Erasmus+

Shërbimi Vullnetar Europian

union_europeenne_drapeau volunteergrad
evs20-banner_en

Shërbimi Vullnetar Europian është program i Erasmus +, ofron mundësinë për njerëzit e rinjë që të marrin eksperiencë të qëndrueshme dhe përkushtim në shtet të huaj. I lejon ata që të zbulojnë kulturë tjetër dhe fitojnë aftësi të dobishme për karrierën e tyre të ardhshme (sikur një gjuhë e re, …).

Veçanërisht, SHVE lejon përkushtim dhe vazhdim të misioneve në disa sektorë (aktivitetet socio kulturore, mjedisore, informata për të rinjë, asistim tek njerëzit me vështirësi, art dhe kulturë, sport, etj.) mbrenda shoqërisë, komunave, OJQ, etj.
Trajnimi përpara, gjatë dhe pas SHVE është i siguruar nga strukturat të përfshira në projekt.

Në fund të SHVE certifikata “Youthpass” dorëzohet. Ky është një dokument i krijuar nga Unioni Europian për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe eksperiencën e fituar.
Kushtet:

  • Të jetë mes 17 dhe 30 vjetëve.
  • Asnjë nivel i edukimit, trajnimit apo gjuhës nuk kërkohet për të marrë pjesë në SHVE, por është më mirë të ketë njohuri bazë të gjuhës angleze apo të gjuhës së vendit .

– Koha  e projektit: 2 deri në 12 muaj.

 13029531_1156097297787106_8563255902397267751_o

Ku të shkohet ?

Shtetet pjesëmarrëse në programin  Europian Erasmus+

  • 28 Shtetet e Unionit Europian:

Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Franca, Finlanda, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Republika Ceke, Rumania, Mbretëria e Bashkuar, Sllovakia, Slovenia dhe Suedia.

 

shutka-milk-shake-3

 

Shtetet e rajonit Europian: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia me përjashtim të Zvicrës.

Shtetet kandidate për hyrje në UE: Turqia dhe Maqedonia.

Disa projekte të SHVE bëjnë pjesë tek “fqinjët partner të UE”

shtetet : Shqipëria, Armenia, Azerbejgjani, Bjelorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Serbia, Rusia, Ukraina, Lihtenshtajni, Norvegjia, Algjeria, Tunizia, Maroko, Egjipti, Israeli, Palestina dhe Lebanoni.

Mund që të ketë disa SHVE oferta tek shtetet “partnere në botë” në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi. Por këto rastë janë të ralla.

20160218_175501 20160225_180705

Asistimi edukativ dhe financiar:

SHVE është program falas: akomodimi juaj, transporti, ushqimi, kurset e gjuhës, të hollat e xhepit (€ 50 deri € 125 për muaj varësisht prej shtetit) dhe mbrojtja sociale janë të mbështetura nga agjensionet vendase.

Subvencioni nga Unioni Europian paguhet direkt tek strukturat që koordinojnë projektin. Duhej që të ndihmonte çmimin e udhëtimit, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet e SHVE projektit.
SI të shkohet ?

-Së pari të rinjët duhet kontaktuar organizatën dërguese. Kjo është organizatë e akredituar nga Agjencioni Nacional i Maqedonisë që ndihmon të rinjët për të gjetur dhe ndërtuar SHVE projekte.
-Për të gjetur misone të SHVE, shko tek:

https://europa.eu/youth/volunteering/evs-organisation_en
-Organizata që kanë të bëjnë me procedura administrative dhe skedarë të aplikacioneve për subvencion.
E rëndësishme: Shpesh nevoiten 6 muaj deri në kohën e largimit. Është fuqishëm e këshilluar që të filloni sa më herët.

atelier-logiciels-3 ecole-5

Pse të merrni pjesë në SHVE?

-Shërbimi Vullnetar Europian (SHVE) është eksperiencë jetësore.

– SHVE lejon të rinjët që të marrin eksperienca në kultura tjera, të takohen me njerëz të ri nga shtete tjera. Të rinjët zbulojnë dhe jetojnë një eksperiencë të qytetarisë aktive duke qenë të dobishëm për të tjerët.
-SHVE është përgatitje e vërtetë për tu integruar në jetën e punës. Duke marrë pjesë në SHVE, të rinjët fitojnë aftësi të ndryshme (duke mësuar një gjuhë të huaj dhe shumë aftësi tjera (teknike, sociale, civile..) që  mund ti zhvillojnë tek integrimi i tyre professional.

Nëse jeni të interesuar në këtë program, ju mund të vini tek zyrat e SHVE Asociaconi, ne mund të ndihmojmë dhe këshillojmë juve në kërkim të një SHVE projekti.
Qendra e Vullnetarëve Shkup
Volunteers Center of Skopje
Emil Zola 3/2 – 3
1000 SKOPJE

Përkthyes nga : Sokol Makolli

europemax17thank-you-to-volunteers

Advertisements

Categories: Erasmus+, Shqip

Tagged as: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s