Të gjesh bukuri në kaos…

Po rri ulur këtu, duke pirë kafenë teksa mendoj për temën e shkrimit tim të rradhës. Dua që të jetë ndryshe nga shkrimi i kaluar. Dua që të jetë krejtësisht personal. Duket pak sa e frikshme në fillim, të shkruash një artikull përplot me ide dhe mendime të mija, të cilat më pas do jenë të qasshme për gjithë botën. Sidomos nëse ka të bëjë një temë e ndjeshme. Në artikullin tim të fundit pata përdorur shumë burime, ndërsa në këtë dua të jem unë burimi i vetëm i tij. Mendoj që shkrimet më të fuqishme janë ato që vijnë nga brenda. Ende nuk ja kam idenë se çfarë do të dalë ne fund ky shkrim, mirëpo le ta shohim se ku po më çojnë mendimet e mia…

Jeta është kaotike. Mendoj që shumë nga ne pajtohemi për këtë. Është nje tren i shpejtë që na çon poshtë e lartë me ndjenja dhe përvoja të shumta. Në një çast je personi më i lumtur në botë, ndërsa në tjetrin pyet veten se ç’është kuptimi i gjithë kësaj. Mendja jote është jashtëzakonisht e fuqishme. Mentaliteti yt ka nën kontroll të plotë atë se si e përjeton ti jetën në Tokë, si krijesë njerëzore. Kjo mund të jetë e rrezikshme, por edhe e bukur. Në qoftë se je person i cili nga natyra nuk ka mendime pozitive, është shumë e lehtë të të bëhen barrë mendimet tua. Kjo është ngaqë ndonjëherë është shumë e lehtë thjesht të dorëzohesh, sesa të kërkosh zgjidhje për ndonjë problem. Sepse kur ne gjejmë një zgjidhje, ne mundohemi që ta zbatojmë vazhdimisht në jetët tona. Çelësi i zbatimit të shprehive të reja është durimi dhe qëndrueshmëria. Durimi është diçka që shumë nga ne nuk e kanë. Ne shpesh heqim dorë madje ede para se të shohim se sa shumë kemi përparuar. E kështu i rikthehemi hapave të vjetër, dhe si rezultat i kësaj, lejojmë që mendimet e këqija të sundojnë mendjet tona.

Nëse me të vërtetë dëshiron të jetosh një jetë të lumtur ti duhet të punosh me mentalitetin tënd që ta kthesh atë në pozitiv. Sepse, sapo ta arrish atë, edhe nëse ndodh diçka jo e këndshme, ti vetvetiu do kesh nxitje për ta parë atë në anët e mira të saj. Le të shohim një shembull.

Po ecën nga puna për në shtepi dhe një veturë që kalon sipër një grope me ujë të spërkat ty me ujë të pisët. Si një person me mentalitet negativ ti mund ta mendosh këtë përjetim me gjithë përjetimet e këqija që ke patur atë ditë. Do e mendosh edhe si e dogje bukën teksa e pëgatisje, e si u solle keq me kolegun tënd të punës. Si nuk të ecën socializimi me njerës dhe se askush s’do të rrijë me një dështak si ti. Përfundimi: bota të urren. Nga ana e kundërt, personave me mentalitet pozitiv sigurisht që do t’i pengojë ajo gjendje në fillim por ata e dijnë që këto gjëra ndodhin ndonjërë. Ata e pranojnë atë ndodhi dhe vazhdojnë përpara me ditën e tyre.

Ka disa gjëra të ndryshme që mund të bësh për të bërë një mentalitet pozitiv. Mund të provosh të mbash një ditar dhe të meditosh, për shembull. Ditari ndihmon ti përpunosh në mendje ndjenjat negative në një menyre të shëndetshme. Të shkruash në ditar është diçka terapeutike sepse ke mundësinë të shkruash cfarëdo që të kalon nëpër mendje, pa u brengosur nëse dikush do të të gjykojë. Të bën të ndjehesh i lirë dhe të ndalon nga të menduarit e gjërave negative për shumë gjatë. Meditimi ndihmon ta riorganizosh mënyrën e të menduarit. Përmes tij ti mund të mësosh se si t’i injorosh mendimet e këqija dhe të përqëndrohesh vetëm ne ato të mirat. Gjithashtu me të mund ta qetësosh kaosin në mendjen tënde. Çfarë preferoj të bëj unë është të dëgjoj fjalë pozitive afirmuese para se të flej.

Diçka që mund të ndikojë në mentalitetin tënd është rrethi. Mendo rreth personave me të cilët je i rrethuar, për shembull. A të bëjnë ata të ndihesh mirë për vetveten? Muzika që dëgjon a të disponon? A sillesh mirë me veten tënde? Nëse përgjigja e ndonjë prej këtyre pyetjeve ishte jo, është koha të ndryshosh diçka. Sepse edhe gjërat më të vogla si këto, mund të kenë ndikim shumë të madh në mirëqenien tënde. Unë e shkarkova një aplikacion para disa muajsh, i cili më dërgon mesazhe pozitive përgjatë ditës dhe veçmë mund ta shoh ndryshimin në mënyren se si mendoj sot.

Është e rëndësishme të mbahet mend se të ndryshosh mënyren e të menduarit nuk është diçka që do të ndodhë brenda natës. Kështu që mos u demotivo kur nuk do të shohësh rezultate të shpejta. Si dhe gjithsesi, diçka që kryen punë për dikë mund të mos kryejë për dikë tjetër, kështu që mundohu të gjesh se çfarë të përshtatet ty më së shumti. Kur ta kesh gjetur mënyrën e duhur, mundohu të jesh i qëndrueshëm me të dhe të kesh besim në vetvete.

Tara Richardson

Përktheu: Faton Qerimi

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com