve në Georg-August-Universität Göttingen, me vendndodhje në Niedersachsen (Gjermani).

Më parë, pata mundësinë përrallore të udhëtoja përmes Zvicrës dhe Italisë, midis Bazelit dhe Milanos siç shpjegohet nga faqja e internetit Rail Europe: «Sapo në Itali, treni përshkon një cep të Piemont me pamje të mrekullueshme të Lago Maggiore në të majtë, para se të bjerë butë poshtë në fushat e Lombardisë dhe Milano. Në tërësi, një rrugë me disa pamje të mira të peizazheve alpine, por dhe pak kalime serioze të afërta me kodrat.”

Para këtij udhëtimi, pata mundësinë të udhëtoja nga Edinburgu në Malag, porta për në Ishullin Skye. Ky udhëtim në natyrën e egër skoceze ju ofron një vizion tjetër të Mbretërisë së bukur të Bashkuar. Pra, me pak fjalë, siç themi në qendër të qytetit të Скопје – Shkupit: Уживај (pa shqetësime dhe kënaquni)!

Jules Striffler
Përkthim: Ejona Limanaj

– Fotonga Johannes Rapprich on Pexels
– Fotonga Finn Pietsch on Pexels

Burimet:

1. Raileurope.com. 2021. Basel To Milan By Train | Buy Tickets From £33.00 | Rail Europe. [online] Available at: <https://www.raileurope.com/en/destinations/basel-milan-train>

2. Editors, Encyclopedia Britannica. 2021. Orient-Express | Train. [online] Available at: <https://www.britannica.com/topic/Orient-Express>

3. Smith, M., 2021. A History Of The Orient Express – The Truth Behind The Legend…. [online] Seat61.com. Available at: <https://www.seat61.com/history-of-the-orient-express.htm>

4. Oui au train de nuit Les trains de nuit : une mobilité d’avenir, 2020. L’Allemagne Propose De Relancer 8 Trains De Nuit Trans-Européens. [online] Club de Mediapart. Available at: <https://blogs.mediapart.fr/ouiautraindenuit/blog/061220/l-allemagne-propose-de-relancer-8-trains-de-nuit-trans-europeens>

5. Oui au train de nuit. 2021. “Les Pays De L’Est Sont Moteurs De La Renaissance Des Trains De Nuit” [online]. Club De Mediapart. <https://blogs.mediapart.fr/ouiautraindenuit/blog/180121/les-pays-de-l-est-sont-moteurs-de-la-renaissance-des-trains-de-nuit>

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: