Një natë në Popova Kula

img_5040

Tanimë dy muaj prej se unë nisa EVS internship timen në Shkup, Maqedoni… dhe unë akoma nuk kam zbuluar me shumë se kryeqytetin dhe kanjonin Matka. Unë vij nga jugu iFrancës, një rajon mirë i njohur për prodhimin e verës dhe vreshtat, veçanërisht verërat Bandol. Unë jam shumë e interesuar tek kjo trashëgimi dhe kam punuar për industrinë e verërave disa vera.

Një nga kolegët e mi maqedon më ka treguar për Veraritë Maqedone, në juglindje të vendit, ajo tha që ata prodhojnë verëra por njëashtu ofrojnë edhe për të fjetur dhe ngrënë atje, dhe gjatë qëndrimit të provohen verëra të ndryshme! Unë isha kurioze për këtë koncept dhe vendosa që ta provoj. Popova Kula në Demir Kapija është një nga veraritë e njohura të vendit, dhe vetëm 1h30 udhëtim me veturë nga Shkupi. Unë mora rastin e disa ditëve turizmi në Maqedoni për ta vizituar këtë verari të njohur, dhe unë sigurisht që nuk jam dëshpëruar!

img_5067

Demir Kapija është vend perfekt për prodhimin e verës, klimë të madhërishme ( më shumë se 200 ditë me diell në vit!), dhe tokë shumë të mirë për rritje të rrushit. Ne arritëm atje ndër ndriqimin e perëndimit të diellit që rrezatonte vreshtat, një dekor perfekt për tu kënaqur me vikendin tonë relaksues. Malet shumë ngjyrëshe të Veliko Brdo, pak borë që kishte mbetur prej ditëve te kaluara, dhe 20 hektarët e rrushit të verarisë Popova Kula.

Gjatë ditës , veraria organizonte tour vere gratis për ti zbuluar edhe shpellat. Ne vendosëm të marrim pjesë si të mbërrijmë, njëri nga guidat (fliste frangjisht!) na bëri që të vizitojmë kullën e Popov-it, shpellat dhe na tregoi disa anekdota për verarinë dhe filozofinë e saj.

Çka është Popova Kula?

Në mësuam atje për kullën e famshme, Popova Kula (kupto : Kulla e Priftit) që shfaqet në logo dhe në hyrje të verarisë, është ndërtuar në të njëjtin vend 100 vite më parë dhe ka shërbyer si një pikëkontrolle e rëndësishme për rrugën antike Romake. Qysh atëherë është shkatëruar por pronarët e verarisë Popova Kula vendosën për ta bërë një kullë të re 17m të lartë dhe ta mbajnë emrin e kullës për verarinë.

img_5137

Pas një pushimi të shkurtë në dhomën tonë të hotelit – çdo dhomë ka emrin dhe ngjyrën e llojeve të verës – në shkuam për të ngrënë darkën në restaurantin e Popova Kula, vendosur mbrenda verarisë.

Restauranti propozoi meny të përshtatshme me ushqim dhe verë dhe ju jep këshilla të përhershme se si të akordoni verën me ushqimin tuaj. Në zgjodhëm meny sipas verërave të bardha të ndryshme. Hyrja ishte sallatë ceasar, e servuar me Temjanika, verë e veçantë nga Bosnia dhe Hercegovina. Pjata kryesore ishte  pasta me salcë dhe një gotë e Chardonay Barrique dhe për desert, djathtortë shumë e shijshme nga mjedrat me një gotë të Muscat.

Restauranti është i mirë dhe i qetë dhe mes çdo ushqimi sommelieri vinte të na shpjegonte për verën që zgjidhnim, ( shumë e mirë për fillestarë vere sikur ne!)

Në mëngjes shkuam të shohim dyqanin e verërave , ku mund të bleni verëra unike të Popova Kula sikur ato nga Stanushina, një lloj unik i rrushit Maqedon. Por poashtu verërat e ballkanit sikur Prokupec, Zilavka, Temjanika apo Vranec. Ata besojnë se duke mbështetur ekonomine lokale është e rëndësishme. Unë mund të them se kam gjetur dhurata të madhërishmë për kërshëndella në Francë!

img_5101

Ne s’kishim kohë për eksploruar të gjitha aktivitetet e Popova Kula por dini se ata poashtu propozuan ngjitje në shkëmbinjë, bicikla me qera dhe ture, orë të gatimit maqedon apo ecje rreth Lumit Doshnica…

Ky qëndrim i shkurtë në verarinë Popova Kula ishte dhurues dhe relaksues. Unë kisha rastin të mësoj më shumë për pasuritë kulturore të Maqedonisë dhe për verërat që e kanë bërë të famshme. Unë sigurisht që do të vij përsëri !

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: