“Ndjenja e gjelbër”: Zilia, është shok, apo armik?

“Atëherë mbretëresha u trondit dhe u bë e verdhë dhe e gjelbër nga zilia. Që nga ajo orë, sa herë që shikonte Borëbardhën, zemra i gulçonte në gji, aq shumë e urrente vajzën. Dhe zilia dhe krenaria rriteshin gjithnjë e më shumë në zemrën e saj si një bar i keq, kështu që ajo nuk kishte paqe ditë e natë”.


Të gjithë me siguri e kujtojmë historinë e Borëbardhës dhe Shtatë xhuxhave nga fëmijëria jonë. Në këtë histori, njerka e keqe bëhet aq ziliqare ndaj bukurisë së Borëbardhës, saqë është gati ta vrasë atë për të qenë përsëri më e bukura e mbretërisë. Në fund të historisë njerka e ligë, ziliqare merr atë që meriton dhe pëson një vdekje të dhimbshme.


Por nëse e vështrojmë më nga afër këtë ndjenjë shumë të pakëndshme, zilinë, të gjithë njohim se e kemi ndjerë atë në zemrat tona në raste të jetës sonë. Në kolonën e saj të botuar në Helsingin Sanomat, psikoterapistja Maaret Kallio na lehtëson mendjen duke shpjeguar, “secili prej nesh ndjen zili herë pas here”. “Zilia është thjesht një ndjenjë, ajo vjen dhe shkon, por ne duhet të mbajmë përgjegjësinë për të”, përfundon ajo. Zilia është një emocion i zakonshëm negativ që lind nga përvoja e një individi të cilit i mungon diçka në krahasim me të tjerët. Kur dikush ka diçka që ne nuk e kemi – një gjë materiale, një cilësi, një aftësi ose për shembull një marrëdhënie – ne mund të ndjehemi të mërzitur në mënyrë
të pashpjegueshme nga ajo dhe të dëshirojmë humbjen e këtyre gjërave për ta. Kjo ndjenjë e gjelbër thjesht mund të pengojë aftësinë tonë për t’u ndjerë të lumtur për njerëzit e tjerë, por gjithashtu mund të çojë në vepra të këqija ose në sabotimin e suksesit të të tjerëve. Ne priremi ta maskojmë zilinë tonë duke folur keq për shënjestrën e zilisë sonë pas shpine.


Përkundër faktit se zilia është një ndjenjë e zakonshme dhe plotësiht njerëzore të cilën të gjithë ne e kemi përballur në një moment të jetës sonë, ajo shpesh mbahet e fshehur. Duke u rritur si anëtarë të shoqërisë dhe komuniteteve tona përreth, ne kemi mësuar të shtypim ndjenjat tona të gjelbra ose të paktën të shmangim të flasim hapur për to. Si fëmijë, prindërit tanë dhe njerëzit e tjerë që merrnin pjesë në edukimin tonë na diskurajonin të ndërmerrnim veprime të shkaktuara nga zilia. Feja dhe pesha e saj në formimin e realitetit tonë shoqëror gjithashtu mund të kenë bërë pjesë në përcaktimin e zilisë si ´të keqe´ pasi është një nga shtatë mëkatet vdekjeprurëse të përcaktuara nga Kisha Katolike.


Pse ndihemi ziliqar?


Sipas profesionistëve, zilia shpesh lind nga vetëvlerësimi i ulët dhe ndjenja e inferioritetit. Njerëzit të cilët ndihen fort ziliqarë çdo ditë mund të kenë përjetuar neglizhencë dhe nënvlerësim në fëmijërinë e tyre. Ne shpesh e përziejmë zilinë me motrën e saj po aq të papërshtatshme, xhelozinë, por këto të dyja nuk janë të njëjta: xhelozia shkaktohet nga
përvoja e kërcënimit të humbjes së diçkaje që dikush tashmë ka, ndërsa zilia lind nga përvoja e mungesës së posedimit të diçkaje. Studiuesit gjithashtu kanë klasifikuar natyrën e zilisë në lloje dashakeqe dhe dashamirëse. Teksa zilia dashakeqe përqendrohet në vullnetin e keq ndaj personit që kemi zili, zilia dashamirëse është një motivues për të ndjekur cilësinë ose sendin që ka shkaktuar këtë zili.

Pse duhet ta përqafojmë këtë ndjesi?


Pra, a mund të përdorim në të vërtetë ndjenjat e zilisë për të na dhënë një mësim të rëndësishëm për veten tonë? Po, pasi zilia mund të na ekspozojë ndaj disa prej dëshirave tona më të thella që as nuk i kishim kuptuar që i kishim, dhe të na shtyjë drejt gjërave të tilla. Kallio shpjegon, “Zilia nuk duhet të shmanget dhe të urrehet, por përkundrazi të shikohet me ngrohtësi”. “Ndjenja e zilisë dhe veprimet e motivuara nga ajo duhet të shikohen më nga afër. Më i guximshmi guxon të ndalet për të vëzhguar dhimbjen kur ndodh zilia “, shkroi ekspertja. Kallio gjithashtu na fton të reflektojmë dhe të pyesim veten “çfarë tregon zilia për ato që më mungojnë vetë? Si mund të lëvizja drejt saj më mirë? “


Nuk mund të mohohet që zilia mund të ndjehet dehëse dhe e padurueshme. Sapo të ndodhin ndjenjat ziliqare, është me rëndësi jetike t’i njohim dhe t’i lejojmë të vijnë. Nuk është e lehtë të përballemi me ndjenjat tona të padëshiruara dhe të errëta. Për fat të mirë, ekziston një antidot që mund të ndihmojë për të kapërcyer zilinë. Është mirënjohja për
gjërat që tashmë i kemi. Një mënyrë tjetër e fuqishme për të lehtësuar zilinë është dhembshuria si ndaj personit kundrejt të cilit jemi ziliqar, ashtu edhe ndaj vetvetes.


Kështu që sa herë që gjendemi në vendin e njerkës së keqe, me barërat e këqija të zilisë që rriten në zemrat tona, le të zgjedhim të përballemi me atë që na sheh në pasqyrë dhe ta bëjmë atë me mirësjellje, mirëkuptim dhe vetë-reflektim.


Emmi Rissanen


Burimet:
https://www.hs.fi/blogi/lujastilempea/art-2000005823571.html
https://www.win.tue.nl/~marko/latex/exercises/day2/snowwhite2.pdf
https://mieli.fi/fi/mielenterveys/itsetuntemus/tunteet/kateus
https://yle.fi/uutiset/3-9320003
https://kotiliesi.fi/terveys/hyvinvointi/kateus-sisarkateus-voi-pahimmillaan-tuhota-
ihmissuhteen/
http://web.b.ebscohost.com.ezproxy.jyu.fi/ehost/pdfviewer/pdfviewer?vid=1&sid=ebb1f8
00-cb25-40cc-bca3-37e0981451c2%40pdc-v-sessmgr02
https://search-proquest-
com.ezproxy.jyu.fi/docview/213130743/fulltextPDF/6BEFADAD0BCB4AF0PQ/1?accounti
d=11774
http://web.b.ebscohost.com.ezproxy.jyu.fi/ehost/pdfviewer/pdfviewer?vid=1&sid=496c3
d30-3382-450d-b031-9610a23d1c7f%40sessionmgr101

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: