Gruaja e jashtëzakonshme

Marsi është muaji i gruas! Siç e dini 8 Marsi është dita e gruas andaj ne do ti zbulojme tri tregime të grave të jashtzakonshme që ndryshuan gjëra. Ne do të fillojmë me të mençurën dhe famshmen Marie Curie përcjellur nga Amelia Earhart aventurierja që sexismi nuk e ndaloi dhe do përfundojmë me aktivisten guximtare të shekullit 21, Malala Yousafzai.

Marie Curie:

marie-curieMaria Sklodowska, e njohur si Marie Curie, është lindur në Varshavë të Polonisë më 7 Nëntor 1867. Që të dy prindërit e saj ishin mësues, dhe ajo ishte më e reja nga pesë fëmijet, vëllezërit dhe motrat Zosia, Józef, Bronya dhe Hela. Si fëmi Curie u mor pas babait, Wladislaw instruktor i fizikës dhe matematikës. Ajo kishte mendje të ndritshme dhe kurioze dhe ishte e shkëlqyeshme në shkollë. Por tragjedia qëlloi herët, dhe kur ishte vetëm 10 vjeç, Curie humbi nënën e saj Bronislawa, nga tuberkulozi.

Top studente në shkollë të mesme, Curie nuk mund të shkonte në universitetin vetëm-meshkujt në Varshavë. Ajo në vend vazhdoi edukimin e saj në “Universitetin lundrues” të Varshavës, njësi nga nëntoka, ku orët mësimore mbaheshin fshehtas. Që të dyja Curie dhe motra e saj Bronya ëndërronin që të shkonin jashtë vendit për të fituar gradë zyrtare, por kishin mungesë të burimeve financiare për të paguar më shumë shkollim. Pa u diktuar, Curie bëri marrëveshje me motrën e saj. Ajo do të punonte për ta mbështetur Bronya-n deri sa ajo ishte në shkollë, dhe pastaj Bronya do i’a kthente favorin pasi të perfundonte shkollimin e saj.

Më 1891, Curie më në fund bëri rrugën e saj për në Paris ku ajo u regjistrua në Sorbonne në Paris. Curie përfundoi gradën e masterit në fizikë më 1893 dhe fitoi tjetër gradë në matematikë në vitin pas. Gjatë kësaj kohe, ajo pranoi komisionin që të studioj në lloje të ndryshme të hekurit dhe magnetizmin e tyre. Curie kishte nevojë për laborator që të punonte, dhe një kolegë e njoftoi me fizicientin Francez Pierre Curie. Një romancë u zhvillua mes qiftit briliant, dhe ata u bën dyshja dinamike shkencore. Qifti u martua ne Korrik 26, 1895.

Kjo ide revolucionare krijoi fushën e fizikës atomike dhe Curie vet e nxorri fjalen radioaktivitet për ta përshkruar këtë fenomen. Marie dhe Pierre kishin një vajzë, Irene më 1897, por puna e tyre nuk u ngadalsua.

Pierre la anash punën e tij që ti ndihmoj Marie me eksplorimin e radioaktivitetit. Marie Curie bëri histori më 1903 kur ajo u bë gruaja e parë që pranoi çmimin Nobel në fizikë. Ajo fitoi nderin prestigjioz së bashku me burrin e saj dhe me Henri Becquerel, për punën e tyre në radioaktivitet. Me çmimin e tyre Nobel të fituar, Curies zhvilluan reputacion internacional për përpjekjet e tyre shkencore dhe ata përdorën paratë e qmimit për të vazhduar hulumtimet e tyre. Ata mirëpriten fëmijën e dytë Eve, vitin e ardhshëm.

Më 1906, Mari vuajti humbje të tmerrshme. Burri i saj u mbyt në Paris pasi që aksidentalisht shkeli përpara karrocës me kali. Pavarësisht nga mjerimi i tmerrshëm i saj, ajo nisi të jap mësim në Sorbonne, duke u bërë profesoresha e parë e institucionit.

