Një histori e shkurtër e dumplings

Miell në gishta, unë shtrëngoj jastëkët tuaj të vegjël

me kumbulla dhe djathë, shikojini ato

dhe notoni në ujin e kripur dhe i shpëtoni

përsëri dhe përsëri.

Karen Kovacik, “Bërja e pierogjive”

Portuguese Gravitiy | Unsplash

Petullat janë të gjithëpranishme. Pothuajse çdo kulturë ka llojin e vet të veçantë të petullave dhe ndonjëherë edhe më shumë se një lloj. Në Itali keni Ravioli dhe Tortellini, në Poloni Pierogi, në Gjermani Maultaschen, në Turqi Manti dhe lista vazhdon e vazhdon. Ata jastëkë të vegjël të shijshëm kanë hyrë disi në zemrat tona. Por nga erdhën dhe pse i duam kaq shumë?

Sipas një legjende kineze, petët e mbushura u shpikën nga farmakologu, mjeku, shpikësi dhe shkrimtari i quajtur Zhang Zhongjian gjatë Dinastisë Han (202 pes – 220 e.s.), siç thotë legjenda, në dimrin e ftohtë e të vështirë kur Zhang Zhongjian u kthye në fshatin e pasardhesve të tij, ku shumë prej banorëve vuanin nga i ftohti. Dimri shkaktonte ngrirje, veçanërisht rreth veshëve. Zhan Zhongjian donte të ndihmonte banorët me njohuritë e tij mjekësore dhe gatuante mish deleje, përdorte djegës dhe barishte të tjera me cilësi shëruese. Pastaj i mbështolli ato me copa brumi dhe i palosi që të dukeshin si veshë të vegjël. Pasi i ziente sërish, që të ngrohnin veshët e fshatarëve të vuajtur nga ngricat, ai filloi të ua shpërndante. Kështu u transmetua legjenda. Nuk është thënë nëse petullat vërtet ndihmuan me ngricat, por me sa duket disa kishin provuar t’i hanin dhe e kishin pëlqyer shijen, pasi vazhduan t’i bënin petat deri shumë kohë pasi filloi pranvera..

Ndërsa kjo legjendë është një histori mjaft e bukur, sigurisht që nuk ka prova shkencore. Dëshmia e parë e shpikjes së petullave u zbulua në një varr të lashtë në Rajonin Autonom të Xinjiang të Kinës. Arkeologët ishin në gjendje të gërmonin petulla të ruajtura në mënyrë të përsosur, të cilat datojnë mbi 1700 vjet më parë! Duket sikur njerëzimi i ka shijuar petullat për një kohë të gjatë tashmë. Ka edhe disa poezi të lashta kineze që tregojnë se historia e tyre me petat shkon edhe më larg se kaq.

Megjithatë, receta e parë e njohur për petat nuk është nga Azia. Teksti shfaqet në një libër gatimi romak “Apicius: CaeliiApicii De OpsoniisetCondimentisSive Arte CoquinariaLibri X” dhe versioni përfundimtar ka shumë të ngjarë të kthehet në shekullin e tretë ose të katërt. Arkeologët besojnë se nuk është shkruar vetëm nga një person, siç sugjeron emri i autorit Aspicius, por është mbledhur gjatë viteve dhe ndoshta edhe është përpiluar për të nderuar një kuzhinier romak. Kushdo që e ka shkruar recetën – ka pasur shije. Ai përshkruan në mënyrë të shijshme petullat e bëra nga fazani i pjekur, i copëtuar imët dhe me piper.

Pavarësisht historisë së gjatë të petullave, vetë fjala shkon prapa vetëm në shekullin e 17-të. Në një tekst në anglisht nga viti 1600, u vu re se fjala “dumpling” ka shumë të ngjarë të kthehet në emrin e vjetër gjerman “dump”, që do të thotë po aq sa “gungë”.

Dhe sado që të ngrohë zemrën historia për Zhang Zhonhjiang dhe fillimi i petullave, ka më shumë gjasa që ato të jenë shpikur njëkohësisht në rajone të ndryshme si një mënyrë për të zgjeruar ushqimin. Meqenëse sasia e vogël e mishit me shumë gjasa nuk mjaftonte për një familje, ata mund ta përdornin me lakër dhe qepë, ti mbështillnin me brumë dhe të gatuanin një ushqim të shijshëm.

Pra, nëse me shumë mundësi filluam të bënim petë sepse ato ishin një mënyrë e mirë që të kishim mjaftueshëm ushqim, pse vazhdojmë t’i bëjmë ato sot, edhe në mjedise ku ka ushqim më shumë se sa mjaftueshëm?

Për mua, petullat janë një pjatë e pafund krijimtarisë dhe përshtatshmërisë. Në varësi të asaj që keni në dorë, brumi mund të bëhet nga patate, miell, oriz – dhe këto janë vetëm shembuj, mundësitë janë të pafundme. Preferoni diçka të ëmbël, apo preferoni ushqime të bollshme? Nuk ka rëndësi sepse një petë mund t’i bëjë të dyja! E mbushur me mish, perime, fruta apo edhe çokollatë, çfarë dëshironi më shumë? Ata gjithashtu vijnë në çdo lloj forme, ngjyre ose teksture dhe mund t’i hani vetëm ato ose me disa pjata anësore – në rast se ndiheni të dashur.

Ato paketa të vogla ushqimore përcjellin ngrohtësi, rehati dhe lumturi dhe e dini cila është më e mira? Ato nuk janë edhe aq të vështira për t’u bërë dhe meqenëse mund të përdorni një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish, ato mund të jenë shumë të përballueshme. Dhe nëse nuk keni kohë për t’i përgatitur vetë – ato mund ti bleni edhe në dyqan të cilat janë gjithashtu të mira dhe një vakt i shpejtë.

Siç tha kolegia ime Ola: “Petullat janë gjërat më e mira në botë.”

Angelina Berndt

Perktheu: Dora Arifi

Related posts

%d bloggers like this: