Култура

Karnaval

Karnaval është festë e të krishterëve perëndimor, që festohet pak para fillimit të sezonës liturgjike të kreshmës, zakonisht gjatë muajit Shkurt/Mars. Është festë publike, duke kombinuar disa elemente nga cirku, maskat dhe ahengjet publike në rrugë. Njerëzit janë të lejuar që të humbin individualitetin e tyre ditor dhe ka sens të bashkimit social.

Origjinën e ka nga shekulli I 15-të, veçanërisht në pjesët katolike të europës. Këtu u shpalos së pari në Itali, ku ne shohim edhe sot këto maska spektakolare në Veneci apo në paradat e madhërishme të Viareggio.

jdombs-travels-venice-carnival-2013-9

a-purple-couple-venice-carnival-2015

Nga Italia tradita erdhi në Gjermani në shekullin e 17-të, edhe këtu poashtu në rajone katolike si Cologne, Mainz apo Düsseldorf por poashtu edhe në Gjermaninë Jugore. Këtu shpesh flasim për “Fastnacht apo Fasching” fillon më 11 nëntor dhe përfundon të Mërkurën e Hirtë. Disa njerëz e thirin e Enjta e 5-të, “ Weiberfastnacht” ku gratë e reja janë të lejuara të bëjnë çfarë të dëshirojnë.

27-karneval-koeln-ll-dpa-jpg

Një traditë është që ti prejnë kravatat tek mashkujt që kanë veshur kostume. Shumë parada rrugore zhvilohen. Më të famshmet janë ato në Mainz, Cologne apo  Düsseldorf në “Rosenmontag, bendet marshojnë të veshur me uniforma shumë ngjyrëshe që e kanë origjinën e tyre nga koha e okupimit ushtarak të Napoleon-it.

mainz_guards_rosenmontag_parade_courtesy-of-martin-bahmann

Të tjera tradita Karnavalesh është Mardi Gras në Louisiana, SHBA. Kolonët Francez e sollën traditën në Botën e re. Sot ne kemi në këto parada madhështore dhe bende marshuese duke festuar Muzikën Kajun dhe Xhez në rrugët e New Orleans.

mardi-gras-nouvelle-orleans-carnaval-deguisement-defile-parade-05g

mardi-gras-carnival-drums

2013 FEBRUARY 12_ 13th Annual Mardi Gras Carnaval Block Party on Fat Tuesday, February 12, 2013 in Chinatown’s Art District in Honolulu, Hawai`i. photo by Kat Wade

Në Brazil është me rëndësi të festohet Karnavali, sepse është pjesë kryesore e kulturës Braziliane. Samba luan një rol të veçantë. Për shembull Karnavali i Rio-s, parada e cilit është e mbushur me zbukurime nga shumë shkolla të samba-s. Çdo vit shkollë e ndryshme e samba-s në qytet mundohet të gjejë më të mirën. Samba mbetet një vallëzim popullor veçanërisht në getot jashta qytetit kryesor. Këto vende mbajnë gjallë kuptimin historik të këtij lloj vallëzimi pa asnjë influencë nga kulturat perëndimore. Me kostume shumëngjyrësh dhe karroca jo të zakonshme karnavali tërhjek më shumë se 2 milion spektatorë në vit dhe është valid me karnavalin më të madh në botë.

ss-130211-brazil-carnival-43-today-ss-slide-desktopgty_brazil_carnival_2_jtm_150217_3x2_1600818944-brazil-carnival

Në përgjithësi ju mund të shihni, ka mënyra të ndryshme për të festuar gjatë këtyre ditëve. Por kuptimi mbetet gjithnjë i njëjtë: të bëhemi bashkë, të mos kemi diferenca sociale dhe të kënaqemi këtyre ditëve.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s