Marie Curie Radio

Curie morri një tjetër nder më 1911, duke fituar të dytin çmim Nobel, këtë herë në kimi. Ajo u zgjodh për zbulimin e saj të radiumit dhe poloniumit, dhe u bë shkenxtarja e parë që morri dy çmime Nobel. Kur filloi Lufta e Parë Botërore më 1914, Curie përkushtoi kohën dhe burimet e saj për ta ndihmuar kauzën. Ajo përkrahte përdorimin  e makinave lëvizëse të rrezeve-X, në terren, dhe këto makineri medicinale morrën nofkën “Little Curies”.Pas lufte, Curie përdori famën e saj për të avancuar hulmtimet e saj. Ajo udhëtoi në Shtetet e Bashkuara dy herë – 1921 dhe 1929- që të rriste fonde për të blerë radium dhe të formonte institutin e hulumtimeve të radiumit në Varshavë.

Të gjithë vitet e punës së saj me materiale radioaktive mori taksë në shëndetin e Curie-t. Ajo vdiq atje më 4 Korrik 1934, nga anemia aplastike, që shkaktohet nga ekspozimi i tejzgjatur ne rrezatim.

Marie Curie bëri shumë përparime në jetën e saj. Ajo është shkencëtarja femër më e famshmja e të gjitha kohërave, dhe ka pranuar disa ndere posthumane. Më 1995 mbetjet e saj dhe burrit të saj, janë varrosur në Pantheon në Paris, vendi final i pushimit të mendjeve të madhërishme të Francës. Curie u bë gruaja e parë dhe e vetme që pushon aty. Curie përcolli dashurinë e saj dhe shkencën tek gjeneratat e ardhshme. Vajza e saj Irène Joliot-Curie ndau nderin me burrin e saj Frédéric Joliot për punën e tyre në sintezën e elementeve të reja radioaktive.

Amelia Earhart:

Amelia Earhart
22nd May 1932: American aviator Amelia Earhart (1898 – 1937) arriving in London having become the first woman to fly across the Atlantic alone. (Photo by Evening Standard/Getty Images)

A e dini ju këtë emër ? Mos u brengosni, Amelia Earhart nuk është pjesë e grave të famshme por ajo është mishërim i grave ambicioze, adventuriere, pionere, por ajo është poashtu e lirë ! Amelia është gruaja e parë që kaloi Oqeanin Atlantik më 1928. Por ajo nuk u ndal me kaq, ajo është gruaja e parë që kaloi Oqeanin Paqësor nga Honolulu dhe gruaja e parë që mori Medal e Nderit të Shoqërisë Gjeografike Nacionale.

Fëmijëria e Amelia-s ishte origjinale, babai i saj, advokat, nuk dëshironte që ti edukojë dy vajzat e tij sikur vet, në kohë tradicionale sikur dy vajza të mira për tu bërë gra shtëpiake. Amelia dhe motra e saj u rritën të lira dhe kurioze për të zbuluar lagjen e tyre, për tu ngjitur në drunjë dhe në gjueti të kafshëve.

Tek ai fëmijëria e Amelia-s nuk ishte edhe aq me pasion për aeroplan dhe për të fluturuar, andaj kur ajo pa per herë të parë aeroplanin nuk ishte ndonjë eksperiencë e veçantë për të. Ishte pak më vonë, kur ajo bëri 19-të, kur ajo zhvilloi interesim të vërtetë për shkencë. Një lexuese lakmuese e cila veçse ishte e fascionuar nga shfrytëzimet feminine të asaj kohe, ajo dështoi në Universitet, jo vërtetë e koncentruar në studime të saj. Më 1917, ajo u listua si motër vullnetare në Kryqin e Kuq për ti trajtuar ushtarët Amerikan që ktheheshin nga Europa. Më 1918, ajo u godit nga flama Spanjolle e që i shpëtoi më të keqes mirëpo do të dobësonte shëndetin e saj.

AmeliaEarhartavion

Pasioni për aviacionin i erdhi befas më 1920 pas fluturimit të parë të saj me aeroplan. Amelia më në fund gjeti profesionin e saj. Fluturimet dhe explorimet erdhën posa përfundoi trajnimet. 1928 është viti i krejt rreziqeve… Një vit pas fluturimit solo transatlantik nga Charles Lindbergh, Amelia është thirrur për të provuar fluturimin, e që ishte i suksesshëm. Kjo është përcjellur nga shumë fluturime tjera, përfshirë edhe fluturimin e saj solo kalimin e Atlantikut. Pastaj Amelia vazhdoi të promovonte aviacionin, dhe hapjen e vendeve të punës për gra e që ishin tradicionalisht punë burrash. Fatkeqësisht tentimi i saj për turin botëror ishte fluturimi i saj i fundit. Më 1937 ajo provoi këtë eksplorim me  aeroplan dy motorësh, signalet e fundit të aeroplanit të saj janë vërejtur në Guine të Re.

Pavarësisht përpjekjes së Presidentit Amerikan për ta dërguar flotën lundruese dhe atë fluturuese në kërkim të saj, trupit të saj, bashkëpilotit të saj dhe mbetjeve të aeroplanit, asnjëherë nuk u gjetën. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten misterioze dhe shumë hipoteza, disa të ndjeshme, disa të thyeshme janë shpërndarë nga mediat.

Tani aeroplanet dhe eksplorimet e Amelia-s janë të ekspozuara në Muzeun Smithsonian në Washington DC.

Malala Yousafzai:

Më 12 Qershor 1997, Malala Yousafzai është lindur në Mingora, Pakistan,  që gjindet në luginën e shtetit e kontrolluar nga Talebanët.

Qysh në vitet e saj të hershme, ajo ishte e zhytur në aktivizëm. Babai i saj ishte poashtu mbrojtës i së drejtës për edukim.

Herët në 2009, Yousafzai filloi për të bloguar për BBC-në, për mënyrën e jetesës ndër kërcënimet Talebane për t’ja mohuar edukimin. Në mënyrë që ta fsheh identitetin e saj, ajo përdori emrin Gul Makai. Sidoqoftë, ajo u zbulua të jetë blogere e BBC në Dhjetor të njëjtit vit.

Me platformë publike në rritje, Yousafzai vazhdoi të flasë për të drejtat e saj, dhe të drejtat e gjithë grave për edukim. Aktivizmi i saj rezultoi me nominim për Çmimin Internacional Të Paqes së Fëmijëve në vitin 2011. Të njëjtin vit, asaj iu dha Çmimi Nacional Pakistanez i Paqes së Rinisë.Malala

Paralelisht me përkushtimin e saj, Malala është kërcënuar me vdekje disa herë. Më 9 Tetor 2012, Malala është sulmuat. Me 9 Tetor 2012, kur Malala 15 vjeçare ishte duke udhëtuar me autobus për në shtëpi nga shkolla, një Taleban i maskuar ndaloi autobusin dhe kërkoi se cila vajzë ishte Malala dhe qëlloi në të, duke e goditur Malala-n në kokë. Kjo gjuajtje e la Malalan në kushte kritike. Në vdekje koma, adoleshentja u tranaferua në spital Britanez. Nga mrekullia truri i saj nuk u qëllua por shërimi do të zgjaste katër muaj. Me mbulimin e medias për tregimin e saj, adoleshentja u bë heroinë dhe ikonë për luftën për të drejtat e edukimit.

Prej 2011, ajo mori çmime të ndryshme për përkushtimin e saj: Çmimin Internacional Fëmijët për Paqe, çmimin Simone de Beauvoir për Lirinë e Grave, çmimin Ana Politkovskaya dhe çmimin Sakharov të Parlamentit Europian. Në Prill 2014, javorja Amerikan Time, përfshiu Malala-n në listën e njëqind përsonat me më influencë në botë.

Malala 3Më 12 Qershor 2013, në ditën e lindjes së 16-ë të saj, ajo lanspi thirrje vibrante për ” edukim për të gjithë fëmijët” në KB. ” Librat tonë dhe lapsat janë armët më të fuqishme – një mësues, një libër, një laps mund ta ndryshojë botën,”. Ajo u duartrokit ngrohtësisht nga e gjithe asambleja.

Më 10 Tetor 2014, çmimi Nobel për Paqe i’u nda Malala-s bashkarisht me Kailash Satyarthi ” për vuajtjet e tyre kunder shtypjes së fëmijëve dhe rinisë  dhe për të drejtat e të gjithë fëmijëve për edukim.”

Malala tani aspiron për karrierë politike për “ndrysho të ardhmen” e Pakistan-it. ” Unë do të jem politikane më vonë. Unë dua që të ndryshoj të ardhmen e shtetit tim dhe ta bëj edukimin të detyrueshëm.”

-Laurene Duvert

Related posts

Create a website or blog at WordPress.com

%d bloggers like this: