Tërheqja and Përkohësia

Në thelb, asgjë nuk është e përhershme.
Mendoni për këtë: çfarë është e përhershme? Mund të përpiqeni të kërkoni pa pushim, gjithmonë do të merrni të njëjtën përgjigje: asgjë. Prindërit tanë nuk do të jenë këtu përgjithmonë, partnerët tanë, qentë tanë, shtëpitë tona, makinat tona, madje edhe Toka jonë nuk është e përhershme. Çdo gjë ka një fillim dhe një fund. Pse ? Sepse është ajo që është. Çdo gjë, çdo situatë, çdo ndjenjë, çdo mendim janë të përkohshme.

Me këtë në mendje, pse ne gjithmonë ndiejmë dëshirën për t’u lidhur me të tjerët, me pasuritë tona, me shtëpinë tonë të qetë dhe të sigurt edhe pse e dimë se gjithçka do të përfundojë një ditë? Përgjigja për këtë pyetje është edukimi ynë. Ne kemi lindur dhe jemi rritur në një mënyrë që jemi të lidhur me familjen dhe miqtë tanë, nuk është faji ynë sepse jemi rritur në këtë frymë, nuk e kemi zgjedhur ne.
Kushtëzimi ynë është vërtet i fortë! Ne dëshirojmë, kuptojmë dhe lidhemi me përvojat që do të na kalojnë së shpejti. Në pamje të parë nuk është gjë e keqe të jemi të lidhur me njëri-tjetrin, kjo tregon se ne i duam njerëzit tanë, pasuritë tona dhe jetën tonë të sigurt dhe të ftohtë. Por këtu është gabimi më i madh që bëjmë në jetën tonë të përditshme: shpesh ngatërrojmë dashurinë dhe lidhjen, por në fakt, ato janë të kundërta. Dashuria e vërtetë lejon, nderon dhe vlerëson: Është një ndjenjë universale e përzemërt e kujdesit dhe lidhjes. Nga ana tjetër, lidhja kap, kërkon, ka nevojë dhe synon të zotërojë. Ajo kushtëzohet nga nevojat tona, është e bazuar në frikë dhe u jep dashuri vetëm njerëzve të caktuar në një mënyrë të caktuar: është ekskluzive.

peterperhac | Pixabay


Çfarë duhet të bëjmë për të hequr qafe lidhjen? Zgjidhja është moslidhja, por mund të ngatërrohet me shkëputjen. Më lejoni të shpjegohem :
Moslidhja do të thotë që ju tashmë e dini se gjithçka është e përkohshme dhe se do të vuani prej saj, kështu që zgjidhni të mos prisni asgjë nga askush dhe përsëri të dashuroni dhe të qeshni me njerëzit që e afërt . Ju jetoni në momentin e tanishëm, në këtë botë.
Shkëputja do të thotë që ju zgjidhni të mos kujdeseni për askënd ose për asgjë, jeni në një gjendje të përhershme neglizhence dhe mosinteresimi. Ju e ndani veten nga pjesa tjetër e botës. Në thelb, ky është arratisje (që është një formë vuajtjeje).
Megjithatë, praktika e moslidhjes nuk ndikon në mënyrën se si e vlerësoni, e doni, admironi dhe shijoni jetën. Thjesht do të thotë që lumturia juaj nuk përcaktohet më nga asgjë jashtë jush. Me fjalë të tjera, ju mbeteni të lirë.
Nëse e lejoni veten të kontrolloheni nga gjithçka që ju shfaqet (njerëz, vende, ngjarje, mendime), atëherë jeta juaj do të jetë një slitë e pafund me ulje-ngritje. Ju do të jeni një lavjerrës, gjithmonë duke u lëkundur mes gëzimit dhe fatkeqësisë. Ju duhet të kuptoni se mirëqenia juaj ndikohet nga gjërat me të cilat i lejoni vetes të lidheni. Nëse praktikoni moslidhjen në jetën tuaj të përditshme, do të shihni se marrëdhëniet tuaja do të përmirësohen shumë. Vetëm sepse vetja dhe egoja juaj në përgjithësi nuk do të jenë më qendra e marrëdhënies suaj: nuk do të prisni asgjë në këmbim, dashuria juaj nuk do të kushtëzohet!
Do të doja të përdorja një shembull të thjeshtë se si mund ta imagjinoni këtë :
Merrni një monedhë dhe imagjinoni se është objekti ose personi që dëshironi të mbani me vete. Mbajeni atë mirë në dorën tuaj të mbyllur dhe shtrini krahun, me pëllëmbën e dorës nga poshtë. Çfarë do të ndodhë nëse e lëshoni dorën? Do të humbisni atë për të cilën jeni kapur më parë. Kjo është arsyeja që ju vazhdoni të kapni – për të mos humbur asgjë. Por ka një mundësi tjetër. Mund të lësh të shkojë pa humbur asgjë: krahu është ende i zgjatur, ktheje dorën drejt qiellit dhe lëshoje. Hape grushtin: monedha është ende në dorën tënde. E lëshove… dhe monedha është ende e jotja! Pra, ekziston një mënyrë për të pranuar përhershmërinë duke jetuar mirë dhe pa u lidhur me asgjë.
Le të hedhim një vështrim se çfarë ndodh rregullisht në marrëdhënie. Shpesh, ne e kuptojmë se e duam partnerin tonë vetëm kur jemi duke e humbur atë. Kështu që ne i kapim ato gjithnjë e më të fortë; por sa më shumë ta bëjmë këtë, aq më e brishtë bëhet marrëdhënia.
Ne dëshirojmë lumturi. Por mënyra se si po e kërkojmë është kaq e ngathët dhe e pahijshme, saqë kemi më shumë zhgënjim sesa lumturi. Supozojmë se për të marrë lumturinë, duhet të kapim objektin që do të na japë atë. Pyesim veten se si është e mundur të shijojmë diçka që nuk e posedojmë: shikoni sa e gabojmë dashurinë dhe lidhjen? Edhe në një marrëdhënie të shëndetshme, dashuria korruptohet me ngarkesën e saj të ndjenjave të këqija : pasiguri, xhelozi, krenari… Dhe më pas, kur dashuria është zhdukur, të vetmet gjëra që mbeten janë kujtimet e dashurisë dhe plagët e lidhjes.
Për të tejkaluar lidhjen, duhet të kuptojmë natyrën e të përkohshmes në çdo gjë. Pasi ta bëjmë këtë, ne do të fillojmë të shohim ngadalë se si retë do zhduken dhe se si dashuria do të sundojë botën tonë.

Hugo Lhomedet

Përkthyes : Dora Arifi

Burimet :

“Libri Tibetian i të jetuarit dhe i vdekjes ”, Sogyal Rinpoché, 1992.

Zenthinking : difference between detachment and non-attachment

Jackkornfield : Love Vs. Attachment

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: