Më shumë teknologji, më pak para

Është e vështirë të imagjinohet që artistët të krijojnë muzikë pa e publikuar atë në shërbimet e transmetimit. Për dëgjuesit, është një lehtësi e madhe: pa u larguar nga shtëpia, duke blerë një album të ri, ata mund të dëgjojnë artistët e tyre të preferuar me një klikim. Fatkeqësisht, jo gjithçka duket aq e lehtë, sepse siç rezulton, artistët nuk fitojnë më shumë në platformat e transmetimit si dikur. Është krejt e kundërta.

Shitja e CD-ve është një gjë që i përket të kaluarës dhe nuk është më mënyra më e njohure dëgjuesëve për të blerë muzikën. Sot, kjo është më shumë një mënyrë për të koleksiunuar muzikë. Po kështu, blerja e disqeve vinyl ofron një përvojë të ndryshme muzikore. Pra, shumica e përdoruesve përfitojnë nga disponueshmëria e muzikës në internet.

Daniel Schludi | Unsplash

Deri pak vite më parë, shumë njerëz kërkuan ilegalisht qasjes në muzikë. Arsyeja ishte e thjeshtë: është më e lehtë të dëgjosh muzikë MP3 kur ajo nuk është e rënditur në rafte, kur mund të krijosh listat e tua për të dëgjuar, sesa ta blesh atë në formë materiale. Megjithatë, ky shkarkim i paligjshëm i muzikës ka hapur një rrugë për disa njerëz që të krijojnë një vend për qasje legale në muzikë.

Një prej tyre ishte Daniel Ek, themeluesi i Spotify: sot, një nga platformat më të mëdha të transmetimit. Këto shërbime e bënë jetën më të lehtë si për audiencën ashtu edhe për artistët. Që nga ai moment, dëgjuesit mund të dëgjonin ligjërisht muzikë dhe artistëve do t’u siguroheshin financat e duhura, të cilat po i humbisnin nga shërbimet ilegale.

Sidoqoftë, është shumë e vështirë të marrësh fitime të mjaftueshme nga shërbimet e transmetimit. Për shkak të lehtësisë së botimit, ato janë të mbushura me qindra mijëra artistë, qëllimi i të cilëve është i njëjtë. Një pyetje e rradhës është, sa paguani për të luajtur një pjesë. Spotify paguan për një këngë për sa kohë që është luajtur për të paktën 30 sekonda. Që nga viti 2019, Spotify raportoi se paguan midis 0,003 dhe 005 dollarë për transmetim. Pra, do të thotë për të marrë një dollar, kënga duhet të luhet të paktën 250 herë. Dhe kjo shumë ende duhet të ndahet në disa njerëz dhe institucione. Në rastin Spotify, ajo ndahet nga etiketa diskografike e artistit, botuesin e tyre dhe subjekte të tjera.

Për ata që kanë të drejta për muzikën e tyre, është më e lehtë të fitojnë më shumë para. Gjithçka që duhet t’u interesojë është promovimi i muzikës dhe sigurisht cilësisë së këngëve. Megjithatë, për të fituar të paktën një pagë minimale, duhen afro 400,000 transmetime, gjë që nuk është e lehtë për t’u arritur për krijuesit më pak të njohur. Kjo është arsyeja pse shumë artistë ndryshuan taktikat e tyre. Ata nuk publikojnë më muzikë një herë në 2 ose 3 vjet, por disa herë në vit, në mënyrë që të fitojnë më shumë. Konkurrenca është shumë e madhe, çdo ditë publikohen gati 40 mijë këngë në Spotify.

Kjo ndikohet edhe nga pagesa e abonimeve. Shumë njerëz ende po mbrojnë veten kundër pagesave duke përdorur versionet falas. Si rezultat, faqet e internetit fitojnë më pak dhe nuk janë në gjendje të paguajnë shumat e duhura për artistët. Por faji qëndron kryesisht në duart e kompanive. Ata marrin vendimet më të rëndësishme, të cilat përfshijnë edhe krijimin e listave për dëgjim që i bëjnë artistët të dallueshëm. Kjo është një nga arsyet e shumta pse artistët protestojnë. Megjithëse muzika e tyre është e disponueshme ligjërisht falë shërbimeve të transmetimit dhe ata në fakt marrin para, por shuma e tyre është thjesht qesharake.

Lufta e artistëve kundër shërbimeve të transmetimit do të vazhdojë, duke errësuar qëllimin kryesor të muzikës. Veprat humbasin vlerën e tyre kur krijohen gjithnjë e më shumë dhe artistët duan të sigurojnë jetesën, nga ajo që krijojnë, gjë që është shumë e vështirë. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në të ardhmen kur shërbimet e transmetimit të kenë gjithnjë e më shumë kontroll mbi muzikën sesa vetë artistët.

Anna Marek
Përkthyes: Dora Arifi

Burimet:
Planetary Group: Do Artists Get Paid Every Time Song Played On Spotify?
Business Insider: How Much Does Spotify Pay Per Stream?
Rolling Stone: Spotify Dreams of Artists Making a Living. It Probably Won’t Come True

Related posts

%d bloggers like this: